Autolarja më moderne dhe më e madhe në regjionin 02, e cila gjendet në hyrje të Mitrovicës te tuneli, FEIS Com po vazhdon zgjerimin e saj për shkak të kërkesave të mëdha të qytetarëve për marrje të shërbimeve.
FEIS Com ka njoftuar se së shpejti do të rris autolarjen edhe për disa kabina, me qëllim që qytetarëve të mos presin në radhë për larje të veturave me pajisje moderne.
Njoftimi i autolarjes FEIS Com:
Të dashur dytetarë dhe klientë,
Ju falenderojmë nga zemra për besimin tuaj, ku që prej hapjes se autolarjes tonë po vazhdoni t’i merrni shërbimet te ne.
Për shkak të fluksit të madh të veturave që po e kemi në mënyrë të vazhdueshme, kemi vendosur që të bëjmë rritjen e autolarjes edhe me kabina të reja.
Ky investim i yni i ri ka për qëllim që t’i zvogëlojë radhët e pritjes, në mënyrë që ju të merrni shërbime sa më të shpejta për larje të veturave.
Urime Festa e Fitër Bajramit!
Me respekt,
Stafi i autolarje FEIS Com














