Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AUV konfirmon raportimin e Veriu.info: Në Kosovë është importuar Mozzarella e kontaminuar me Aflatoksinë M1 (substance kancerogjene) nga Premio Sh.P.K.

08/01/2026 - 20:01
në Kryesore, Lajme
A A
AUV konfirmon raportimin e Veriu.info: Në Kosovë është importuar Mozzarella e kontaminuar me Aflatoksinë M1 (substance kancerogjene) nga Premio Sh.P.K.
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht se Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin i Komisionit Evropian (RASFF), ka njoftuar se në Kosovë është shpërndarë Mozzarela e kontaminuar me Aflatoksinë M1, e prodhuar nga qumësht buallice, e cila si vend të origjinës kishte Italinë.

Kosova ka importuar Mozzarella me Aflatoksinë nga Italia – AUV nuk njofton konsumatorët për substancën kancerogjene

Më shumë se 24 orë pas raportit të Veriu.info, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar njoftim ku konfirmon për djathin Mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1 që ja ardhur në Kosovë përmes importuesit “Premio” Sh.P.K.

AUV bën të ditur se është duke ndërmarrë masa për tërheqjen e këtij produkti nga tregu.

Komunikata e AUV:

AUV njofton opinionin për djathin Mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1 prodhuar nga qumështi i buallicës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës njofton opinionin publik se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka marrë një njoftim me numër 2026.0032, lidhur me praninë e mundshme të aflatoksinës M1 në djathin Mozzarella të prodhuar nga qumështi i buallicës.

Duke u bazuar në vlerësimin e mundshëm të një rreziku serioz, Agjencia është duke ndërmarrë masat e nevojshme, në përputhje me procedurat e sistemit RASFF, për të monitoruar këtë rast dhe për të tërhequr nga tregu djathin Mozzarella nga qumështi i buallicës. Lotet e ndikuara janë: 25346, 25347, 25349 dhe 25350, me origjinë nga Italia, prodhuesi Caseificio Coop. “La Contadina” A.R.L., eksportuesi Cepparo S.P.A. Itali dhe i  importuar nga Premio SHPK, Sllatinë e Madhe.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet e përkushtuar për monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zinxhirit ushqimor, duke zbatuar masa parandaluese dhe kontrolluese për të siguruar që konsumatorët në Republikën e Kosovës të kenë në dispozicion ushqim të sigurt, të shëndetshëm dhe në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.

Cilat janë rreziqet kur Aflatoksinë M1 gjendet në Mozzarella?

Kur Mozzarella është e kontaminuar me Aflatoksinë M1, kjo paraqet rrezik për kancer, sidomos kancer në mëlçi. Po ashtu është e rrezikshme edhe për fëmijët, sikurse që dëmton sistemin imunitar dhe ndikon negativisht në zhvillimin e fetusit të gratë shtatzëna.

JU REKOMANDOJMË

Haxholli nga KDI: Sot shpërndahet Kuvendi i Kosovës
Kryesore

Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së re

09/01/2026 - 14:25
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Kurtit në sekond: Si kryeministër, në javën e parë do ta bëjë koeficientin 150 euro
Kryesore

Abdixhiku pas rënies së LDK-së: “Verdikti i qytetarëve respektohet, reflektimi do të bëhet në Kuvendin e partisë”

09/01/2026 - 14:18
Bedri Hamza: 131 është numri i besimit dhe shpresës për të gjithë qytetarët e Kosovës
Kryesore

Hamza falënderon votuesit e PDK-së: Do të riorganizohemi, do të intensfikojmë veprimin politik

09/01/2026 - 13:37
Bajrami: Në dhjetor nuk patëm rrymë deri në 12 orë sepse Qeveria e ka shitur atë jashtë vendit
Kryesore

Hykmete Bajrami falënderon votuesit: “Do të vazhdoj pa kompromis betejën kundër korrupsionit”

09/01/2026 - 13:32
Mimoza Kusari këtë mandat do të jetë ministre?
Kryesore

Mimoza Kusari këtë mandat do të jetë ministre?

09/01/2026 - 13:26
KALLXO: Shteti i la pa pensione të dhjetorit familjet e 24 policëve të rëndë në detyrë
Kryesore

Sindikata: Familjet e policëve të rënë në detyrë, nuk janë paguar për muajin dhjetor

09/01/2026 - 13:21

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dështuan të bëhen deputet/ Këta kandidat nga VV pritet t’ia shohin hajrin formimit të qeverisë Kurti 3

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Bastisje në “Reforma SHPK” nën dyshime për krim ekonomik, menaxheri i kompanisë Nazmi Kërmeni për Veriu.info: “Shko pytni në polici”

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Rudi ‘akuzon’ LDK-në: Më futen thikë pas shpine në zgjedhje, bllokova një koalicion parazgjedhor

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë