Deputeti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar ashpër qeverinë për realizimin tepër të ulët të investimeve kapitale gjatë periudhës së parë 9-mujore të vitit 2024, raporton GazetaBlic.Sipas tij, vetëm 36% e investimeve kapitale të parashikuara janë realizuar deri tani, duke theksuar se janë shpenzuar vetëm 325 milionë euro nga 913 milionë euro që ishin planifikuar në buxhet.
Hoti e ka quajtur këtë situatë një “dështim të plotë”, duke akuzuar ministrat për mungesë kompetence dhe dembelizëm. Ai theksoi gjithashtu dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës së ministrave.Në veçanti, Hoti ka renditur disa ministri që kanë treguar realizim jashtëzakonisht të ulët të investimeve kapitale:
Ministria e Industrisë: 4%
Ministria e Drejtësisë: 4%
Ministria e Financave: 7%
Ministria e Bujqësisë: 7%
Ministria e Arsimit: 16%
Ministria e Ekonomisë: 16%
Ministria e Shëndetësisë: 19%
Ministria e Brendshme: 20%
Ministria e Kulturës: 34% Një nga shembujt më të rëndësishëm të dështimit, sipas Hotit, është Ministria e Bujqësisë, e cila ka shpenzuar vetëm 3.8 milionë euro nga shuma e parashikuar dhe nuk ka realizuar asnjë projekt për ujitjen e tokave bujqësore.
“Ky është i katërti vit me radhë i humbur, ku investimet kapitale janë lënë pas dore dhe zhvillimi ekonomik është i bllokuar,” përfundoi Hoti, duke kërkuar përgjegjësi për këtë situatë dhe një rishikim të menjëhershëm të prioriteteve të qeverisë.