Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar raportin për lirinë e mediave në Kosovë.
Ai ka thënë se ky raport është alarm.
Sipas Hotit, liria e shtypit është themel i demokracisë dhe pa media të lira nuk ka transparencë.
“Kosova sot mban pozitën më të keqe në rajon dhe BE për lirinë e mediave. Kjo nuk është vetëm një statistikë – është një alarm! Liria e shtypit është themel i demokracisë. Pa media të lira, nuk ka transparencë, nuk ka drejtësi, nuk ka llogaridhënie. Është obligimi ynë ta kundërshtojmë këtë mentalitet të pushtetit për presionet, frikësimet dhe përpjekjet 4 vjeçare për të heshtur zërin e së vërtetës!”, thuhet në reagimin e Hotit në Facebook.