Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Nesër jam në punë paradite, e kemi me pi nga një kafe në mëngjes bashkë” – Gruaja e Muhamet Likës flet për herë të parë

02/05/2025 - 20:19
në Lajme
A A
“Nesër jam në punë paradite, e kemi me pi nga një kafe në mëngjes bashkë” – Gruaja e Muhamet Likës flet për herë të parë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vrasja e policit Muhamet Lika në Kaçanik, më 1 prill, tronditi gjithë vendin. Ai u qëllua në mënyrë tinëzare me armë zjarri në hyrje të ndërtesës ku banonte, teksa po kthehej nga puna.
Në një rrëfim për IndeksOnline, bashkëshortja e tij, Violeta Mulaku-Lika, ndan momentet e fundit me të dhe dhimbjen e thellë që po përjeton.

“Në ato momente kam qenë në banesë. Kur erdhi ndihma e shpejtë, e kuptova që ishte burri im ai që ishte vrarë, kur e kam parë me uniformë. Më shumë nuk di… Nuk di çka me thanë… shumë keq, pa pritë e pa kujtu. Kam shku në ambulantë dhe kam qëndruar atje”, rrëfen ajo me zë të dridhur.

Ajo kujton edhe bisedën e fundit që kishte me të, pak para se të ndodhte ngjarja tragjike:

“Para se të ndodhte rasti, biseda e fundit ka qenë: ‘Nesër jam në punë paradite, e kemi me pi nga një kafe në mëngjes bashkë.’”

Violeta thekson se asnjëherë nuk kishte ndonjë dyshim se bashkëshorti i saj mund të ishte i rrezikuar:

“Asnjëherë s’ka pasur probleme me askënd. Asnjë dyshim për kurgjë. Kurrfarë dyshimi, as edhe një mesazh i vogël… Se kur të vjen ndonjë mesazh kërcënues, ndryshon qehre. Por te ai nuk ka pasur asgjë të tillë.”

Në rrëfimin e saj, ajo ka komentuar edhe zërat që kanë qarkulluar pas vrasjes për një kinse lidhje jashtëmartesore të tij:

“Nuk është e vërtetë. Këto zëra janë shpifje. Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur ndonjë lidhje jashtëmartesore, për aq kohë sa jam unë në dijeni, prej vitit 2021 deri ditën që është vrarë. Këto fjalë janë shpifje për me ja njollos emrin. Ai që e ka thënë, le ta thotë me fytyrë, me identitet. Pse me ja njollos emrin pas vdekjes? Ai ka qenë më i pastri që ekziston.”

Violeta flet me dhembje për planet që u ndërprenë në mes:

“Ëndrra jonë ka qenë me u bë prindër. Ka qenë një bashkëshort shumë i përkushtuar, ndaj familjes, ndaj punës. Plane kemi pas shumë – me dalë në banesën e re, me shtu biznesin, me u zgjeru ma shumë…”

Ajo është pyetur edhe për personat e arrestuar, të cilët ndodhen aktualisht në paraburgim me vendim të Prokurorisë Themelore të Ferizajt:

“Personat që përmenden i njoh, por ai s’ka pasur asnjë lidhje me ta, përveç një burri që ka punuar te ne për rreth dy vjet. Por nuk ka pasur telashe me asnjërin prej tyre. Ata që e kanë bërë, le të marrin dënimin e merituar!”

Në fund, Violeta shpreh dhimbjen që po e përjeton çdo ditë:

“Shumë e rëndë… tepër e rëndë. Më mungon çdo sekond. Kam qenë shumë e lidhur me të. Gjithkund kemi shku bashkë, kemi punu bashkë, gjithçka kemi bë bashkë.”

Ngjarja vazhdon të jetë nën hetime, ndërsa të dyshuarit Haki Bela (25), Diamant Gashi (21), Rilind Murati (21), Vatan Çaka (19), Edmond Lika (22) dhe Shkëlqim Kuka (22) mbahen në paraburgim.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë