Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokatët për përgjimet e Mihalit dhe Kusarit: S’ka pengesë ligjore që prokuroria ta intervistojë Kurtin

20/10/2024 - 13:11
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti: Marrëveshja për bashkëpunim ekonomik me vendet e EFTAS-s, do të nënshkruhet vitin e ardhshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Së paku dy avokatë po konsiderojnë se në aspektin procedural nuk ka asnjë pengesë ligjore që kryeministri Albin Kurti, të intervistohet nga Prokuroria Speciale (PSRK), për rastet e fundit të përgjimeve të koordinatores të Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe të shefes së Grupit Parlamentar Mimoza Kusari-Lila.

Avokati, Ardian Bajraktari për Ekonomia Online, ka thënë se çdo funksionar shtetëror për aq kohë sa nuk hynë në kategorinë e dëshmitarëve të privilegjuar, mund të ftohet si dëshmitar.

“Kryeministri dhe çdo funksionar tjetër shtetëror për aq kohë sa nuk hynë në kategorinë e dëshmitarëve të privilegjuar, sipas nenit 123 të Kodit të Procedurës penale, mund të ftohen si dëshmitar. Madje ka pasur raste në praktike ku krerët e lartë shtetërore janë ftuar dhe kanë dhënë dëshmitë e tyre si dëshmitarë, në procese gjyqësore”.

“Ndërsa në kapacitetet tjera, po ashtu, për faktin se sa i përket çështjes së imunitetit, kjo çështje është sqaruar nga Gjykata Kushtetuese me Aktgjykim në Rastin Nr. K098/11 Lidhur me imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas këtij Aktgjykimi, anëtarët e qeverisë gëzojnë imunitet funksional, për veprimet dhe vendimet që marrin, qoftë si anëtarë të qeverisë, qoftë nga fushëveprimi si Ministra/e, sikurse parashihet me 97 të Kushtetutës”, ka thënë Bajraktari.

Tutje, ai shtoi se nëse anëtarët e Qeverisë së Kosovës akuzohen për vepra penale, ata nuk dallojnë nga qytetarët e tjerë dhe mund të ftohet për intervistim.

“Kurse sa i përket çështjes së ndjekjen penale, pika 134 e Aktgjykimit Nr. K098/11 ndër të tjera parasheh se nëse anëtarët e qeverisë akuzohen për vepra penale, ata nuk dallojnë nga qytetarët e tjerë të Republikës së Kosovës. Sa i përket çështjes së kohës, është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore e prokurorit të shtetit që mbi bazën e provave dhe dëshmive të veproj në çdo rast. Po ashtu janë organet e drejtësisë ato që përmes vendimeve dhe veprimeve të tyre të ligjshme ta zbardhin secilin rast, përfshirë edhe rolin dhe përgjegjësinë”.

Edhe avokati Arberi Jashari ka potencuar se Prokuroria Speciale mund ta thërras këdo që konsideron relevante për hetimin e çështjes, përfshirë edhe Kurtin.

“Prokuroria Speciale natyrisht mund ta thërras këdo që ajo e konsideron si relevante për çështjen ose mund ta thërras këdo që ka informata që mund të jenë relevante për çështjen dhe mund t’i ndihmojnë çështjes. Nëse Prokuroria Speciale gjatë hetimit të këtij rasti gjen se kryeministri pavarësisht pozitës që ka ose funksionin ka informata të cilat mund të jenë të dobishme dhe të rëndësishme për qartësimin ose hetimin e këtij rasti për të cilën është duke u marrë”.

“Atëherë mund ta thërras edhe kryeministrin dhe në këtë aspekt nuk ka asgjë të keqe sepse për Prokurorinë Speciale nuk është shumë e rëndësishme as pozita e një personi e as statusi i tij shoqëror as thirrja e tij. Është e rëndësishme që ai pëson të ketë informata të jenë në mesin e personave të cilët nuk janë dëshmitar të cilët mund të mos përgjigjen”, ka potencuar Jashari.

Por, sipas Jasharit, deri tani deklaratat janë në nivel të supozimeve dhe nuk e ndërlidh direkt kryeministrin me këtë çështje.

“E rëndësishme është që të ketë informata dhe t’i ndihmojnë zbardhjen e çështjes. Mirëpo mendoj që kryeministri deri tani nga ajo që është parë është vetëm në nivel të supozimeve sepse nuk ka diçka që e ndërlidhë direkt kryeministrin me këtë çështje, nuk ka diçka të shkruar ose një komunikim çfarëdo qoftë i kryeministrit me njerëz të tjerë. Qoftë përmes platformave të komunikimit, ose shkresë zyrtare, qoftë përmes formave të tjera të cilat do ta implikonin ose do ta bënin të kuptohet që kryeministri ka qenë dijeni. Natyrisht që sipas kodit penal të Kosovës, veprat penale janë të përcaktuara me ligj dhe konsiderohet se dikush e ka kryer atë vepër penale nëse konsumohet të gjitha tiparet e kësaj vepre penale dhe në ato në mënyrë komulative të përbashkëta, në këtë aspekt mendoj që kryeministri i Kosovës, i ka detyrat dhe përgjegjësitë e tij dhe funksionon në bazë të detyrave të tij e cila ja ngarkon Kushtetuta dhe ligji dhe nuk mendoj që të paktën nëse mendon dikush që ka bërë dikush ndonjë shkelje duhet të provohet dhe të shikohet se çfarë vepre penale”, shtoi ai.

Jashari thekson se nëse Prokuroria Speciale e vlerëson që Kurti ndihmon në zbardhjen e rastit, nuk ka asnjë pengesë ligjore që të ftohet.

“Në aspektin procedural nuk ka asnjë pengesë ligjore që kryeministri të ftohet dhe nëse ftohet vetëm si një person i cili ka informata lidhur me zbardhjen e çështjes. Këtë e vlerëson Prokuroria Speciale, që është duke u marrë me çështje. Një gjë e rëndësishme është që çdo qytetar i Kosovës, në çfarëdo funksioni që ka në momentin që e kupton se është duke u kryer një vepër penale ose ka dyshime që diçka nuk është në rregull atëherë ka për obligim atë ta lajmërojmë në organet kompetente”.

JU REKOMANDOJMË

Votimi nga diaspora, kaq mijë kërkesa për regjistrim janë bërë deri më tani

Votimi nga diaspora, kaq mijë kërkesa për regjistrim janë bërë deri më tani
09/05/2026 - 22:43

Vazhdon edhe më tej aplikimi për regjistrimin e votuesve nga mërgata. Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin se deri më tani janë pranuar rreth 29 mijë...

Më shumëDetails

Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar

Kurti i bindur se do të ketë “Kurti 4”, e shfaq si prioritet statusin e kandidatit për anëtarësim në BE: E kemi merituar
09/05/2026 - 22:30

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duke shkruar në ditën e Evropës, ka thënë se, Bashkimi Evropian është lindur mbi rrënojat e luftës së dytë botërore, dhe se, çelësi...

Më shumëDetails

Kërkesa e Limajt për të garuar me PDK, Stavileci e Berisha bëjnë thirrje që t’i pranohet: Pjekuri politike, unitet me diversitet

Kërkesa e Limajt për të garuar me PDK, Stavileci e Berisha bëjnë thirrje që t’i pranohet: Pjekuri politike, unitet me diversitet
09/05/2026 - 22:24

Blerand Stavileci, dhe, Hisen Berisha, nga Partia Demokratike e Kosovës, kanë bërë thirrje për bashkimin e PDK’së, në kohën kur Fatmir Limaj dhe partia që ai udhëheq, NISMA,...

Më shumëDetails

Pistoletë, 3 karikatorë e 46 fishekë-Ja çka gjeti policia në shtëpinë e ish-kryeshefit të ‘Prishtina Parking’

Pistoletë, 3 karikatorë e 46 fishekë-Ja çka gjeti policia në shtëpinë e ish-kryeshefit të ‘Prishtina Parking’
09/05/2026 - 22:17

Në shtëpinë e ish-kryeshefit të ndërmarrjes ‘Prishtina Parking’, Liridon Restelicës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar: një pistoletë ‘Sig Sauer P320’, tre karikatorë dhe 46 fishekë. Lidhur...

Më shumëDetails

Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë ‘patriotizëm’, në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët

Takimi Kurti- Mickoski te VLEN, Haradinaj: Në Prishtinë ‘patriotizëm’, në Shkup afër atyre që i godasin shqiptarët
09/05/2026 - 21:51

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në kongresin e VLEN’it në RMV, ku është parë përkrah me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski. Ndaj kësaj ka reaguar...

Më shumëDetails

Ardiana Matoshi ironizon rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK: I tradhtove 51% për 13%

Ardiana Matoshi ironizon rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK: I tradhtove 51% për 13%
09/05/2026 - 21:39

Ish deputetja Adriana Matoshi ka ironizuar rikthimin e Vjosa Osamnit në LDK, duke i thënë i tradhtove 51% për m’i ngu 13%. “Pra i tradhtove 51%, per m’i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    Ekskluzive: Këto figura të fuqishme të LDK-së munguan në mbledhjen e sotme të KP-së – A është ky mesazh për Abdixhikun?

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Kjo është e dashura 50-vjeçare e Romeo Veshajt?

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • MINT publikon çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Mos e përsërisni gabimin”, Ramiz Lladrovci me mesazh për Kryesinë e PDK-së për Fatmir Limajn

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rikthehet Vildane Zeneli, sjell foto provokuese (Foto 16+)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë