Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati Armend Shkoza kritikon ashpër Prokurorinë: Hetimet po denigrojnë sistemin zgjedhor

01/02/2026 - 20:58
në Kryesore, Lajme
A A
Avokati Armend Shkoza kritikon ashpër Prokurorinë: Hetimet po denigrojnë sistemin zgjedhor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati Armend Shkoza ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të fundit të Prokurorisë lidhur me hetimet në procesin e numërimit të votave, duke i cilësuar ato si të përgjithësuara, selektive dhe të bazuara në funksion, e jo në përgjegjësi konkrete ligjore.

Në një reagim publik, Shkoza tha se ndalimi dhe intervistimi i kryesuesve të tavolinave të numërimit përbën një “diktat prokurorial”, pasi sipas tij, këta të fundit nuk kanë kompetenca ekzekutive, por vetëm rol organizativ.

Ai theksoi se formularët e rezultateve nënshkruhen nga të gjithë komisionerët e tavolinës së numërimit, fakt që, sipas tij, është i rregulluar qartë me Rregulloren 16/2024 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Shkoza e krahasoi këtë situatë me rastin “Stenta”, për të cilin tha se më vonë u dëshmua se hetimet kishin qenë të gabuara, ndërsa pasojat më të mëdha kishin qenë denigrimi i sistemit shëndetësor dhe i profesionistëve eminentë. Sipas tij, një skenar i ngjashëm po përsëritet tani në sektorin zgjedhor.

“Me këto veprime nuk po zbardhet e vërteta, por po denigrohet i gjithë sistemi zgjedhor,” u shpreh Shkoza, duke shtuar se pretendimi se rreth 90 përqind e tavolinave të numërimit janë të përfshira në falsifikim, përbën tregues të dështimit të një sistemi të tërë dhe cenon rëndë besimin publik.

Ai vuri theksin edhe te roli i KQZ-së si institucion kushtetues përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, duke ngritur pyetjen se si mund të inkurajohen qytetarët të angazhohen në procesin zgjedhor kur përballen me ndalime masive dhe hetime gjithëpërfshirëse.

Në fund, Shkoza kritikoi edhe mënyrën e raportimit medial, veçanërisht përdorimin e termit “zbarkuan”, duke shtuar se nëse duhet të ketë hetime të thelluara, ato duhet të nisin nga zyrat e KQZ-së dhe zinxhiri institucional më lart.

JU REKOMANDOJMË

Nesër zhvillohet gara e vrapimit ‘‘Kosova në Lëvizje’’, policia njofton se kjo rrugë do bllokohet për dy orë

Nesër zhvillohet gara e vrapimit ‘‘Kosova në Lëvizje’’, policia njofton se kjo rrugë do bllokohet për dy orë
21/03/2026 - 19:46

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të bllokohet rruga nga Prishtina Mall – deri në Veternik dhe anasjelltas, nga ora 09:00 deri në...

Më shumëDetails

‘‘Tri herë në Shqipëri për armë’’, i vr’ari në Klinë ishte pjesë e UÇK, para pak ditësh ankohej për pensionin e veteranit

‘‘Tri herë në Shqipëri për armë’’, i vr’ari në Klinë ishte pjesë e UÇK, para pak ditësh ankohej për pensionin e veteranit
21/03/2026 - 19:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Klinë, më saktësisht në fshatin Bokshiq, ku një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri. Mediat...

Më shumëDetails

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë

Kancelari gjerman e kritikon kryeministrin hungarez Orban: Shkeli besnikërinë
21/03/2026 - 19:03

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar ashpër Hungarinë për bllokimin e progresit në një kredi të madhe të Bashkimit Evropian për Ukrainën, duke e cilësuar këtë si një...

Më shumëDetails

Prokuroria njofton arrestimin e të dyshuarit, jep detaje për ngjarjen e rëndë në Klinë

Prokuroria njofton arrestimin e të dyshuarit, jep detaje për ngjarjen e rëndë në Klinë
21/03/2026 - 18:45

Prokuroria Themelore në Pejë ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e vëllait të tij, në Bokshiq të Klinës. Në një deklarim zyrtar, Prokuroria pohon se i...

Më shumëDetails

Irani pretendon se ka sulmuar bazat ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Irani pretendon se ka sulmuar bazat ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
21/03/2026 - 18:35

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit ka pretenduar se ka bombarduar bazat ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat sipas tij përdoren nga...

Më shumëDetails

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike

Putini në mbështetje të Iranit: Rusia qëndron pranë si partnere besnike
21/03/2026 - 18:18

Presidenti rus Vladimir Putin i uroi udhëheqësit iranianë për Novruzin dhe tha se Moska mbetet një mik besnik dhe partner i besueshëm për Teheranin, tha Kremlini të shtunën....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    359 Shpërndaje
    Shpërndaje 144 Tweet 90
  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    233 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë