Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati, biznesmeni e pesë zyrtarët e Arkivit e Kadastrit – si funksiononte shtatëshja e dyshuar për tjetërsimin e pronës 15 milionëshe

18/07/2025 - 18:24
në Lajme
A A
Avokati, biznesmeni e pesë zyrtarët e Arkivit e Kadastrit – si funksiononte shtatëshja e dyshuar për tjetërsimin e pronës 15 milionëshe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një hulumtim i Gazetës Insajderi i pati prirë rastit ku deri tash në pranga janë vënë shtatë persona. Një avokat. Një biznesmen. Dhe pesë zyrtarë të Agjencisë se Kadastrit të Kosovës e Arkivit. Dyshohen se bashkë ishin pjesë e një skeme që me dokumente false mundësuan avokatit Venhar Hana e shtetases kosovare me nacionalitet serb, Sllavica Mikiq që të merrnin nën kontroll mbi tre hektarë tokë në Çagllavicë, e vlerësuar mbi 15 milionë euro.

Në shtatorin e vitit të kaluar Gazeta Insajderi pati botuar hulumtimin “Shteti bën raport për ish-avokatin e Byrosë, transaksione të dyshimta pronash me vlera të mëdha në Çagllavicë”.

Avokati Hana kishte tentuar që të e zhvleftësonte atë duke ushtruar ankesa e që në fund i humbi.

Hulumtimi i Insajderit shkoi tutje duke treguar thelbin e këtij problemi: një idnetitet që dyshohet se u ndërrua dhe një shtetase kosovare shqiptare me emrin Sanije Blakqori, me një ndryshim në Agjencinë e Regjistrit Civil u bë shtetase kosovare serbe, Sllavica Mikiç.

Pjesa tjetër është pastaj histori e ndërtuar mbi një vendim të moçëm gjyqi që nuk gjendej në Arkivin e Kosovës, edhe pse atë e patën kërkuar Polica, e pati kërkuar Kuvendi i Kosovës. E pati kërkuar edhe Gazeta Insajderi, por Arkivi i tha që nuk po e gjejnë.

Mbi një muaj më parë një operacion i drejtuar nga Prokurori Esat Rama, bëri që në pranga të binin fillimisht avokati Venhar Hana e biznesmeni i një autoshkolle, Dritmir Islami.

Atyre u është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.

Ditë më parë, Prokurori Rama i Departamentit të Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, e vazhdoi këtë rast.

Në procedurë penale tash janë futur, pos avokatit Hana e biznesmenit Islami, edhe pesë zyrtarë të shtetit, nga Agjencia e Kadastrave dhe Arkivi.

Kërkesë për paraburgim është deponuar në gjyq kundër Bashkim Shaqirit- Drejtor i Zyrës Ligjore në Agjencinë Kadastrale të Kosovës; Mejreme Bajramit, Zyrtare e lartë ligjore po në atë agjenci; Veton Bytyqit, zyrtar në Agjencinë e Arkivave të Kosovës; Zelije Shalës, shefe e divizionit në Agjencinë e Arkivave të Kosovës e Mehdi Bahtirit, po ashtu zyrtar në Agjencinë e Arkivave.

“…i kanë krijuar mundësinë të pandehurve Slavica Mikiq dhe Venhar Hana që të paraqesin kërkese për regjistrim të pronës, pranë Drejtorisë së Kadastrit në Komunën e Prishtinës për pronën – parcelën/ngastrës kadastrale P-71914075-00427-1 me sipërfaqe 39201m2, me lokacion në Veternik – Prishtinë, e cila është pronë shoqërore e ish RTP-së, nën menaxhimin e AKP-së, tani në emër të pandehurës Slavica Mikic”, thuhet në thelb të kërkesës pse Prokuroria po i do në paraburgim këta pesë persona.

Prokurori i thotë Gjykatqës në këtë kërkesë se këta persona duhet të mbahën në paraburgim, pasi që mund të ndikojnë në prova, dhe e tregon që sipas hetimeve të deri tanishme, një herë është zhdukur dosja e një aktgjykimi që Hana e Mikiç e kanë përdorur për të marrë nën kontroll tokën që dikur i përkiste Radiotelevizionit të Prishtinës, prej mbi tre hektarësh në Çagllavicë, e që vlerësohet të jetë mbi 15 milionë euro në treg.

Aty e shpjegon edhe se si funksiononte kjo shtatëshe, një avokat, një biznesmen, pesë zyrtarë të shtetit nga Arkivi e Kadastri, dhe kosovarja me nacionalitet serb, Sllavica Mikiç.

“…nëse të pandehurit gjenden në liri, do të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale duke asgjësuar, fshehur provat ose ndikuar në dëshmitarë, në të pandehurit e tjerë sipas aktvendimit për fillim të hetimeve, si dhe dëshmitaret e shumtë që janë në këtë çështje penale e të cilët ende nuk janë dëgjuar disa prej tyre as në polici e as në prokurori, e që do të mund të ndikonte për të ndryshuar deklarata në favor të tyre ose do ti koordinonin ato, e me çka do ta vështirësonin rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në Dosje.

Sipas Prokurorisë, këtë e vërteton fakti zhdukjes së dosjes se falsifikuar “Aktgjykimi nga Gjykata e Qarkut në Prizren nr. P-56/76, i formës së prerë i datës 28.04.1976”, i cili, sipas Prokurorisë, kishte hyrë në mënyrë të kundërligjshme në Arkivin e Kosovës dhe ishte vulosur dhe dorëzuar palëve sipas kërkesës së tyre dhe më pastaj ishte zhdukur nga dosjet e këtij institucioni.

“Pra, ashtu siç e kanë zhdukur këtë dosje duke e parë si fare të thjesht zhdukjen e saj dhe duke mos ndier asnjë përgjegjësi për atë, por vetëm në mënyrë formale kanë kthyer përgjigjeje edhe në polici edhe kadastrin e komunës e Prishtinës se gjoja janë duke e kërkuar, me çka e kanë vështirësuar procesin hetimor për te marr si prove dhe për tu ekzaminuar po ashtu zyrtarët e kadastrit të Kosovës siç shihet nga provat edhe pse kanë qenë shumë mirë të informuar lidhur me dosjen e kësaj lënde dhe të metat që ka kjo lëndë ku fare letë ka mundur të dyshoj në vërtetësinë e këtij dokumenti dhe vetëm nëse bazohemi në përgjigjet e drejtorisë për Kadastër i Komunës së Prishtinës shihet një numër i madh i vërejtjeve që ka pasur ZKK Prishtinë gjatë refuzimit të kërkesës e në anën tjetër të pandehurit zyrtar përgjegjës të Agjencisë Kadastrale të Kosovës kanë vendosur për ta aprovuar këtë kërkesë e cila shihet se ka qenë e kundërligjshme dhe falsifikuar si tërësi”, thuhet në Dosjen e shtetit kundër pesë të arrestuarve rishtazi për rastin Venhar Hana dhe të tjerët.

Po ashtu vlen të ceket, thotë Prokuroria, se zyrtaret në përgjigje të Agjencisë Kadastrale të Kosovës e kanë pasur fare të letë për ta vërtetur një fakt të tillë pasi që gjithashtu gjinden në të nijetit objekt me Agjencinë e Arkivave të Kosovës.

“Andaj ekziston rreziku që po të gjinden në liri të pandehurit do ti koordinon deklaratat mes tyre edhe për shkak se gjinden në të njëjtin objekt dhe fare letë do të mund të kontaktojnë mes vete”, thotë Prokurori Rama.

Për ta treguar se si funksiononte ky grup që dyshohet se mori nën kontroll pronën e shtetit e filloi ta shes privatisht, Prokurori ka vënë në dispozicion të Gjykatës edhe deklaratën e Sllavica Mikiç, që aktualisht figuron edhe ajo si e pandehur.

Megjithatë ajo tregon se vendimi në të cilin u thirr avokati Hana, se ajo tokë i përkiste Mikiçit, por tash Hana ishte i autorizuari i saj, është krejt fals.

“Po ashtu për të hequr dilemat se aktgjykimi është tërësisht i falsifikuar e vërteton edhe deklarata e te pandehurës Sllavica Mikic e cili në Polici dhe në Prokurori …ku ka deklaruar se asnjëherë as ajo e as babai i saj i ndjerë nuk ka pas pronë në Kosovë”, thuhet në Dosje dhe vazhdon Prokurori duke konstatuar se Sllavica Mikiç i tha Prokurorisë se ajo asnjëherë nuk ka marr pjese në ndonjë seance gjyqësore lidhur me ndonjë pronë dhe se prona qe i është bartur në emër të saj e ka kuptuar vetëm “kur Avokati Venhar Hana e ka njoftuar se ta kemi bartur një tokë në emër të saj dhe se ajo do të përfiton një banese kur të ndërtohen dhe para kesh”.

Në thel, kjo dosje deri tash i bënë bashkëpjesëmarrës në këtë skemë mashtrimi shtatë persona.

Në të thuhet se zyrtarët e AKK-së në mënyrë të kundërligjshme edhe pse e kanë ditur se një aktgjykim i tillë nuk ekziston fare ia kanë regjistruar pronën kontestuese të pandehurës Slavica Mikic pa kurrfarë baze ligjore, e në këtë mënyrë duke iu mundësuar të pandehurve Slavica Mikic dhe Venhar Hana përfitime të kundërligjshme në vlera milionëshe.

JU REKOMANDOJMË

Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)
Lajme

Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

18/07/2025 - 21:42
Policia e Kosovës ndalon zyrtarin serb Igor Popoviq pas mbajtjes së fjalimit kundër UÇK-së
Lajme

Policia e Kosovës ndalon zyrtarin serb Igor Popoviq pas mbajtjes së fjalimit kundër UÇK-së

18/07/2025 - 21:38
Rreth 70 milionë euro të paguara për pensionet e veteranëve gjatë 2023-tës
Kryesore

Vendimi i Gjykatës: Si do t’i verifikojë qeveria rreth 19 mijë e 500 veteranë?

18/07/2025 - 21:15
Deputeti gjerman: Gjermania ta dyfishojë mbështetjen për Kosovën
Lajme

Deputeti gjerman: Gjermania ta dyfishojë mbështetjen për Kosovën

18/07/2025 - 21:03
Skandali me Martin Berishajn, gazetari slloven: U përdorën strategjikisht lidhjet me Albin Kurtin
Lajme

Skandali me Martin Berishajn, gazetari slloven: U përdorën strategjikisht lidhjet me Albin Kurtin

18/07/2025 - 21:00
Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD
Kuriozitete

Studimi danez: Nuk ka asnjë lidhje mes aluminit në vaksina dhe autizmit apo ADHD

18/07/2025 - 20:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë