Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve

29/05/2025 - 19:55
në Lajme
A A
Avokati Çerkini: Janë plotësuar kushtet për lirimin me kusht të Thaçit e të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hënën, mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me bashkëakuzuarit e tij, pritet të paraqesë mocionin për rrëzimin e disa prej pikave të aktakuzës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Në lidhje me këtë proces, avokati i licencuar në Gjykatën Speciale, Artan Çerkini, në emisionin “Info Plus” në RTK, theksoi se kjo procedurë përbën një hap të ri dhe të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë ku përfshihen shtetasit e Kosovës.

Ai shtoi se, ndonëse Dhomat e Specializuara de jure konsiderohen pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, procedurat që zhvillohen atje janë në thelb të ndryshme nga ato që aplikohen në Republikën e Kosovës.

“Sipas kësaj procedure, Prokuroria e përfundon paraqitjen e rastit të saj, prezanton të gjitha provat dokumentare dhe dëgjon të gjithë dëshmitarët. Vetëm pas kësaj faze, mbrojtjes i jepet mundësia të paraqesë mocionin për rrëzimin e aktakuzës, duke argumentuar se provat e Prokurorisë nuk e përmbushin standardin e nevojshëm për të shpallur fajtor të pandehurit në lidhje me pikat përkatëse të aktakuzës,” u shpreh Çerkini.

Ai sqaroi më tej se në këtë fazë, gjykata mund të vendosë të hedhë poshtë disa aktakuza apo të gjitha. Në rast se ndonjë pikë e aktakuzës rrëzohet, ajo nuk do të trajtohet më në vazhdimin e procesit. Por nëse disa akuza mbeten në fuqi, atëherë mbrojtja do të ketë mundësinë të prezantojë kundër-prova në përpjekje për t’i rrëzuar ato gjatë fazës përfundimtare të gjykimit.

Çerkini deklaroi se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin me kusht të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të bashkëpandehurve të tij.

Tutje, Çerkini theksoi se masa e paraburgimit është forma më e rreptë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në një procedurë penale, dhe se ekzistojnë alternativa më të buta që duhet të merren parasysh, veçanërisht në fazat e avancuara të procesit.

“Mendoj që tani janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore për lirimin me kusht, ngase paraburgimi është masa më e rreptë për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale. Përveç paraburgimit, ekzistojnë edhe masa të tjera alternative. Sa më shumë të avancojë procedura, aq më shumë duhet të zbuteshin masat e sigurisë,” deklaroi Çerkini.

Sipas tij, argumenti kryesor i Prokurorisë për mbajtjen në paraburgim ka qenë rreziku i ndikimit në dëshmitarë, por kjo bazë nuk ekziston më.

“I vetmi argument i Prokurorisë ka qenë që të pandehurit të mbahen në paraburgim për shkak të rrezikut të ndikimit në dëshmitarë. Tashmë ky rrezik nuk ekziston, sepse Prokuroria e ka përfunduar rastin e saj dhe dëshmitarët e saj janë dëgjuar. Për rrjedhojë, nuk ka më mundësi që të ndikohet në dëshmitarët e Prokurorisë,” shtoi ai.

Avokati Çerkini theksoi se për këto arsye paraburgimi është dashur të zëvendësohet me masa më të lehta të sigurisë, siç është për shembull arresti shtëpiak.

JU REKOMANDOJMË

Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës, qëndrojnë stoik ndaj kërkesave të tyre
Lajme

Punëtorët e “Pastrimit” në ditën e nëntë të grevës, qëndrojnë stoik ndaj kërkesave të tyre

30/05/2025 - 14:01
Kremlini lavdëron SHBA-të, por kërkon ndaljen e zgjerimit të NATO-s, pret bisedime për armëpushim në Stamboll
Lajme

Kremlini lavdëron SHBA-të, por kërkon ndaljen e zgjerimit të NATO-s, pret bisedime për armëpushim në Stamboll

30/05/2025 - 13:49
Blenë ilaç kundër morrave në vend të rriqnave: Kompania që fitoi tenderin, del të jetë fituese e dy granteve nga AUV’i
Kryesore

Blenë ilaç kundër morrave në vend të rriqnave: Kompania që fitoi tenderin, del të jetë fituese e dy granteve nga AUV’i

30/05/2025 - 13:42
Kryeziu: Zhbllokimi i ngërçit s’mund të ndodhë nëse qytetari e sheh liderin si idhull dhe veten si besimtar
Lajme

Kryeziu: Zhbllokimi i ngërçit s’mund të ndodhë nëse qytetari e sheh liderin si idhull dhe veten si besimtar

30/05/2025 - 13:36
Duda Balje lajmërohet nga Shkupi duke shëtitur me motoçikletë: Jemi te Ismeti, jo te Izeti
Lajme

Duda Balje lajmërohet nga Shkupi duke shëtitur me motoçikletë: Jemi te Ismeti, jo te Izeti

30/05/2025 - 13:26
Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Vetëvendosje nominon Shpejtim Bulliqin si kandidat për kryetar komune në Podujevë
Kryesore

Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Vetëvendosje nominon Shpejtim Bulliqin si kandidat për kryetar komune në Podujevë

30/05/2025 - 13:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    Skandal: E. Kamberi vet-plagoset me armë zyrtare të babait polic

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Zbulohet përmbajtja e rëndë e fotos në telefonin e Matoshit: Sulmohet Thaçi, mbrohen Specialja e Jack Smith

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Albin Kurti shpresa jonë”, pushteti shpërblen ish kandidaten për deputete

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pronari i kompanisë që shiti çipsa kancerogjen, Bedri Kasumi ankohet për çmimin e rrymës: “Duhet të rrisim çmimin e produktit final”

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ishte dënuar me 1 vit burgim për keqpërdorim të detyrën zyrtare, policia në Mitrovicë e arreston rojën e pyllit dhe e dërgon në vuajtje të dënimit

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë