Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Avokati i familjeve të fëmijëve të vrarë në rastin “Panda”: Vuçiq ende nuk është dëgjuar si dëshmitar

06/12/2023 - 14:33
në Lajme
A A
Avokati i familjeve të fëmijëve të vrarë në rastin “Panda”: Vuçiq ende nuk është dëgjuar si dëshmitar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ivan Niniq, përfaqësuesi ligjor i familjeve, fëmijët e të cilëve u vranë në kafenenë “Panda” të Pejës, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ende nuk është ftuar në seancë lidhur me njohuritë e tij të shpallur publikisht për krimin.

Më 10 gusht, Niniqi dhe prindërit e djemve të vrarë i paraqitën një kërkesë Prokurorisë për Krim të Organizuar për të dëgjuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si dëshmitar.

“Kushdo që ka dijeni për ndonjë vepër penale duhet të dëgjohet, pavarësisht nga statuti i tij personal”, ka thënë avokati Niniq për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, dhe ka shtuar se është e qartë se prokurori i çështjes “Panda” nuk ka pavarësi në punën e tij të garantuar me Kushtetutë dhe ligj.

“Janë disa arsye dhe faktorë që ndikojnë në mos veprimin e Prokurorisë dhe e vështirësojnë hetimin në këtë rast. Prokurori deri më tani pa problem ka dëgjuar 40 dëshmitarë, por ende nuk e ka dëgjuar Aleksandar Vuçiqin, i cili disa herë ka thënë publikisht se ka informacione se çfarë ka ndodhur realisht në “Panda”. Sapo ka pasur kërkesë për të dëgjuar Vuçiqin, është shfaqur ndonjë problem”, ka thënë Niniq.

“Fakti që Vuçiqi është president i Serbisë nuk duhet të jetë rrethanë rënduese kur të vendoset nëse ai do të thirret në seancë si dëshmitar”, ka sqaruar avokati dhe theksuar se fakti që prokurori nuk deklarohet sipas këtij propozimi është një shqetësim i veçantë.

Në kërkesë thuhet se prindërit kërkojnë që Vuçiqi të dëgjohet në lidhje me deklaratat për masakrën në “Panda”, të cilat i ka bërë disa herë në media nga viti 2013 deri në vitin 2018, duke thënë se krimi nuk është kryer nga shqiptarët dhe se ai “pothuajse e di” çfarë ka ndodhur atë natë fatale në atë kafene.

Pretendohet se si nënkryetar i parë i atëhershëm i qeverisë serbe dhe shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vuçiq më 26 dhjetor 2013 ka thënë në televizionin “TV Pink”, “krimi në ‘Panda’ nuk është bërë nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”, transmeton Paparaci.

Dy vjet më vonë, në një konferencë për media në qeverinë serbe, më 11 dhjetor 2015, Vuçiq ka thënë se është “pothuajse i sigurt” se e di se çfarë ka ndodhur në kafenenë “Panda”.

“Ne po sillemi në errësirë. Unë jam pothuajse i sigurt se çfarë ka ndodhur në kafenenë “Panda”, por nuk kam asnjë provë. Nuk jam i sigurt se autoritetet tona mund të krenohen me atë që kanë bërë atëherë”, ka thënë Vuçiq, sipas kërkesës për dëgjimin e tij.

Prindërit përkujtojnë gjithashtu se më 12 shtator 2017, Vuçiq kishte deklaruar publikisht se kishte informata të caktuara për atë që ndodhi në kafenenë “Panda” në Pejë kur u vranë gjashtë të rinj serbë.

Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se “informacione të caktuara” flasin për, siç tha ai, autorët e mundshëm të krimit dhe se ato nuk përputhen me informacione që tashmë janë komunikuar. Unë nuk jam prokuror dhe nuk mund të flas për këtë”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se ai e di “çfarë ka ndodhur”.

Në atë kohë, ai ka thënë se edhe organet kompetente kishin “informata të caktuara” për atë krim, sipas shpjegimit të kërkesës për dëgjimin e Vuçiqit.

Prindërit cituan edhe deklaratën e Vuçiqit nga 01 nëntori 2018 në TV Përva:

“Ne kemi informacione dhe zyrtarët tanë po kërkojnë informacione të plota. Ne po bëjmë gjithçka dhe ata të jenë të sigurt se nuk do ta fshehim të vërtetën. Qofshin ata shqiptarë apo serbë”, ka thënë ai.

Para 25 vjetëve, më 14 dhjetor 1998, rreth orës 20:00, dy sulmues të maskuar hapën zjarr me automatikë ndaj klientëve të kafenesë “Panda”, shumica e të cilëve ishin nxënës të shkollave të mesme nga Peja.

U vranë Ivan Obradoviq (15), Zoran Stanojeviq (18), Vukota Gvozdenoviq (16), Svetisllav Ristiq (18), Ivan Radeviq (24) dhe Dragan Trifoviq (18).

Të plagosur rëndë kanë mbetur Vlladimir Lonçareviq (18) dhe Mirsad Shaboviq (34), ndërsa Nikolla Rajoviq (18) është plagosur lehtë.

Disa ditë pas krimit, Sigurimi i Shtetit serb ka arrestuar si të dyshuar një grup shqiptarësh lokal, por ata u liruan nga paraburgimi në mungesë provash.

Nënkryetari i Qeverisë së atëhershme Federale të RFJ-së i ngarkuar për Kosovën dhe krimineli i luftës i dënuar në Tribunalin e Hagës, Nikolla Shainoviq, më pas ka njoftuar se rasti “Panda” është zgjidhur.

JU REKOMANDOJMË

Kadrijaj: Në qeverinë Kurti ambasadorët janë përfaqësues të partive politike, s’kanë lidhje me diplomaci
Lajme

Kadrijaj: Nesër i drejtohemi Kushtetueses për çështjen e moskonstituimit

11/05/2025 - 13:24
KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
Lajme

Bjen edhe interesimi i deputetëve për seancën konstitutive, munguan 28 prej tyre

11/05/2025 - 13:08
Krasniqi: Mospjesëmarrja e Kurtit në takim është ofendim ndaj Presidentes Osmani
Kryesore

Krasniqi: Në këtë krizë, presidentja mund ta marrë një rol, PDK do të marrë pjesë në çfarëdo takimi për zhbllokimin e situatës

11/05/2025 - 12:44
“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Raportohet për tensione afër qendrave të votimit në Lushnjë
Lajme

“Ka të armatosur afër qendrave të votimit”, Raportohet për tensione afër qendrave të votimit në Lushnjë

11/05/2025 - 12:30
Bajrami i reagon Muratit që iu tha qytetarëve se mund t’i refuzojnë 100 eurot e ndara për pensionistë e fëmijë: Ke mbledh taksa, s’është buxheti yt
Lajme

Bajrami, Kusari-Lilës: Mos u frikëso nga nisma për të kundërshtuar vendimin e ZRrE-së për shtrenjtmin e rrymës

11/05/2025 - 12:15
“Popull, a po e shihni kë keni votuar?”: Pas dëshimit të 14-të të Kuvendit reagon Behgjet Pacolli
Kryesore

“Popull, a po e shihni kë keni votuar?”: Pas dëshimit të 14-të të Kuvendit reagon Behgjet Pacolli

11/05/2025 - 11:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë

    Publikohen pamje nga ceremonia e varrimit të stilistit Festim Isufi – bashkëshortja e tij shfaqet me plag në dorë

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Lokalizohen motoristë nga Suhareka, që u zhdukën në Shtërpcë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandal: “Bini 2024” shiti kundërligjshëm 499 kafshë të importuara për therje (Dokument)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Mehmetaj: Vëllai i Albin Kurtit kalon në drejtorinë për shitjen dhe blerjen e rrymës në KEK

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë