Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)

10/05/2025 - 18:21
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili u shiti në të “zezën” qytetarëve dhe bizneseve 690 kafshë, edhe pse ishin të importuara për therje (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në mesin e 28 kompanive që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë u kishte pezulluar lejet për importimin e kafshëve të gjalla për therje në Kosovë, është edhe kompania “Fron” Sh.P.K. me pronar Mustafë Halili.

Veriu.info ka siguruar vendimin e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i AUV, Bekim Hoxha, përmes të cilit i është pezulluar leja e importit kompanisë “Fron” Sh.P.K. për importimin e kafshëve të gjalla në Kosovë.

Në arsyetimin e këtij vendimi të nxjerrë me 10 prill 2025, thuhet se Inspektorati i Veterinarisë më datë 4 prill ka gjetur se  “Fron” Sh.P.K. me adresë në Prishtinë për periudhën tetor 2024 deri mars 2025 ka importuar 920 krerë gjedhe, të cilat duhet të thereshin brenda afatit prej 72 orëve në thertore të licencuar.

Mirëpo, sipas raportit të inspektorëve, “Fron” Sh.P.K. në sistemin FCMS ka të raportuara vetëm 109 gedhe të therura, ku 690 prej tyre nuk i ka raportuar, ndërsa 121 sosh i ka rieksportuar.

Pra, siç ceket në vendimin e drejtorit të AUV për pezullimin e lejes për “Fron” Sh.P.K., por edhe siç e parasheh legjislacioni në fuqi, me rastin e importimit të kafshëve për therje në Kosovë, operatori ekonomik e ka për obligim që ato t’i dërgoj drejtpërsëdrejti në thertore të licencuar, ku therja e tyre duhet të bëhet brenda 72 orësh.

Veriu.info ka siguruar ankesën e bërë nga “Fron” Sh.P.K. në AUV ndaj vendimit për pezullim të lejes së importit, ku vet kjo kompani e pranon që kafshët e importuara ua ka shitur biznesve (personave juridik) dhe qytetarëve (bizneseve), veprim që është rreptësisht i ndaluar, pasi që ato së pari duhet të theren e vetëm pastaj mund të shitet mishi i tyre, por jo edhe kafsha e gjallë.

Ajo që është e çuditshme te ankesa, e-mail adresa nën nënshkrim është e një personi të quajtur Fadil Halili, përderisa ankesa është nënshkruar me inicialet e pronarit të “Fron” Sh.P.K., Mustafë Halili. Po ashtu edhe numri i telefonit është i personit me emrin Fadil Halili.


Foto: Fadil Halili

Përkundër që “Fron” Sh.P.K. pranon se kafshët nuk i ka therur, por ato ua ka shitur qytetarëve dhe bizneseve, me një raport skandaloz Komisioni i Ankesave rekomandon kthimin e licencës së importit të kafshëve të galla për këtë kompani.

JU REKOMANDOJMË

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%
13/03/2026 - 01:32

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Matoshit, çdo deklaratë...

Më shumëDetails

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit
13/03/2026 - 01:30

Disa vende myslimane dënuan mbylljen e portave të Xhamisë Al-Aksa për besimtarët myslimanë gjatë Ramazanit në mes të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe tensioneve rajonale. Kompleksi i Xhamisë...

Më shumëDetails

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës
13/03/2026 - 01:26

Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit për pastrimin e terreneve nga...

Më shumëDetails

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë
13/03/2026 - 00:30

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve. Mes tjerash, ai është shprehur...

Më shumëDetails

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
13/03/2026 - 00:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.  “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do...

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë