Avokati Kujtim Kërveshi ka dalë me një propozim interesant për ndërmarrjen “Trepça”.
Ai ka bërë me dije se Kosova nuk ka kapacitet që te merret me këtë kompani.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka propozuar që kjo kompani të iu jepet amerikanëve.
Sipas tij, kjo do të ishte një garanci për shtetin e Kosovës.
“Trepçen, me dy duar ja kisha dhanë ShBA-ve! Nuk kemi kapacitet sic nuk kemi pasur tash 25 vite me u marr me te; nuk kemi para me investu dhe vetem me shpenzu; e japim per garance amerikane përjetësisht.
Pastaj, keta aksidentalet tanë të politikës nuk kanë mundesi me ba drama e me ikë prej “akteve” që ju dalin nga skenarët histerik!”, ka shkruar Kerveshi.