Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk u lejua nga Haga për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Për këtë refuzim, për Klankosova,tv është deklaruar edhe Avokati i Popullit Naim Qelaj.
Refuzimin e Speciales ndaj Thaçit, ai e ka quajtur shkelje të të drejtave të njeriut dhe cenim të dinjitetit të drejtësisë humane.
“Në kuadër të respektimit të të drejtave themelore përfshihet edhe e drejta për jetë familjare dhe kontakt me botën e jashtme. Kufizimi i kontakteve me familjen duhet të jetë i justifikuar vetëm në raste të domosdoshme dhe nuk duhet të përdoret si një mjet ndëshkues. Veçanërisht në rastet e humbjes së një anëtari të ngushtë të familjes, të paraburgosurve duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore ose për të pasur një vizitë të veçantë familjare. Refuzimi i pajustifikuar i këtyre kërkesave është në kundërshtim me parimet e dinjitetit dhe drejtësisë humane”, tha Qelaj për Klankosova.
Qelaj theksoi se në raste kur të akuzuarit humbin familjarët, atyre duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
“Në kuadër të respektimit të të drejtave themelore përfshihet edhe e drejta për jetë familjare dhe kontakt me botën e jashtme. Kufizimi i kontakteve me familjen duhet të jetë i justifikuar vetëm në raste të domosdoshme dhe nuk duhet të përdoret si një mjet ndëshkues. Veçanërisht në rastet e humbjes së një anëtari të ngushtë të familjes, të paraburgosurve duhet t’u garantohet e drejta për të marrë pjesë në ceremoninë mortore ose për të pasur një vizitë të veçantë familjare. Refuzimi i pajustifikuar i këtyre kërkesave është në kundërshtim me parimet e dinjitetit dhe drejtësisë humane”, theksoi Avokati i Popullit.
Avokati i Popullit theksoi se gjatë tërë kohës, ka ngritur shqetësimet për trajtimin që po u bëhet të akuzuarve në Gjykatën Speciale.
Људи са замагљеним видом треба да прочитају ово
Visi Pro
Kliknite
by Taboola
“Avokati i Popullit në vijimësi ka shprehur shqetësimin për nevojën e garantimit të trajtimit me dinjitet dhe human të të akuzuarve dhe të paraburgosurve në procesin penal, veçanërisht në Dhomat e Specializuara. Respektimi i të drejtave të akuzuarve në procedurën penale është një detyrim kushtetues dhe ligjor që duhet të përmbushet nga të gjitha institucionet e drejtësisë që veprojnë në Republikën e Kosovës”, shtoi ai.
“Për Avokatin e Popullit, çdo autoritet i drejtësisë ka për obligim të respektojë trajtimin me dinjitet dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave themelore të të paraburgosurve. Në këtë kontekst, rithekson rëndësinë e respektimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, sipas të cilit asnjë person i akuzuar nuk duhet të trajtohet si fajtor përpara një vendimi të formës së prerë nga gjykata”.
Meqenë se ish-krerët e UÇK-së gjenden për më shumë se katër vjet e gjysmë, Naim Qelaj tha se zgjatja e tepërt e kësaj mase, nuk duhet të përdoret si presion apo ndëshkim.
“Zbatimi i këtyre parimeve në praktikë është thelbësor për të garantuar një proces të drejtë, një trajtim me dinjitet të të akuzuarve dhe një sistem drejtësie që respekton të drejtat themelore të njeriut”.
Në fund, Avokati i Popullit, foli edhe rreth mundësisë që ky institucion të ankohet ndaj Speciales për këtë qasje.
“Për më shumë, me ndryshimet kushtetuese dhe me ligjin për dhomat e specializuara, mandatit të Avokatit të Popullit i referohet vetëm në mandatin për të kontestuar ligjet përpara Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe në mandatin për të ofruar mendime amicus curiae, siç është përcaktuar sipas nenit 34(9) të këtij ligji: “Në pajtim me Amendamentin nr. 24 dhe nenin 135(4) të Kushtetutës, Ombudspersoni i Dhomave të Specializuara i caktuar sipas nenit 34(9) të këtij ligji, si dhe Ombudspersoni i Republikës së Kosovës, mund t’i referohen sipas nenit 113(2) Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, tha Avokati i Popullit.