Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IPK rekomandon suspendimin e policit, Florim Ahmeti, dhe dy të tjerëve, keqtrajtoi qytetarin pasagjer jashtë detyrës zyrtare për shkak të problemeve personale

18/03/2025 - 20:49
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Inspektorati policor ka rekomanduar suspendimin e tre punonjsve policorë në Mitrovicën e Jugut nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Gazeta Online Veriu.info mëson se njëri nga zyrtarët policor që ka keqtrajtuar qytetarin në fjalë është Florim Ahmeti, i cili për shkak të problemeve të natyrës personale ka keqtrajtuar një qytetar.


Florim Ahmeti, zyrtar policor

Siç thuhet edhe në komunikatë zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën jashtë detyrës zyrtare por me uniformë dhe me veturë private, derisa qytetari i arrestuar dhe keqtrajtuar nuk ka qenë shofer i veturës, por pasagjer i ulur në pjesën e prapme të veturës.

Veriu.info mëson se zyrtari policor ka qenë me uniformë edhe dy orë pas orarit të punës dhe për arsye të problemeve personale ka ndaluar veturën dhe ka keqtrajtuar qytetarin pasagjer.

Gazeta mëson se ky nuk është rasti i vetëm i zyrtarit policor Florim Ahmeti për shkelje disiplinore.

Duket se natyra e tij problematike shprehet edhe në profilin e tij në Facebook ku mbanë në profil një fotografi të ujkut.

Komunikata e plotë e IPK:

Komunikatë për media

IPK rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë

Prishtinë/Mitrovicë e Jugut , 18 mars 2025

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për tre zyrtarë policorë në Mitrovicën e Jugut.
Informacionet e para për këtë rast IPK i ka pranuar nga Policia e Kosovës ku dyshohet se tre zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Jugu në Mitrovicë janë përfshirë në një rast si të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Incidenti raportohet të ketë ndodhur në Mitrovicë pas mesnatës së datës 2 mars 2025 kur zyrtarët e dyshuar (jashtë detyrës zyrtare por me uniformë) me veturë private kishin ndaluar një automjet me arsyetimin për një kundërvajtje afër sheshit “Isa Boletini” në Mitrovicë duke arrestuar dhe pas kësaj kishin njoftuar një njësi policore në detyrë dhe kishin shoqëruar në stacion policor njërin nga pasagjerët e veturës së ndaluar.
Bazuar në hetimet fillestare, hetuesit e IPK-së dyshojnë se njëri nga zyrtarët policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast ka pasur probleme të natyrës personale me qytetarin e arrestuar.

Veprimet hetimore janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit përderisa rasti trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave për këtë rast.

Me respekt;
Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Si u importuan Skoda-t për Policinë e Kosovës dhe përfunduan në duart e qytetarëve?

Si u importuan Skoda-t për Policinë e Kosovës dhe përfunduan në duart e qytetarëve?
18/04/2026 - 23:02

Në periudha të ndryshme të vitit 2025, kompania Porsche Kosova,  kishte importuar mbi100 vetura të markës Skoda të llojit Oktavia Selection. Importi i tyre në numër kaq të...

Më shumëDetails

Kurti i deklaroi vetëm 16 euro e 41 centë në bankë, këshilltari i tij tenton t’i godasë votuesit e opozitës

Kurti i deklaroi vetëm 16 euro e 41 centë në bankë, këshilltari i tij tenton t’i godasë votuesit e opozitës
18/04/2026 - 22:43

Kryeministri Albin Kurti, në formularin e deklarimit të pasurisë, ka deklaruar se në llogarinë bankare ka 16.41 euro. Rreth kësaj, ka reaguar këshilltari i tij, Hysamedin Feraj. Ky...

Më shumëDetails

Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e Situatave, zyrtari amerikan: Lufta mund të rifillojë

Rikthimi i krizës në Hormuz, Trump thërret takim në Dhomën e Situatave, zyrtari amerikan: Lufta mund të rifillojë
18/04/2026 - 22:33

Donald Trump thirri një mbledhje në “Situation Room” të Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mëngjes për të diskutuar krizën e rinovuar rreth Ngushticës së Hormuzit dhe negociatat...

Më shumëDetails

Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm

Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm
18/04/2026 - 22:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ditën e dytë të “Global Progressive Mobilisation” që po mbahet në Barcelona, ku është zhvilluar një darkë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale

LAJMI I FUNDIT: Aksion i gjerë i Policisë në kafiteritë e Mitrovicës kundër bastoreve ilegale
18/04/2026 - 22:09

EPolicia e Kosovës sonte po zhvillon një aksion në shkallë të gjerë në Mitrovicë nën dyshimin e bastoreve ilegale. Kështu ka mësuar nga burimet e saja Gazeta Online...

Më shumëDetails

Rutte: S’po shoh që SHBA po largohet nga NATO, ombrella nukleare e tyre garantuese e sigurisë në Evropë – kështu do të vazhdojë

Rutte: S’po shoh që SHBA po largohet nga NATO, ombrella nukleare e tyre garantuese e sigurisë në Evropë – kështu do të vazhdojë
18/04/2026 - 22:00

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka hedhur poshtë spekulimet se SHBA-ja po e përfundon anëtarësimin e saj në aleancën e NATO-s. “Unë nuk e shoh SHBA-në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë