Avokati i njohur Kastriot Feka ka reaguar pasi iu dogj vetura duke thënë se në këtë fazë nuk ka asnjë informcion apo indicie që këtë ngjarje ta lidh me ndonjë rast person app angazhim të tij profesional, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Rasti është në trajtim nga organet kompetente dhe kam besim se të gjitha rrethanat do të zbardhen.” – ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Ju falënderoj për interesimin dhe mbështetjen pas ngjarjes së mbrëmshme, ku u dogj automjeti im.
Dua të sqaroj se, në këtë fazë, nuk kam asnjë informacion apo indicie që këtë ngjarje ta lidh me ndonjë rast, person apo angazhim timin profesional.
Rasti është në trajtim nga organet kompetente dhe kam besim se të gjitha rrethanat do të zbardhen.
Ju falenderoj edhe një herë për mbështetjen dhe mesazhet që kam pranuar.












