Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AVONET vlerëson lart transparencën e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit

01/07/2026 - 19:11
në Lajme
A A
AVONET vlerëson lart transparencën e intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjeti i OJQ-ve Avonet ka njoftuar se sot është mbajtur procesini i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

“ Gjatë intervistimit u aplikuan standarde të barabarta për të gjithë kandidatët, si në formulimin e pyetjeve ashtu edhe në kohën e ndarë për përgjigje. Kjo dëshmon për përkushtimin e Panelit Vlerësues për të garantuar paanshmëri, trajtim të barabartë dhe integritet gjatë gjithë procesit të vlerësimit”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Deklaratë për media

Sot u mbajt procesi i intervistimit të kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

AVONET vlerëson lart transparencën e këtij procesi dhe konsideron se Këshilli Prokurorial i Kosovës ka krijuar praktika të mira në organizimin dhe zhvillimin e procedurave të përzgjedhjes për pozitat më të larta në sistemin prokurorial.

Po ashtu, vlerësojmë faktin se Këshilli Prokurorial i Kosovës u ka mundësuar organizatave të shoqërisë civile, mediave dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë të jenë të pranishëm dhe të monitorojnë nga afër këtë proces me rëndësi të veçantë për sistemin e drejtësisë.

Gjatë intervistimit u aplikuan standarde të barabarta për të gjithë kandidatët, si në formulimin e pyetjeve ashtu edhe në kohën e ndarë për përgjigje. Kjo dëshmon për përkushtimin e Panelit Vlerësues për të garantuar paanshmëri, trajtim të barabartë dhe integritet gjatë gjithë procesit të vlerësimit.

AVONET konsideron se praktika të tilla rrisin besimin e publikut në institucionet e drejtësisë, forcojnë llogaridhënien institucionale dhe kontribuojnë në ndërtimin e një procesi transparent, të besueshëm dhe të bazuar në meritë.

JU REKOMANDOJMË

Verdikti final në Hagë, Çitaku: Do të flasë drejtësia, për Kosovën, për UÇK-në

Çitaku: E frikshme tendenca e pushtetit ta shtyp çdo fjalë dhe çdo mendim kundër
01/07/2026 - 20:06

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Hagë.Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Aktgjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, Behrami: TURP për çdo shtet që e financojnë Gjykatën Speciale

UÇK korr një “fitore” në Speciale, Apeli u thotë “JO” 20 personave që u paraqitën si viktima
01/07/2026 - 19:37

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin, datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Lidhur me këtë vendim, ka reaguar deputeti...

Më shumëDetails

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin

Haradinaj pret delegacion amerikan në Gllogjan, dedikon medalje për Daniel Serwerin dhe Mario Marquezin
01/07/2026 - 19:28

Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ka bërë të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e...

Më shumëDetails

Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës

Dallavere me çmime të naftës në kohë krize: Shteti e dërgon në gjykatë “Benita Corporation” të Nexhat Kalludrës
01/07/2026 - 19:10

Për shkak të krizës së naftës si pasojë e luftës së ShBA-së dhe Izraelit me Iranin, çmimi i derivateve të naftës ishte ngritur në gjithë botën, ku në...

Më shumëDetails

Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjyqi në Hagë, organizata britanike që e angazhoi Kosova gjen shqetësime serioze, Avokati i Popullit nxjerr raportin
01/07/2026 - 18:58

Gjykata Speciale ka caktuar 16 shtatorin si datë për shqiptimin e aktgjykimit në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Thekësojmë se ish udhëheqësit...

Më shumëDetails

Osmani për pritjen në ambasadën amerikane: Për 250 vjetorin e shtetit që na u gjend pranë në kohë të vështira

Osmani për pritjen në ambasadën amerikane: Për 250 vjetorin e shtetit që na u gjend pranë në kohë të vështira
01/07/2026 - 18:50

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë disa pamje nga organizimi i mbrëmshëm për 250 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kras fotove krah bashkëshortit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    Babë e birë në pranga në aksionin kundër naftarëve të dyshuar si grup i strukturuar kriminal (Emrat)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Viva Fresh e oligarkut Xhevdet Rexhepi shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dosja: Shteti nis dy procedura në gjykatë ndaj “Al Petrol” të Shaip Mikullovcit për shkelje të çmimeve të naftës

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dallavere me çmimet e naftës: Lab Oil i Raif Gashit përfundon në gjykatë (Dokument)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Skender Kelmendi i Eurokos Petrol është i arrestuari tjetër në aksionin kundër naftarëve, para një muaji drejtori i kompanisë deklaronte se po ndikojnë uljen e çmimit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë