Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi nga sektori privat: Qeveria na mashtroi, përgatitjet për grevë kanë filluar

24/09/2022 - 14:31
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Azemi nga sektori privat: Qeveria na mashtroi, përgatitjet për grevë kanë filluar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas Sindikatës së Bashkuar të Arsimit të Kosovës, greva e radhës e organizuar në Kosovë do të jetë nga Sindikata e Sektorit Privat. Këtë e ka konfirmuar vetë kryetari, Jusuf Azemi.

I njëjti ka treguar arsyet pse do të fillojë greva dhe diskriminimin që Qeveria Kurti ka bërë në 3 raste me punëtoret e sektorit privat të Kosovës.

Qeveria e Kosovës më 3 shtator përgatiti një pako 150-milionë, që do të përfshijë subvencionimin e rrymës, si dhe mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë. Ajo kishte paraparë që për sektorin privat mbështetjen ta lërë në kapacitetet e punëdhënësve, të cilët do t’i subvencionojë përgjysmë për tre muaj po qe se ua rrisin pagat punëtorëve.

Këtë kushtëzim e kundërshtoi Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës të cilët i kishin dërguar letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe ministrit të financave, Hekuran Murati, raporton Express.

Dëmtimi i punëtoreve të sektorit privat sipas sindikalistit Azemi u bë në tre raste, fillimisht me 60 eurot që u ndanë për mjekët e infermierët por jo për punëtoret teknik, më pas kur qeveria dha nga 100 euro dhe shumica e punëtoreve të këtij sektori nuk mundën të aplikojnë për ato shtesa, dhe së treti simulimi që u pretendua të bëhej me 50 euro nga qeveria e 50 euro nga punëdhënësit.

“Realisht, deri te ky vendim kemi ardh pasi që pasi në një kohë shumë te shkurtër u dëmtuam 3 herë punëtoret e sektorit privat, kryesisht nëpër spitale ambulanta dhe Qendra të Mjekësisë familjare, qeveria e Kosovës ndau nga 60 euro, çështje simbolik për mjeket e infermieret, por, jo për punëtoret teknik dhe të pjesës fizike. Rasti i dytë, u dëmtuam pasi qeveria kur dha nga 100 euro për secilin punëtorë, disa punëtorë nuk ditën t’i mbushin aplikacionet tyre dhe njëfarë forme e humbën këtë të drejtë me çka ne si Sindikatë bëme kërkese tek ministri Murati që të na jepet një mundësi dhe se paku mjetet që nuk i kanë marr kryesisht punëtoret e sektorit privat që janë të varfër të na jepet një mundësi për ri-aplikim, nuk na e dha ketë mundësi“

“Simulimi i tretë që po bëhet për punëtorë te sektorit publik e privat, punëtoret e privatit ne fillim kur u mor vendimi dhe thanë qe edhe e kushtëzoi qe nëse pronari i jep 50 euro do ti jap edhe unë, ne menduam që është gabim teknik dhe nuk është kuptu mire, të shtunën u mor vendimi për simulim ne ketë formë“, tha kryetari i Sindikatës.

Azemi tregoi se i kanë dërguar letër edhe shefit të ekzekutivit, Kurtit por edhe ministrit të financave, duke thënë se sektori privat po pranon t’i marrë vetëm 50 euro nga Qeveria dhe jo 100 euro.

Kjo pasi sipas tij, pronarët e kompanive private nuk do ta bëjnë këtë financim.

“Fatkeqësish këto mjete në vend që të shkojnë në buxhetin e një familje të varfër të këtyre punëtoreve mbeten në buxhetin e Kosovës dhe, ne i shkruajtëm edhe kryeministrit edhe Muratit i tham… Ne po pranojmë që ta marrim vetëm 50 euroshin e qeverise pasi që jemi të vetëdijshëm që pronarët e kompanive s’do ta bëjnë ketë financim, dhe i tham mjetet që i ke nda me i qit, njëfarë forme po pajtohemi ti marrim veç 50 euro”, tha sindikalisti.

Veprimet e qeverisë ndaj puntorëve të sektorit privat, Azemi i ka konsideruar si lojë dhe i njëjti konfirmoi për Insajderin se përgatitjet për të dalë kundër këtij vendimi kanë filluar, pra greva do të fillojë nga java e ardhshme.

” Tash po del qe njëfarë forme paska qenë një loj e tyre dhe ne patëm dhanë një afat deri me datën 20 shtator, tashme veç janë filluar përgatitjet, normal që është procedurë që me hy ne greve, shpresoj që javën tjetër nëse nuk lëviz diçka, e qe besoj qe s’do te ketë diçka, ne do te na gjejnë në greve. Është një vendim i pakuptimtë një vendim mashtrues, sidomos tek sektori privat pasi ne jemi 2 fish me paga më të ulëta jemi 2 fish punëtor të diskriminuar përderisa punëtoret e sektorit publik e gëzojnë këtë të drejtë, neve na diskriminuan”, shtoi ai.

Sipas sindikalistit qëllimi i qeverisë ka qenë që ato mjete që janë nda të mbeten në buxhetin e Kosovës dhe kësisoj faji t’u mbetet pronarëve të kompanive.

“Ne nuk kemi çka të bëjmë me tutje, s’mund t’ia imponojmë pronareve te kompanisë, na kanë qit në pozitën e lëmosh kërkuesit. “Zoti pronar a mi jep 50 euro se edhe qeveria po mi jep”, ma mirë 10 euro pa kushtëzim. Qëllime ka qene qe mjetet të mbeten te buxheti i Kosovës dhe t’i bëjë fajtor pronarët e kompanive”, tha për fund Azemi.

Kujtojmë se Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës tashmë është në javën e tretë të grevës.

JU REKOMANDOJMË

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me prova në shtator
Kryesore

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me prova në shtator

28/07/2025 - 21:19
Kapet me 113 km/h në zonë 60, gjobitet mërgimtari -Rasti i dërgohet autoriteteve zvicerane
Kryesore

Kapet me 113 km/h në zonë 60, gjobitet mërgimtari -Rasti i dërgohet autoriteteve zvicerane

28/07/2025 - 21:17
Pasi Pacolli kaloi keq në RTK, Haxhiu del me “vendim”: Ta vendosim një fund për këtë valë shpifjesh
Kryesore

Pasi Pacolli kaloi keq në RTK, Haxhiu del me “vendim”: Ta vendosim një fund për këtë valë shpifjesh

28/07/2025 - 20:55
“Ndërmjetësit s’mund të na detyrojnë ta njohim Kosovën, prandaj sulmohen nga Prishtina”: Daçiq del me pretendime
Lajme

Daçiq e quan marrëveshjen e Brukselit mashtrim, por më pas thotë se e dinin çfarë po firmosnin

28/07/2025 - 20:13
“Nuk iu sulmuan se jeni grua”, “ Jeni gazetare e nënshtruar”, Fitore Pacolli përplaset me gazetaren e RTK-së
Kryesore

“Nuk iu sulmuan se jeni grua”, “ Jeni gazetare e nënshtruar”, Fitore Pacolli përplaset me gazetaren e RTK-së

28/07/2025 - 19:57
Elshani: Qytetarët të kenë kujdes të mos hidhen nga Ura e Ujmanit
Kryesore

Elshani: Qytetarët të kenë kujdes të mos hidhen nga Ura e Ujmanit

28/07/2025 - 19:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeprokurori Isufaj tregon çka i kishte premtuar Radoiçiqi Prokurorisë Speciale, në këmbim të tërheqjes se urdhër-arrestit

    Kryeprokurori Isufaj tregon çka i kishte premtuar Radoiçiqi Prokurorisë Speciale, në këmbim të tërheqjes se urdhër-arrestit

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Isufaj i përgjigjet Kurtit: Nivel i ulët, në karrierën time nga 300 aktakuza vetëm 6 i kam të refuzuara, as që po më intereson a e di ai këtë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Zyrtari policor sulmohet në rrugë nga tre të rinj në Mitrovicë – njëri kapet me thikë, tjetri në arrati (EMRAT)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Nuk iu sulmuan se jeni grua”, “ Jeni gazetare e nënshtruar”, Fitore Pacolli përplaset me gazetaren e RTK-së

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ujdia u arrit në fillim”/ Pse u ‘prishën’ Kurti e Limaj?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë