Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi-Qeverisë: Nëse nuk na jep neve ndihmën, atëherë le ta merr dhe ta paguan rrymën e serbëve

06/11/2022 - 11:40
në Ekonomi, Lajme
A A
Azemi-Qeverisë: Nëse nuk na jep neve ndihmën, atëherë le ta merr dhe ta paguan rrymën e serbëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përfaqësues të sektorit privat dhe bizneset thotë se janë diskriminuar nga Qeveria me pakon kundër inflacionit, në të cilën përfshihet subvencionimi i punëtoreve në ndërmarrjet publike me shumën prej 100 eurove, porse e njëjta nuk vlen edhe për punëtorët e sektorit privat.

Kryesindikalisti i punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi tha se nëse qeveria të njëjtën masë nuk e respekton edhe për punëtorët privat le t’i merr ato para dhe ta paguan rrymën e serbeve në veri.

Azemi tha se ky është vendimi më skandaloz i kësaj qeveria që nga ardhja e tyre në pushtet.

“Mendoj se vendimi më skandaloz që nga ardhja në pushtet e deri më sot, është bërë diskriminimi i punëtorëve të sektorit privat prej punëtorëve të sektorit publik. Ne nuk e themi se me ato 50 euro ose 100 euro në një formë do ta zgjedh çështjen e asistencës sociale, por nëse një punëtor i sektorit privat, e ku janë mbi 200 punëtorë të cilët kryejnë obligimet e veta ndaj buxhetit të Kosovës, nëse punëtorët e sektorit privat të Kosovës janë dyfish më të varfër me pagat e tyre, me këto t’i stimulosh me arsyeje punëtorët e sektorit publik dhe t’i lësh jashtë punëtorët e sektorit privat, ky diskriminim ka ndodhur vetëm në vitet 90/99. T’i japësh një grupit të caktuar që është dyfish më i pasur sesa ne dhe mos të na japësh neve, që kryesisht pjesa dërmuese e mbushin buxhetin”, tha Azemi.

Azemi shtoi se qeveritarët do t’i mallkojë djersa e punëtorëve të sektorit privat.

“Qeverisë mund t’i them vazhdo kështu se me këto vendime nuk ke ardhur në pushtet, këta njerëz që sot i ke prurë në këtë gjendje, këta sigurisht se edhe në të ardhmen janë në vetëdije si të vendosin. Ju ke premtuar shumë që do të ketë pagë 350 euro, ke premtuar stimulim më shumë se punëtoret e sektorit publik, ke premtuar se do të ketë mbi 100 inspektorë për mbikëqyrjen e ligjit, punës dhe ligjeve tjera me qëllim të përmirësimit të pozitës të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës dhe i njëjti t’i shantazhojë këta punëtorë, më të vërtetë jam pa koment… Këtë ndarje që e ke bërë është shumë e rëndë dhe do të iu mallkojë djersa e punëtoreve të sektorit privat. Po e them me ironi nëse nuk na jep neve, dhe që nuk është duke na dhënë, atëherë le ta merr dhe ta paguan rrymën e serbeve të cilët të cilët bëjnë komoditet me djersen tonë”, shtoi Azemi.

Ai tha se i kanë dërguar katër shkresa kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, ku kanë kërkuar që të ndryshohet kushti i fundit për rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit privat, porse të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

“Nuk kemi dëshirë që të hymë në konfrontime me qeverinë, sepse e morëm një mostër nga greva, por megjithatë i themi që je pjesë përbërëse e ikjes së të rinjve nga Kosova, pasi nuk e ke bërë as lavrën e miut për t’ia rregulluar punëtorit të sektorit privat gjendjen… Të qeveria vetëm për kërkesën e eliminimin e kushtëzimit nga pronarët e kompanive, janë rreth katër për kryeministrin dhe katër për ministrin. Nuk kemi marrë asnjë përgjigje, në një formë heshtin”, tha Azemi./KP

JU REKOMANDOJMË

“Largohuni nga ky shtet”: Refugjatët ukrainas po ndihen gjithnjë e më të pasigurt në Poloni

“Largohuni nga ky shtet”: Refugjatët ukrainas po ndihen gjithnjë e më të pasigurt në Poloni
01/08/2026 - 17:08

Pak para se ajo dhe i dashuri i saj u rrahën brutalisht në rrugët e qytetit polak të Vroklavit, ukrainasja e quajtur Anastasia Kitsay ishte brenda një dyqani...

Më shumëDetails

Dogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë

Dogana zbulon 157 palë atlete të padeklaruara në Vërmicë
01/08/2026 - 16:50

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të padeklaruara gjatë një kontrolli rutinor të zhvilluar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë. SipasDoganës, zyrtarët e saj ndaluan një...

Më shumëDetails

Ukraina fundos anijen ruse “Yanina”, godet edhe tri rafineri nafte

Ukraina fundos anijen ruse “Yanina”, godet edhe tri rafineri nafte
01/08/2026 - 16:36

Ukraina ka ndërmarrë një seri sulmesh të reja ndaj objektivave ruse, duke fundosur një anije kontejnerësh të lidhur me korporatën shtetërore ruse të energjisë bërthamore, Rosatom, si dhe...

Më shumëDetails

Ymeri kundër vendimit të Kuvendit të LDK-së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

Ymeri kundër vendimit të Kuvendit të LDK-së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
01/08/2026 - 16:23

Deputetja e zgjedhur e LDK’së, Janina Ymeri, ka reaguar pas vendimit që u miratua nga Kuvendi i Përgjithshëm i LDK’së, duke shpërndarë disa nene të Kushtetutës ku flet...

Më shumëDetails

Zotimi francez “që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e KiE”, Ambasada e Gjermanisë: Të zbatohen obligimet dhe të sigurohet mbështetja

Zotimi francez “që Kosova të bëhet sa më shpejt anëtare e KiE”, Ambasada e Gjermanisë: Të zbatohen obligimet dhe të sigurohet mbështetja
01/08/2026 - 16:14

Tema e harruar për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës për më shumë se dy vjet, që pas entuziazmit të rritur në vitin 2024 kur edhe dështoi...

Më shumëDetails

Abazi: Konstituimi i Kuvendit “sa për sy e faqe”, skenari po çon në zgjedhje të reja

Kandidatja e AAK lidhi koalicion me VV’në në Fushë Kosovë, Abazi: U tregua pragmatike, s’jemi zbutur
01/08/2026 - 16:00

Kosova po hyn në një krizë të re institucionale që, sipas ish-zëvendëskryeministrit Haki Abazi, është planifikuar prej kohësh. Ai vlerëson se shtyrja e seancës konstituive deri në fund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    Qeveria ndan 1.4 milionë euro për pakon e ringjalljes ekonomike

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Fëmija bie në ujë në një restorant në Mitrovicë, mjekët i shpëtojnë jetën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Denoncim ndaj HEBS: Krahët e pulës i shiten një qytetareje me pupla

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • 32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë