Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare

10/06/2026 - 13:40
në Lajme
A A
Azemi: S’përjashtohet mundësia që shtesat prej 100 eurosh për sektorin privat të mos ekzekutohen fare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka shprehur dyshime se shtesat prej 100 eurosh të premtuara për punëtorët e sektorit privat mund të mos ekzekutohen fare, duke kërkuar sqarime publike nga Ministria e Financave dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti për vonesat në realizimin e pagesave. Gjithashtu ai përsëriti se shtesat prej 100 euro u miratuan për ekzekutim në kohë fushate.

Azemi në një intervistë për Ekonomia Online ka bërë të ditur se i është drejtuar publikisht institucioneve përgjegjëse pasi, sipas tij, pas përfundimit të zgjedhjeve nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar lidhur me afatin e shpërndarjes së mjeteve për punëtorët e sektorit privat.

“Punëtorët e sektorit privat gjithmonë dëmtohen kur janë në pyetje ndarjet financiare. Kjo shumë prej 100 eurosh është simbolike dhe nuk është diçka e madhe për t’u përmendur, por megjithatë është premtuar. Para zgjedhjeve, kryeministri, ministri i Financave dhe ministrat e tjerë dilnin vazhdimisht dhe tregonin hap pas hapi se ku kishin arritur procedurat. Tani zgjedhjet kanë përfunduar dhe jemi në ditën e tretë pa asnjë deklarim nga Qeveria. Askush nuk po thotë nëse mjetet do të ndahen pas një dite, dy apo një jave. Kjo është arsyeja pse kemi kërkuar sqarim publik”, tha Azemi.

Ai deklaroi se mungesa e informacionit po krijon dyshime serioze tek punëtorët dhe vetë sindikata.

“Mirë që janë bërë pagesat për pensionistët dhe kategoritë e tjera, por çfarë po ndodh me punëtorët e sektorit privat? Pse po ndodh kjo vonesë? Nuk jam i sigurt, por ekziston mundësia që këto mjete të mos ndahen fare. Ne e kemi thënë edhe para zgjedhjeve se qëllimi i këtyre pagesave dukej më shumë si përpjekje për të fituar vota sesa për të zbutur gjendjen sociale. Tani që zgjedhjet kanë kaluar, po shohim se kjo çështje nuk po trajtohet me urgjencën që kishte më herët”, u shpreh ai.

I pyetur nëse pret përgjigje nga Qeveria, Azemi tha se nuk beson se do të marrë ndonjë reagim personal, por insistoi se institucionet kanë obligim t’u japin llogari qytetarëve.

“Unë personalisht nuk pres që të më përgjigjen mua. Ata kanë obligim t’u përgjigjen punëtorëve të sektorit privat dhe të gjithë atyre njerëzve të cilëve u kanë kërkuar votën. Nuk kemi nevojë për përgjigje formale, por për veprim. Punëtorët po na kontaktojnë çdo ditë dhe po pyesin kur do t’i marrin këto mjete. Ne nuk dimë as datën dhe as kohën e ekzekutimit, prandaj kemi vendosur ta adresojmë çështjen aty ku e ka vendin. Kjo nuk duhet të neglizhohet dhe institucionet duhet të dalin sa më shpejt me një sqarim”, tha ai.

Sipas Azemit, edhe informacionet jozyrtare që ka marrë nuk japin siguri se procesi po ecën siç duhet.

“Nga informacionet jozyrtare që kemi, duket se disa persona përgjegjës po merren me këtë çështje, por fakti që askush nuk po del publikisht të tregojë nëse do të ketë vonesë apo jo, na bën të dyshojmë se diçka nuk është në rregull. Edhe mundësia që të mos ndahen fare këto mjete nuk mund të përjashtohet. Shpresoj që kjo të mos ndodhë, por mungesa e transparencës po krijon shumë pikëpyetje”, deklaroi ai.

Azemi e lidhi vonesën edhe me periudhën zgjedhore, duke thënë se para zgjedhjeve procedurat zhvilloheshin me ritëm shumë më të shpejtë.

“Para zgjedhjeve punohej natë e ditë për të proceduar vendimet dhe për të siguruar që këto mjete të ndaheshin. Tani kanë kaluar tri ditë dhe nuk ka asnjë lëvizje konkrete. Kjo të shtyn të mendosh se ndoshta këto pagesa janë përdorur si premtim elektoral dhe jo si masë e mirëfilltë sociale. Shpresoj të jem gabim, por faktet aktuale po krijojnë dyshime”, tha ai.

Duke folur për trajtimin e punëtorëve të sektorit privat, Azemi kritikoi dallimin mes përfitimeve të zyrtarëve publikë dhe atyre që, sipas tij, u janë premtuar punëtorëve.

“Ne kemi thënë që, në gjithë këtë ndarje, edhe në të kaluarën, edhe tani, punëtorët e sektorit privat të Kosovës, sepse, ne në një farë forme nuk trajtohemi si duhet dhe çka duhet. Paramendoni ju. Qeveritarët tanë, ministrat tanë, po shprehem kështu thjesht si fshatar, haram i qofshin. Që të gjithë, brenda një muaj dite, kanë marrë, ka dy paga, që i bie mesatarisht, një person i ka marrë 4000 euro, dhe këta punëtorët e sektorit privat të Kosovës, jo që i morën nga dy paga, por edhe kanë 100 euro që na i ndanë, domethënë ne sot nuk jemi të gatshëm me i marrë. Bëni një, një krahasim, domethënë, një ministër joni, një deputet i joni, ka marrë 40 herë më shumë mjete për një muaj ditë, sesa ne , që, ndoshta do t’i marrin ose s’do t’i marrin. Ai i ka marrë 4000 euro, ne i kemi marrë, s’i kemi marrë as nga 100 euro”, shtoi Azemi.

Ndërkaq Qeveria në detyrë në mbledhjen e mbajtur më 22 maj miratoi pakon “Inflacioni 2.0”, ku ndau nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, fëmijët e studentët, rriten edhe shtesat për lehonat.

Deri më tani shtesat nuk janë ndarë për studentët dhe sektorin privat.

JU REKOMANDOJMË

Blakaj: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?
10/06/2026 - 14:14

Rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit dhe interesimi i ulët i votueseve, u diskutua nga opinionisti Korab Blakaj në emisionin “Kosova Today”. Ai tha se si pasojë e...

Më shumëDetails

Mbretëria e Bashkuar ndryshon udhëzimin për shtetasit e saj sa i përket udhëtimeve në Veri të Kosovës

Mbretëria e Bashkuar ndryshon udhëzimin për shtetasit e saj sa i përket udhëtimeve në Veri të Kosovës
10/06/2026 - 14:07

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka ndryshuar rekomandimin për qytetarët e saj sa i përket udhëtimit në Veri të Republikës së Kosovës, shkruan Express....

Më shumëDetails

Bugaqku: Nga 6 gusht deri me 6 tetor, duhet të kemi të gjitha institucionet

Bugaqku: Nga 6 gusht deri me 6 tetor, duhet të kemi të gjitha institucionet
10/06/2026 - 14:05

Bazuar në afatet kushtetuese për krijim të institucioneve të reja, Vullent Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se nga java e parë gushtit deri në javën e...

Më shumëDetails

Biblioteka Kombëtare e Kosovës hap ekspozitën “KFOR and Kosova +25” për Ditën e Çlirimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës hap ekspozitën “KFOR and Kosova +25” për Ditën e Çlirimit
10/06/2026 - 13:53

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ‘Pjetër Bogdani’ ka njoftuar hapjen e një ekspozite fotodokumentare me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës. Ekspozita mban titullin “KFOR and...

Më shumëDetails

E tmerrshme | ‘Vdekje, plumbi’, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë nga dy mbështetës të VV-së

E tmerrshme | ‘Vdekje, plumbi’, Vjosa Osmani kërcënohet me jetë nga dy mbështetës të VV-së
10/06/2026 - 13:50

Gjuha ofenduese, denigruese dhe linçuese ndaj Presidentes së gjashtë së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka marrë përmasa shqetësuese, duke eskaluar në kërcënime serioze me jetë nga individë që...

Më shumëDetails

Supremja e lë në fuqi gjobën për VV-në për abuzimin me 10-vjeçaren në tubim

Supremja e lë në fuqi gjobën për VV-në për abuzimin me 10-vjeçaren në tubim
10/06/2026 - 13:43

Gjykata Supreme e Kosovës ka lënë në fuqi vendimin e PZAP-së, duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me gjobën prej 5.100 eurosh të shqiptuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    Ky është U.D. Udhëheqësi i ministrisë së Kusari Lila që po i fsheh kundërligjshëm dokumentet e skandalit të kompanive të naftës

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Midis Skenderajt po ndërtohen pa leje disa kate objekt banesor, Pse komuna nuk po e ndalon?

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    467 Shpërndaje
    Shpërndaje 187 Tweet 117
  • Ish kandidati për deputet kërkon largimin e Bedri Hamzës nga kreu i partisë: PDK-së i duhet një lider i vërtetë, ja cili është ai

    322 Shpërndaje
    Shpërndaje 129 Tweet 81
  • U cilësua si “penicilini” i opozitës, kaq vota ka marrë Adriana Matoshi

    247 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë