Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Baba i bashkimit kombëtar apo i asociacionit

24/10/2023 - 13:00
në Opinione
A A
Baba i bashkimit kombëtar apo i asociacionit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Bekim Çollaku

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje u ngjitën në skenën politike të Kosovës me premtimin për një qeverisje transparente, demokratike dhe të ndershme. Kurti iu premtoi votuesve të tij se nuk do të negociojë me Serbinë, së paku jo pa kërkuar Serbia falje për të gjitha krimet e bëra në Kosovë. Sloganet e tyre ishin të fuqishme, duke u bërë thirrje për ndryshim dhe duke sfiduar status quo-në. Megjithatë, ardhja e tyre në pushtet solli me vete edhe një ndryshim në qasjen politike, veçanërisht në lidhje me çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe apo “Zajednicën”, siç preferonte ta quante z. Kurti. Negociimi dhe pranimi i Marrëveshjes Bazike nga ana e Kurtit, e cila në themel të saj e ka themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është dëshmi e qartë se si ai ka ndryshuar qëndrimin e tij politik, duke i tradhtuar kështu qytetarët që e votuan.

Kurti ka qenë një kundërshtar i ashpër i Asociacionit, duke e konsideruar atë si një kërcënim për sovranitetin e Kosovës. Ai ka argumentuar se ky lloj Asociacioni është një produkt i ndikimit serb dhe atij ndërkombëtar, dhe se ai do të minonte pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës. Megjithatë, pas ardhjes në pushtet, qëndrimi i Kurtit ka ndryshuar ndjeshëm. Ai e ka pranuar Asociacionin, duke e bërë këtë pjesë të bisedimeve të brendshme dhe ndërkombëtare. Dhe, si rrjedhojë, Kurti do të detyrohet që ta themelojë këtë Asociacion!

Ky ndryshim i qëndrimit, sigurisht ka shkaktuar zhgënjim të madh mes elektoratit të Kurtit dhe ka ngritur pyetje të rëndësishme mbi integritetin e tij politik. A është ky një rast i thjeshtë i realpolitikës, ku Kurti duhet të bëjë kompromise për të arritur qëllime më të mëdha? Apo është një shembull flagrant i mashtrimit politik, ku premtimet elektorale janë hedhur poshtë, në emër të interesave personale ose të ngushta politike? Apo, ndoshta mund të argumentohet se ky ndryshim i qëndrimit të Kurtit është reflektim i realitetit të ashpër të politikës dhe nevojës për kompromise. Megjithatë, kjo nuk e justifikon aspak mënyrën se si ai e transmeton këtë ndryshim përballë opinionit publik.

Gjatë tërë kohës ka pasur një mungesë të qartë transparence dhe ndershmërie në mënyrën se si Kurti dhe ekipi i tij e kanë menaxhuar këtë çështje, duke lënë shumë qytetarë të ndihen të tradhtuar dhe mashtruar. Integriteti politik kërkon që liderët të jenë të ndershëm dhe transparentë me zgjedhësit e tyre. Kur premtimet elektorale bëhen vetëm mjete për të arritur në pushtet, dhe jo udhërrëfyes për veprimin politik, demokracia vihet në rrezik. Kurti ka detyrimin të shpjegojë ndryshimin e qëndrimit të tij dhe të demonstrojë se si kjo i shërben interesave të Kosovës, dhe jo vetëm interesave të ngushta politike.

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje erdhën në pushtet me premtimin për një ndryshim të madh politik dhe shoqëror në Kosovë. Megjithatë, ndryshimi i tyre i qëndrimit në lidhje me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe ka shkaktuar zhgënjim të madh dhe ka hedhur dyshime mbi integritetin e tyre politik. Kurti duhet të tregoj se ky ndryshim qëndrimi është në të mirën e Kosovës, në të kundërtën, duhet të kërkoj falje publike ndaj atyre që i ka fyer dhe akuzuar për tradhti për vite të tëra. Kurti duhet ta pranojë publikisht që kundërshtimi i Asociacionit kur ishte në opozitë, ka qenë thjesht një veprim strategjik për të fituar vota, e jo një kundërshtim parimor. Ai duhet të sqarojë se asociacioni në fjalë nuk ka qenë kërcenim për sovranitetin e Kosovës as në vitin 2013, dhe nuk është as sot, në vitin 2023. Kurti, duhet të rrëfehet publikisht në rast se pretendon se ende nuk është zhveshur nga të gjitha parimet që i kishte proklamuar përpara ardhjes në pushtet. Demokracia dhe integriteti politik nuk kërkojnë asgjë më pak se kaq.

Albin Kurti ka investuar gjithë karrierën e tij vetëm e vetëm që të zërë një vend në historinë moderne të Kosovës. Ai ka shfaqur ambicie edhe më të mëdha. Së pari, ai ka synuar të zërë vend në historinë kombëtare shqiptare, prandaj në thelb të platformës së tij dikur (para ardhjes në pushtet) ishte slogani për bashkim kombëtar. Së dyti, Asociacioni apo “Zajednica” ka qenë ajo çfarë Albini publikisht e ka kundërshtuar me të gjitha mjetet. Votuesit i kanë besuar Albinit plotësisht në përmbushjen e këtyre do qëllimeve politike.

Mandati i Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës po shkon drejt fundit. Kurti tashmë ka hequr dorë nga bashkimi kombëtar dhe ka ulur nivelin e bashkëpunimit politik ndërshtetëror ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në nivelin më të ulët që nga përfundimi i luftës në vitin 1999. Në anën tjetër, Kurti e ka pranuar Marrëveshjen Bazike, e cila në thelb e ka themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Prandaj, hapi i radhës për Kurtin pashmangshëm është themelimi i këtij asociacioni. Sipas kësaj perspektive transformuese, Kurti është në prag të dhënies vulë të trashëgimisë së tij politike. Ende nuk është e qartë se çfarë vendi do të zërë ky transformim i tij radikal në historinë tonë moderne.

Sido që të jetë, janë vetëm qytetarët e Kosovës ata që duhet të gjykojnë dhe ta mbajnë përgjegjës Albin Kurtin dhe trashëgiminë e tij politike. Faktori kohë, shumë shpejt do të dëshmojë se çfarë trashëgimie politike do të lerë mbrapa ai. Për votuesit e tij, do të ishte fatkeqësi e madhe që Albin Kurti nga premisa e tij për t’u bërë një nga baballarët e bashkimit kombëtar, të përfundojë si themelues i “Zajedncës.” Në rast se kjo hipotezë vërtetohet nga veprimet e Kurtit, atëherë jo vetëm historia do të tregohet e pamëshirshme, por krahas saj edhe votuesit e tij. Kurti e di ose do të duhej ta di në një gjë të tillë.

Si përfundim, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka për detyrë të mendojë jo vetëm për fatin e tij personal politik, po mbi të gjitha, duhet ta verë në rënd të parë interesin e shtetit të Kosovës. Ata udhëheqës, të cilët deri më sot e kanë vënë interesin e Kosovës mbi gjithçka tjetër, kanë zënë vendin e mëritur në historinë tonë moderne. Kurse për ata të tjerët… askund. Asgjë!

JU REKOMANDOJMË

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë

Tani Kosova duhet të synojë bashkimin me Shqipërinë
02/10/2026 - 15:30

Pas vendimit të Hagës, që preku në thelb një prej shtyllave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës, dhe pas viteve të bllokimit ndërkombëtar, sanksioneve pas Banjskës...

Më shumëDetails

EULEX-i nuk na njeh si shtet, por e mbështet Gjykatën që gjykon në emër të popullit tonë

Koci për ngërçin politik: Fajin e ka edhe Gjykata Kushtetuese – do ta vazhdojë protestën (VIDEO)
29/09/2026 - 15:02

Shkruan: Arianit Koci Zyrtarisht, EULEX-i është neutral ndaj statusit të Kosovës dhe vepron në kuadër të Rezolutës 1244. Në praktikë, nuk e afirmon Republikën e Kosovës si shtet....

Më shumëDetails

Vendimi i Gjykatës Speciale dhe pse Kosova duhet ta ndryshojë ligjin

Vendimi i Gjykatës Speciale dhe pse Kosova duhet ta ndryshojë ligjin
26/09/2026 - 11:32

Dënimet me nga 25 vjet burgim të shqiptuara ndaj Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, së bashku me dënimet për Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin, janë të rënda. Por...

Më shumëDetails

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit

Nevoja për kthjelltësi strategjike në kohë zhgënjimi: Lufta jonë është kundër padrejtësisë, jo kundër Perëndimit
19/09/2026 - 14:05

Shkruan: Adri Nurellari Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara ka shkaktuar me të drejtë zemërim, pikëllim dhe ndjenjën e një padrejtësie të thellë. Mirëpo, krahas...

Më shumëDetails

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare

Aktgjykimi që mohoi jurisprudencën ndërkombëtare
18/09/2026 - 11:42

VENDIMI I 16 SHTATORIT-THIKË PAS SHPINE PAVARËSISË SË KOSOVËS Shkruan: Bardhyl Mahmuti Reagimet e shumta në të katër anët e botës ndaj vendimit të 16 shtatorit, ka nxitur...

Më shumëDetails

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve

Kuvendi të kërkojë verifikim kombëtar: Nëse Dhomat e Specializuara kanë tejkaluar mandatin, të shqyrtohet marrja e autorizimeve
17/09/2026 - 22:39

Aktgjykimi i 16 shtatorit 2026 ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka krijuar një situatë të re dhe jashtëzakonisht të ndjeshme për Republikën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    790 Shpërndaje
    Shpërndaje 316 Tweet 198
  • Paratë po ‘avullohen’ nga llogaritë e klientëve Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht?

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Thellohet skandali me Raiffeisen Bank, paratë zhduken edhe nga llogaritë e bllokuara

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • U shfaq në videot e Adi Hilës, Blerina Matraku kërkon falje publike: Jam një grua që për fat të keq, jam përballur e vetme me sfidat e jetës

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë