Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babai i Salih Mustafës në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale nuk jep asnjë detaj nëse ia refuzoi vizitën Calit

23/12/2025 - 09:45
në Lajme
A A
Zhvillime dramatike, Cali nga burgu i lutet Kosovës për ndihmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Babai i Salih Mustafës, u raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Madje, Organizata e Veteranëve të Luftës doli me reagim, duke theksuar se Calit iu refuzua kërkesa për vizitë.

Megjithatë, nga Gjykata Speciale nuk kanë dhënë asnjë konfirmim.

Në një përgjigje për Nacionalen, Specialja ka theksuar se Ligji ia lejon Mustafës të bëjë kërkesë, por deri më tash nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon të paraburgosurve të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse është bërë një kërkesë”, thuhet në përgjigje.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte njoftuar se Salih Mustafës, i dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vite burgim, i është refuzuar kërkesa që ta vizitojë babanë që raportohet të jetë në gjendje kritike shëndetësore.

“Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut”, tha OVL-UÇK në reagimin e saj.

Sipas kësaj organizate, Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për pasojë, nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor.

“Ju njoftojmë se OVL UÇK këtë shqetësim do ta ngrejë tek të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje të rënda”, u tha më tutje.

“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, u tha në reagimin e OVL-UÇK.

Për këtë, reagoi edhe Vlora Çitaku nga PDK-ja.

“Gjykata Speciale ia ka refuzuar kërkesën Calit për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi speciale. Edhe më e rëndë është heshtja e institucioneve tona. Një heshtje e turpshme. Cali është i fortë. Ai e përballon. Nuk thyhet. Por ju që mbani pozita drejtuese në institucione, e që nuk veproni, do t’ju mbulojë turpi. Indiferenca juaj është bashkëfajësi. Të mjerë”, shkroi ajo.

Gjykata Speciale ia kishte refuzuar edhe Hashim Thaçit kërkesën disa herë për të ardhur në Kosovë, që ta vizitojë babanë e sëmurë.

Kurse, ish-eprorët e tjerë të UÇK-së nuk u lejuan të marrin pjesë në ceremoni mortore, por vetëm pasi mbyllej e pamja. Kjo ishte kritikuar ashpër në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet
Lajme

Hamza: TVSH zero për produktet esenciale, çmime më të lira dhe lehtësim i drejtpërdrejtë për familjet

23/12/2025 - 10:20
“Ëndrra sheh veç Kurti” – Krasniqi i reagon Albin Kurtit
Lajme

Rrezarta Krasniqi uron 36-vjetorin e LDK-së: Numri 36 simbol i vazhdimësisë dhe përgjegjësisë politike

23/12/2025 - 10:09
Arrestohet një person në Vërmicë, tentoi t’i japë ryshfet 10 euro policit
Lajme

Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

23/12/2025 - 10:05
Pasi njoftoi se Trump i ka shkruar, Osmani e publikon letrën e plotë: E përkushtuar të punojë me Presidentin në vitet që vijnë
Kryesore

Osmani: Ne kemi besim të plotë në administratën Trump

23/12/2025 - 09:27
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

Zhduket vajza 12-vjeçare në Junik – dyshohet se u largua me një veturë Peugeot

23/12/2025 - 09:12
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Përplasje në Dumnicë të Podujevës – dy vëllezër dyshohen për sulm, njëri tentoi të nxjerrë një mjet të fortë

23/12/2025 - 08:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Policia deklarohet për vdekjen e Shemit

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë