Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babai i Salih Mustafës në gjendje të rëndë, Gjykata Speciale nuk jep asnjë detaj nëse ia refuzoi vizitën Calit

23/12/2025 - 09:45
në Lajme
A A
Zhvillime dramatike, Cali nga burgu i lutet Kosovës për ndihmë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Babai i Salih Mustafës, u raportua se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Madje, Organizata e Veteranëve të Luftës doli me reagim, duke theksuar se Calit iu refuzua kërkesa për vizitë.

Megjithatë, nga Gjykata Speciale nuk kanë dhënë asnjë konfirmim.

Në një përgjigje për Nacionalen, Specialja ka theksuar se Ligji ia lejon Mustafës të bëjë kërkesë, por deri më tash nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon të paraburgosurve të kërkojnë një vizitë në Kosovë për arsye bindëse humanitare. Deri më tani nuk ka asnjë dosje publike që trajton pyetjen tuaj nëse është bërë një kërkesë”, thuhet në përgjigje.

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte njoftuar se Salih Mustafës, i dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vite burgim, i është refuzuar kërkesa që ta vizitojë babanë që raportohet të jetë në gjendje kritike shëndetësore.

“Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut”, tha OVL-UÇK në reagimin e saj.

Sipas kësaj organizate, Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për pasojë, nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor.

“Ju njoftojmë se OVL UÇK këtë shqetësim do ta ngrejë tek të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare, përfshirë organizatat për të drejtat e njeriut, duke kërkuar reagim dhe përgjegjësi për këto shkelje të rënda”, u tha më tutje.

“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, u tha në reagimin e OVL-UÇK.

Për këtë, reagoi edhe Vlora Çitaku nga PDK-ja.

“Gjykata Speciale ia ka refuzuar kërkesën Calit për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo nuk është drejtësi. Kjo është padrejtësi speciale. Edhe më e rëndë është heshtja e institucioneve tona. Një heshtje e turpshme. Cali është i fortë. Ai e përballon. Nuk thyhet. Por ju që mbani pozita drejtuese në institucione, e që nuk veproni, do t’ju mbulojë turpi. Indiferenca juaj është bashkëfajësi. Të mjerë”, shkroi ajo.

Gjykata Speciale ia kishte refuzuar edhe Hashim Thaçit kërkesën disa herë për të ardhur në Kosovë, që ta vizitojë babanë e sëmurë.

Kurse, ish-eprorët e tjerë të UÇK-së nuk u lejuan të marrin pjesë në ceremoni mortore, por vetëm pasi mbyllej e pamja. Kjo ishte kritikuar ashpër në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Muharremi për zhvillimet në LDK: Rënia e kësaj partie, ishte rritje për VV-në

Muharremi për Gërvallën: Është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
04/05/2026 - 17:08

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka komentuar spekulimet për përplasje në LDK. Ai ka thënë se sa herë ka rënë LDK-ja në zgjedhje, është rritur VV-ja. Postimi:...

Më shumëDetails

Havolli pasi Rama e shkarkoi nga pozita e drejtorit në Komunë: Kryetari ra në ndikim të PDK-së

Havolli pasi Rama e shkarkoi nga pozita e drejtorit në Komunë: Kryetari ra në ndikim të PDK-së
04/05/2026 - 16:52

Ish-drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, ka deklaruar se është shkarkuar nga pozita e tij nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama. Havolli...

Më shumëDetails

Për vetëm 18 ora të rrymës KEDS-i dënohet me 90 mijë euro – u kishte dalë afati

Për vetëm 18 ora të rrymës KEDS-i dënohet me 90 mijë euro – u kishte dalë afati
04/05/2026 - 16:17

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka shqiptuar 18 gjoba ndaj KEDS-it në vlerë totale prej 90 mijë eurosh, për njehsorë elektrikë me afat të skaduar të...

Më shumëDetails

Kurti takohet me kryeministrin e Kroacisë, theksohet nevoja për “forcimin e aleancave dhe koordinimit politik”

Kurti takohet me kryeministrin e Kroacisë, theksohet nevoja për “forcimin e aleancave dhe koordinimit politik”
04/05/2026 - 16:00

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Jerevan të Armenisë....

Më shumëDetails

Muharremi për “përplasjet” në LDK: Rënia e kësaj partie, ishte rritje për VV-në

Orkestrimi i Ekonomisë, Rasti i Kosovës
04/05/2026 - 15:26

Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi, ka komentuar spekulimet për përplasje në LDK. Ai ka thënë se sa herë ka rënë LDK-ja në zgjedhje, është rritur VV-ja. Postimi:...

Më shumëDetails

Sekuestrohen 10 armë e një sasi municionesh në Prishtinë, policia jep detaje

Sekuestrohen 10 armë e një sasi municionesh në Prishtinë, policia jep detaje
04/05/2026 - 15:19

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka zhvilluar aktivitete të shumta operative gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara, ku në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    Jeta e ‘shfrenuar’ e militantit të VV-së që e quajti Pejgamber Albin Kurtin (Pamje)

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Trondit aktivisti Dardan Krasniqi – thotë se Mehdi Musa që sot përkrah Albin Kurtin, dikur u shtronte flija e kingja ushtarëve serbë

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Kërcet” dajaku brenda qelive të burgut, humbin jetën dy persona

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Briki publikon foto nga shtrati, duket kaq provokuese (Foto)

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arkitektura e barazisë: Pse vëllezërit në Kosovë ndërtojnë shtëpi të njëjta?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë