Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare

29/06/2026 - 10:37
në Lajme
A A
Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar hetimet për vrasjen e rëndë që tronditi Ferizajn mbrëmjen e së dielës, ku babë e bijë kanë përfunduar në ndalim nën dyshimin për përfshirje në krim, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë Muhamet Begisholli rreth 48 vjeç dhe vajza e tij Arjeta Roshaj rreth 24 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Viktimë në këtë rast është Florim Haxhidema rreth 32 vjeç, i cili u gjet pa shenja jete në një banesë në katin e nëntë të objektit “Intercon C1”, në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj.

Sipas burimeve, viktima kishte një plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit. Pranë trupit të pajetë është gjetur edhe një pistoletë, e cila së bashku me një gëzhojë është sekuestruar për ekzaminime forenzike.

Sinjali mëson se banesa ku ndodhi ngjarja i përkiste Muhamet Begishollit. Në momentin e incidentit, sipas hetimeve, në banesë ndodheshin edhe bashkëshortja e tij Hanife Roshaj dhe vajza Arjeta Roshaj.

Burimet bëjnë të ditur se Arjeta Roshaj kishte pësuar gjithashtu lëndime trupore dhe është dërguar në Repartin e Psikiatrisë në QKUK, ndërsa edhe ndaj saj Prokurori ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Ndërkohë, H. R., bashkëshortja e Muhamet Begishollit dhe nëna e Arjeta Roshajt, në këtë fazë të procedurës është trajtuar në cilësinë e dëshmitares dhe ende nuk është intervistuar.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i Florim Haxhidemës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara

Zhvillim i ri për vrasjen në Ferizaj – ndryshon vepra penale, identifikohet e dyshuara
29/06/2026 - 11:38

Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndryshuar kualifikimin e veprës penale për rastin e vrasjes në Ferizaj të dielën në mbrëmje. Hetimet për rastin ku u privua nga...

Më shumëDetails

Prokuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj, u ndalua edhe babai i saj

Prokuroria: E pandehura dyshohet se kreu vrasjen në Ferizaj, u ndalua edhe babai i saj
29/06/2026 - 11:21

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për vrasjen që ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj. Lidhur me këtë rast, u ndalua një vajzë nën dyshimin për kryerjen e...

Më shumëDetails

Meditech, kompania e afërt me Vetëvendosjen, fiton edhe dy tenderë nga shteti, 176 në total

Meditech, kompania e afërt me Vetëvendosjen, fiton edhe dy tenderë nga shteti, 176 në total
29/06/2026 - 11:00

Kompania Meditech, e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, ka fituar edhe dy tenderë nga institucionet shëndetësore publike, duke e çuar në 176 numrin e tenderëve të fituar që nga...

Më shumëDetails

Ky është 32-vjeçari që u vra mbrëmë në Ferizaj

Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani
29/06/2026 - 10:47

Një 32-vjeçar ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në një ngjarje të rëndë që ka tronditur Ferizajn mbrëmjen e së dielës. Lidhur...

Më shumëDetails

“Të punojmë që ta shtyjmë kohën kur antiamerikanizmi të shfaqet në Kosovë”: Krasniqi tregon një bisedë të sikletshme me zyrtarin amerikan

Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në
29/06/2026 - 10:25

Milazim Krasniqi, njeri nga themeluesit e LDK-së, ka rikujtuar një bisedë të para 26 vitesh me një zyrtar amerikan. Ai ka treguar se zyrtari në fjalë qysh në...

Më shumëDetails

Detaje tronditëse për vdekjen e policit në Morinë: Doli për të marrë ajër të pastër, u godit nga një veturë

27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare në Morinë
29/06/2026 - 10:15

Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti trafiku në vendin e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    Po pastronin veturën në oborrin e shtëpisë, detaje nga tragjedia në Deçan ku vdiqën babë e bir

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Mosmarrëveshja mes ish-krushqve në Skenderaj eskalon në kanosje me armë, sekuestrohen revole e fishekë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përleshja që përfundoi me vrasje në Ferizaj, krejt çka që dihet deri tani

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pas përleshjes fizike, vritet një person në Ferizaj

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë dy personat që humbën jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë