Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Babë e bijë në shërbim të Kosovës: Vajza fiton medalje në Izrael, babai e ruan rendin qe dy javë në veri

22/12/2022 - 22:37
në Sport
A A
Babë e bijë në shërbim të Kosovës: Vajza fiton medalje në Izrael, babai e ruan rendin qe dy javë në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Laura Fazliu ia zbardhi fytyrën Kosovës dje me medaljen e argjendtë që e siguroi në garën prestigjioze të xhudos, “Jerusalem Masters 2022”.

Por, ajo nuk është e vetmja nga familja mitrovicase që po i shërben atdheut. Në fakt, edhe babai i saj, Musli Fazliu është duke e bërë krenar vendin e tij.

Babai i Laurës po e kryen me nder detyrën që i është dhënë, duke e ruajtur rendin dhe qetësinë në veri të Kosovës ku situata është mjaft e brishtë dhe jostabile, me grupet kriminale të struktureve paralele serbe që janë prezente dhe me persona të maskuar që lëvizin kohë pas kohe nëpër qytet.

Laura ndihet krenare me babanë e saj, i cili, bashkë me pjesëtarët e tjerë të Policisë së Kosovës, po qëndrojnë në veri në misionin e tyre qe afro dy javë.

E derisa Laura po luftonte po e festonte medaljen e saj në Jerusalem, babai i saj në të njëjtën kohë ishte në veri me detyrën për sundim të ligjit.

“Babi është në veri për rreth 12-13 ditë. Ndihem krenare për të. Ai po e bën punën e vetë, si çdo polic tjetër”, thotë Fazliu për “Express”.

Ndërkohë, xhudistja mitrovicase është e fokusuar në karrierën e saj të ndritshme që e ka përpara.

Nënkampionia e Evropës po e shijon çdo moment të suksesit të djeshëm, i cili ia hap rrugët e sigurimit të pikëve olimpike, pra pjesëmarrjes në Olimpiadën e Parisit më 2024.

Ajo mposhti xhudiste të fuqishme para se ta fitonte të argjendtën.

“Jam shumë e lumtur për këtë medalje. Është hera ime e parë që marr pjesë në Masters. Me këtë medalje e kam parë që jam në rrugën e duhur drejt Olimpiadës. Normal, qëllimi kryesor është Olimpiada, synimet i kam aty”, shton ajo.

Pa diskutim, merita të mëdha për sukseset e Laura Fazliut ka trajneri Driton Kuka, i cili njihet për nxjerrjen e kampioneve olimpike.

“Laura Fazliu ishte e mrekullueshme sot, pothuajse e çmendur. Mposhti kolore botërore deri në finale. Rrugëtimi i saj drejt Olimpiadës është i sigurt, s’ka më dilema aspak. Ajo i mori 1260 pikë olimpike”, ka shkruar trajneri më i mirë në botë në rrjetin social “Facebook”.

Laura Fazliu synon ta ndjek rrugën e Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës e Distria Krasniqit.

JU REKOMANDOJMË

Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta humbnim finalen ndaj Turqisë

Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta humbnim finalen ndaj Turqisë
09/04/2026 - 23:01

Protagonisti i madh i javëve të fundit, Vedat Muriqi, i cili vazhdon të thyejë rekorde në La Liga me Real Mallorcan, merr frymë pas dy javësh intensive në...

Më shumëDetails

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletiko, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs

Gabimet në ndeshjen Barcelona – Atletiko, UEFA pritet ta përjashtoj gjyqtarin Istvan Kovacs
09/04/2026 - 16:59

Ndeshja mes Barclonës dhe Atleiko Madridit, e cila përfundoi me fitoren e skuadrës madrilene, e vlefshme për çerekfinalen e Champions League, ka ngjallur reagime të shumta. Ishte gjyqtari...

Më shumëDetails

Donnarumma në lot pas kritikave: Ne s’luajmë për para te shteti ynë…!

Donnarumma në lot pas kritikave: Ne s’luajmë për para te shteti ynë…!
09/04/2026 - 14:29

Portieri dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, shpërtheu në lot gjatë një interviste për “Sky Italia”, duke reaguar ndaj komenteve dhe kritikave që lidheshin me bonuset e Kombëtares....

Më shumëDetails

Dy yjet e Realit nuk e humbasin shpresën për të fituar ndeshjen e dytë kundër Bayernit

Dy yjet e Realit nuk e humbasin shpresën për të fituar ndeshjen e dytë kundër Bayernit
08/04/2026 - 16:25

Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka reaguar në rrjetet sociale pas humbjes 1-2 ndaj Bayern Munich në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve . “Ende...

Më shumëDetails

Shaqiri zgjidhet “Lojtari i Javës” në Zvicër

Shaqiri zgjidhet “Lojtari i Javës” në Zvicër
08/04/2026 - 15:18

Xherdan Shaqiri po vazhdon të shfaqë formë të jashtëzakonshme në Zvicër. Ylli kosovar është zgjedhur lojtari më i mirë i javës në Superligën zvicerane nga votat e tifozëve...

Më shumëDetails

Neuer fantastik përkundër moshës 40-vjeçare, shpallet lojtari i ndeshjes

Neuer fantastik përkundër moshës 40-vjeçare, shpallet lojtari i ndeshjes
08/04/2026 - 12:35

Portieri 40-vjeçar i Bayern Munich, Manuel Neuer, pati një përformancë të jashtëzakonshme sot përballë Real Madridit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve. Neuer pati disa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë