Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta humbnim finalen ndaj Turqisë

09/04/2026 - 23:01
në Sport
A A
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta humbnim finalen ndaj Turqisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Protagonisti i madh i javëve të fundit, Vedat Muriqi, i cili vazhdon të thyejë rekorde në La Liga me Real Mallorcan, merr frymë pas dy javësh intensive në aspektin emocional që përfunduan me një shpërthim gëzimi dhe emocionesh të “piratit” me golin e fitores në minutën e 91-të ndaj Real Madridit.

Sulmuesi kosovar doli dukshëm i emocionuar nga ndeshja në një javë në të cilën pa se si ëndrra e tij për të marrë pjesë në një Botëror u ndërpre, pasi Kosova u eliminua nga Turqia.

Muriqi, në një intervistë për “La Zona 10” të “Fibwi Radio” të Mallrcas së Spanjës, pranoi se ka përjetuar shumë “ndjesi të ndryshme” në javët e fundit. “Një ditë poshtë e një ditë lart, ky është futbolli. Humba penalltinë kundër Elches, ku mund të merrnim një pikë të rëndësishme. Më pas fitoj gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë dhe më vonë humbas finalen ndaj Turqisë. Kam respekt për ta sepse kam shumë miq, por kurrë nuk mendova se mund ta humbnim atë ndeshje. Mendoja se ishte e shkruar që do të fitonim dhe do të kualifikoheshim. Besoj se është faji im që nuk mendova se Turqia ishte favorite dhe se ishte normale të humbnim. Pjesëmarrja në Botëror me kombëtaren time ishte ëndrra më e madhe e jetës sime. Kundër Real Madridit isha i lodhur, por atmosfera ishte e jashtëzakonshme dhe rezultati më mbajti në lojë për të arritur më pas fitoren në minutën e 91-të”, potencoi Muriqi në këtë intervistë.

Dhe diçka që sulmuesi i Mallorcas e ka shumë të qartë, i pyetur për vështirësinë e dy javëve të fundit në planin kolektiv dhe individual, është se “futbolli nuk është as dje, as nesër, është sot”. Kjo është ajo që e mban Muriqin, i cili ka shënuar 19 gola deri tani këtë sezon. Për golin e fundit, 2-1 ndaj Realit, ai shpjegoi se si u ndje në një moment kur derdhi edhe disa lot.

“Shpërtheva. Fillova të vrapoj drejt këndit dhe fillova të ndihesha çuditshëm. Më nisën lotët. Nuk mund ta dëmtoja Mallorcan për shkak të emocioneve të mia me Kosovën”, pranoi ai.

Sa i përket prezencës së tij në kombëtaren e Kosovës, sulmuesi i Mallorcas la të hapur vazhdimësinë, pasi disa javë më parë kishte pranuar se luajtja në Botëror, gjë që nuk do ta bëjë në edicionin e ardhshëm, mund të nënkuptonte edhe tërheqjen e tij. “Ideja ishte të luaja në Botëror dhe të tërhiqesha. Ia kam thënë presidentit dhe trajnerit. Nuk e kam menduar, përpiqem të mos e bëj sepse dua të përqendrohem te ajo që ka mbetur me Mallorcan. Pastaj do të kem kohë të mendoj për këtë. Nuk kam vendosur asgjë. Kam folur me gruan dhe familjen time dhe duhet ta vlerësoj. Nuk kam një vendim të marrë”, u shpreh ai.

Sa i përket emocioneve të përjetuara ditët e fundit, ai pranoi se ka qarë më shumë në dhjetë ditët e fundit sesa në pesë vitet e fundit. “Po… në dhjetë ditët e fundit. Njerëzit na shohin në televizion për 90 minuta dhe më pas ndryshojnë kanal. Nuk e dinë çfarë po përjeton. E kam kaluar keq pasi humba në Elche. U thashë shokëve në zhveshtore se nuk do t’u kërkoja falje sepse e dija që herën tjetër do ta fusja topin në rrjetë. Pastaj erdhi goli ndaj Real Madridit. Dhe me Kosovën ishte goditje e fortë që nuk fituam. Të nesërmen isha shumë i humbur. Shkuam për të vizituar presidenten e Kosovës dhe të nesërmen më pyesnin ku duhej të më linin për avion dhe u thashë se nuk kisha as fluturim. Por e dija që nuk mund ta dëmtoja Mallorcan për shkak të emocioneve të mia me Kosovën dhe u përpoqa të shkëputesha shpejt”.

Sa i përket ardhjes së Demichelis, Muriqi konsideron se “secili ka idetë e veta”, por pranon se skuadra ka ndryshuar shumë. “Po ndryshon shumë detaje të vogla. Për të gjithçka duhet të jetë perfekte dhe kujdeset për çdo gjë. Që nga dita e parë ka tentuar të vendosë lojën dhe sistemin e tij. Ne po përpiqemi ta ndihmojmë për të mirën e përbashkët. Ka një staf fantastik, ashtu siç ishte edhe ai i Jagobas. Po punojmë më shumë taktikisht, duhet thënë kjo. Ai i njeh kundërshtarët dhe po bëjnë një punë të madhe edhe në analizën e tyre”, përfundoi ai.

Muriqi u tregua i sinqertë për çështje të ndryshme në këtë intervistë, ku shfaqi sinqeritetin e tij të zakonshëm, madje duke zbuluar edhe se nga cili klub kishte ardhur oferta për transferim që mbërriti në tavolinën e Pablo Ortells gjatë merkatos së janarit, duke pranuar se ishte Fenerbahçe.

Muriqi është një gol larg barazimit të 54 golave të Samuel Eto’o me Mallorcan në elitë. “Pirati” nuk është fiksuar kurrë pas tejkalimit të këtij rekordi, megjithëse e ka të qartë se “duhet të vazhdoj kështu sepse skuadra ime ka nevojë për mua” në një moment kyç për mbijetesën. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Olise e nis mbarë sezonin e ri, shënon gol ndaj Stuttgartit

Olise e nis mbarë sezonin e ri, shënon gol ndaj Stuttgartit
28/08/2026 - 22:20

Michael Olise ka shënuar golin e parë në edicionin e ri.  Sulmuesi francez shënoi në minutën e 55-të, shkruan GazetaBlic Sport. Rezultati tashmë është 2 me 1. Ja...

Më shumëDetails

PSG kërkon fitoren e parë në Ligue 1, Lille synon ta ndalë kampionin në “Pierre-Mauroy”

PSG kërkon fitoren e parë në Ligue 1, Lille synon ta ndalë kampionin në “Pierre-Mauroy”
28/08/2026 - 20:56

Pas një nisjeje pa fitore në sezonin e ri të kampionatit, Paris Saint-Germain do të kërkojë të rikthehet në rrugën e duhur ndaj Lille, skuadra e fundit që...

Më shumëDetails

FIFA miraton kërkesën e Argjentinës, zbut pezullimet e lojtarëve pas kaosit në finalen e Kupës së Botës

FIFA miraton kërkesën e Argjentinës, zbut pezullimet e lojtarëve pas kaosit në finalen e Kupës së Botës
28/08/2026 - 19:01

FIFA ka miratuar zyrtarisht një kërkesë strategjike nga Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) për të lehtësuar ndikimin e pezullimeve të rënda nga ndeshjet e vendosura ndaj yjeve të...

Më shumëDetails

Erza Muminoviq renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare

Erza Muminoviq renditet e pesta në Lojërat Mesdhetare
28/08/2026 - 18:12

Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, është renditur e pesta në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Muminoviq nuk arriti të sigurojë medaljen e bronztë, pasi në përballjen vendimtare u mposht nga...

Më shumëDetails

Tension te Atletico Madrid, tifozët kërkojnë largimin e Alvarez

Tension te Atletico Madrid, tifozët kërkojnë largimin e Alvarez
28/08/2026 - 17:43

Tifozët e Atletico Madrid kanë vendosur pankarta jashtë stadiumit duke kërkuar largimin e Julian Alvarez. “Lëreni të shkojë kudo, por lëreni të largohet tani”, shkruhet në njërën prej...

Më shumëDetails

Fatjona Kasapi e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Fatjona Kasapi e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
28/08/2026 - 17:33

Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi ka arritur të sigurojë medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Ajo mposhti italianen, Gaia Stella në ndeshjen kyçe të saj e cila i mjaftoi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    Ministri Muja e heq drejtorin Hoxha nga detyra, AUV-i nën drejtimin e tij ishte adresë nacionale e skandaleve

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandaloze: Punonjësi i OSBE-së në Kosovë i jep “lavdi” kriminelit të luftës – fshin postimin, por jo foton me të dënuarën për spiunazh

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nora Istrefi sjell foto joshëse në bikini

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Mos thoni se kemi ditë”, Fitore Pacolli kërcënon kompaninë punuese në Podujevë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Prizren, dalim pamje nga momenti i sulmit (VIDEO +18)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë