Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajraktari: Qeveria ka bërë pak për procesin e ish-krerëve të UÇK-së

03/09/2025 - 14:45
në Kryesore, Lajme
A A
Bajraktari: Qeveria ka bërë pak për procesin e ish-krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Procesi gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, që nisi në prillin e vitit 2023, përfundimin pritet ta ketë më së largu më 22 dhjetor.

Kjo është data që Trupi Gjykues e ka dhënë si afat për palët të dorëzojnë shkresat përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Sa i përket kësaj çështje avokati Ardian Bajraktari, për GazetaBlic ka thënë se dëshmitarët që do të paraqiten janë të besueshëm dhe kredibile, kësisoji opinioni do të shohë të kundërtën e asaj që pa deri tash.

“Faza pasuese, në fillim mes shtatorit dhe tetorit, do të jetë vendimtare, me theks të veçantë sa i përket mbrojtjes, për shkak se, siç është edhe tashmë e konfirmuar, do të ketë numër të dëshmitarëve kredibil dhe të besueshëm. Që, në bindjen time, do të dëshmojnë të kundërtën e asaj që kemi parë deri tash në pretendimet e prokurorisë. Prandaj vlerësoj që, përmes dëshmive të dëshmitarëve, të cilët janë jashtëzakonisht të besueshëm, që janë kredibil dhe kanë peshë në periudhën që ngarkohen me aktakuzë ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, opinioni do të shohë saktësisht të kundërtën e asaj që kemi pa deri tash”, tha Bajraktari .

Sipas Bajraktarit, datat janë indikative, por pritet që procesi mund të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa vendimmarrja në shkallë të parë në fillimin e vitit 2026.

“Data sigurisht është indikative, nuk përjashtohet mundësia të ndryshojë, megjithatë janë bërë përpjekje të vazhdueshme, me theks të veçantë i palës mbrojtëse, për ta siguruar prezencën e dëshmitarëve. Jemi në një fazë drejt përfundimit të këtij procesi të stërzgjatur, sipas kësaj dinamike, procesi mund të përfundojë brenda këtij viti, ndërsa vendimmarrja së paku në shkallë të parë deri në pjesën e parë të vitit 2026”, tha ai.

Ardian Bajraktari, Avokat

Tutje, avokati shton se pikat kyqe të aktakuzës si ndërmarrja e përbashkët kriminale ka dështuar të argumentohet nga prokuroria.

“Mbi bazën e asaj që kemi parë deri tash, natyrisht që jemi bukur të hendikepuar për faktin që kemi parë jashtëzakonisht pak; është cenuar një prej parimeve bazë, që është parimi i publicitetit. Po ashtu, çka kemi parë tash pika kyçe ose elementeve të aktakuzës është ajo e ndërmarrjes së përbashkët kriminale, që në dy vendime prokuroria nuk ka arritur të argumentoj mjaftueshëm, e natyrisht kësaj do t’i kontribuojë në masë të madhe shpallja e pafajshme. Do t’i kontribuojë dëshmia e dëshmitarëve, që do të konfirmojnë angazhimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me theks të veçantë të zotit Thaçi, në drejtim saktësisht të kundërt me çka janë ngarkuar deri tani”, u shpreh Bajraktari.

Veç këtyre, ai thotë se qeveria e Kosovës është angazhuar minimalisht në këtë proces pasi që këta persona nuk po akuzohen personalisht por si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qeveria ka bërë minimalen e mundshme në raport me këtë proces, për faktin se, krahas me ligjin për dhomat e specializuara, është miratuar edhe ligji për mbrojtjen dhe mbështetjen financiare, dhe siç dihet, procesi në masë ja ka hasur në vështirësi të konsiderueshme. Sigurimi i mbrojtjes juridike është obligim ligjor; sigurimi i një mbështetjeje sa më kualitative është obligim përtej ligjores. Në fund të fundit, këta persona nuk akuzohen aty për gjëra personale, por si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e përtej kësaj. Ky proces, kjo gjykatë, siç dihet, është politike. Angazhimi i diplomacisë kosovare, me theks të veçantë angazhimi të vënies para opinionit publik të shkeljeve, që janë bërë në mënyrë të vazhdueshme”, përfundon ai.

JU REKOMANDOJMË

Kurti në takimin lamtumirës me Orav: BE t’i bëjë hapat e radhës në raport me Kosovën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim

Kurti në takimin lamtumirës me Orav: BE t’i bëjë hapat e radhës në raport me Kosovën për statusin e vendit kandidat për anëtarësim
16/03/2026 - 16:08

Kryeministri Albin Kurti priti në takim lamtumirës Shefin e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav. Zyra e Kryeministrit tha se “Kurti e falënderoi ambasadorin Orav...

Më shumëDetails

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav
16/03/2026 - 15:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Bashkimi Evropian në Kosovë, Aivo Orav. Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Zyra e...

Më shumëDetails

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin

Shuhet një degë e listës GUXO, rreshtohen me Vjosa Osmanin
16/03/2026 - 15:43

Koordinatori i partisë Guxo për diasporë, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se dega e kësaj partie në Belgjikë ka vendosur të pushojë aktivitetin politik. Sipas tij, ky vendim është...

Më shumëDetails

“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria

“Pritjet nuk kanë qenë të marr lëndë nëpër korridore”: Jeton Koca shpjegon arsyet e dorëheqjes nga Prokuroria
16/03/2026 - 15:24

Prokurori Jeton Koca ka folur pas dorëheqjes nga pozita e prokurorit të shtetit. Ai, në një deklaratë për Betimin për Drejtësi, përmendi disa problematika që pretendon se bashkë...

Më shumëDetails

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra

“Mashtrimet e Kurtit”, Rinia e PDK-së me aksion para qeverisë, zbrasin thesin me letra
16/03/2026 - 15:07

Rinia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës, ku te shkallët e hyrjes së këtij objekti ka hedhur letra me mbishkrime sikur  “mashtrimet e...

Më shumëDetails

Aksion policor në Prizren: Pesë të dyshuar për fajde – një i arrestuar, katër në kërkim

Policia shpall në kërkim mbi 160 persona në veri
16/03/2026 - 14:49

Një aksion i gjerë i Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar ka goditur sot një grup kriminal në Prizren, i cili dyshohet se përmes fajdesë dhe dhunës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vrau një klient në Çarshinë e Vjetër

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë