Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami e LDK-së: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

06/07/2025 - 18:43
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami e LDK-së: LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar atë për përpjekje që sipas saj po e rrezikojnë rendin kushtetues në vend.

Sipas Bajramit, vetëm gjatë gjashtë seancave të fundit, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, ajo deklaroi se VV-ja ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë – një proces që, siç kujton Bajrami, është në kundërshtim me frymën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre e jo sipas direktivave të Albin Kurtit,” deklaroi Bajrami, duke shtuar se përpjekjet e VV-së për ta shtyrë përpara procesin përmes përsëritjes së votimeve po rezultojnë të kota.

Ajo paralajmëroi se me këtë qasje, LVV po e çon vendin drejt një përmbysjeje të rendit kushtetues dhe se pasojat do të jenë të rënda për të gjithë.

“Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në,” shkroi ajo në Facebook.

Postimi i plotë:

LVV po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Në gjashtë seanca të hapura, Albulena Haxhiu ka dështuar të sigurojë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Po ashtu, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar në 34 tentativa për të formuar komisionin për votim të fshehtë.

Gjykata Kushtetuese ka sqaruar qartë se deputetët janë të lirë të votojnë sipas vullnetit të tyre e jo sipas direktivave të Albin Kurtit. Me 34 votime të dështuara, deputetët e kanë treguar hapur se janë kundër formimit të komisionit për votim të fshehtë, rrjedhimisht, kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit.

Vetëvendosje mund ta përsërisë këtë skenar edhe dhjetë herë të tjera, por pyetja është: Çfarë arrihet me këto përpjekje të dështuara?

E gjithë kjo qasje po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues, dhe kur kjo të ndodhë, pasojat do të jenë shumë më të rënda për të gjithë. Për këtë situatë, përgjegjësia bie plotësisht mbi LVV-në.

JU REKOMANDOJMË

“UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës
Kryesore

“UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

27/08/2025 - 16:34
Cakolli i reagon VV-së për shifrat e papunësisë: Është tregues që qytetarët shihen si një publik injorant
Lajme

Cakolli për cenzurën në RTK: Nuk do të jem më pjesë e intervistave derisa diktati të marrë fund

27/08/2025 - 16:22
Kremlini thotë nuk i pëlqejnë propozimet europiane për garanci të sigurisë për Ukrainën
Artikull i sponsorizuar

Kremlini thotë nuk i pëlqejnë propozimet europiane për garanci të sigurisë për Ukrainën

27/08/2025 - 16:17
Nga 25 në 50%, Trump godet Indinë me dyfishim të tarifave
Ekonomi

Nga 25 në 50%, Trump godet Indinë me dyfishim të tarifave

27/08/2025 - 16:15
Kosova e Serbia në telashe të veta, emisari Sorensen po përpiqet të krijojë atmosferë dialogu – çfarë u tha në Beograd
Kryesore

Kosova e Serbia në telashe të veta, emisari Sorensen po përpiqet të krijojë atmosferë dialogu – çfarë u tha në Beograd

27/08/2025 - 16:09
I përzgjedhuri i Kurtit për u.d. të Ministrit të Drejtësisë vëllain e kishte të akuzuar për fajde
Lajme

I përzgjedhuri i Kurtit për u.d. të Ministrit të Drejtësisë vëllain e kishte të akuzuar për fajde

27/08/2025 - 16:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë