Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Kjo qeveri s’ka ndërtuar kapacitete për gjenerim të energjisë, kapacitetet ekzituese janë në gjendje më të rëndë se para katër viteve

22/12/2024 - 10:46
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami për Aliun dhe Durmishin: Janë dy ministra në Ministri, s’ka ndodhë në historinë e qeverive
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për çështjen e energjisë elektrike. Ajo ka thënë se Qeveria kishte premtuar lirim të cmimit të energjisë ndërsa pas ardhjes në pushtet e dyfishuan çmimin.

“Premtuan lirim të çmimit të energjisë elektrike, por kur erdhën në qeveri e dyfishuan atë”, ka shkruar Bajrami.

Ajo i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, pasi ky i fundit njoftoi dje se  është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor për të gjitha familjet e cënueshme që janë kualifikuar për përfitim.

Murati ka thënë se bordi i ZRRE’së është zgjedhur nga VV.

“Për çmimin e energjisë elektrike ka një rregullator, Zyra e Rregullatorit të Energjisë, njerëzit aty, pra bordin i ka zgjedhë dhe i ka votu partia në pushtet – LVV.”

Bajrami ka shtuar ZRRE “në bashkërendim me Qeverinë” e ka ngritur dy herë çmimin e energjisë.

“A e dini se çka ka ndodhë me çmimin e energjisë elektrike? Ndoshta detajet nuk e dini, por ajo që ju e dini me saktësi është se çmimi i energjisë elektike në këtë mandat është dyfiishu. Pra, Zyra e Rregullatorit të Energjisë në bashkrendim me qeverinë e ka ngritë dy herë çmimin e energjisë elektrike. Herën e parë çmimi i energjisë është ngritë për ekonomitë familjare dhe atë tarifa e lartë është ngritë për 104% ⬆️ e tarifa e ulët është ngritë për 85% ⬆️, për shpenzimin mbi 800 KËh, ndërsa herën e dytë çmimi i energjisë elektrike është ngritë 15% ⬆️ për të gjithë shpenzuesit (ekonomitë familjare dhe bizneset). Në prill të këtij viti ZRRE ka ulë çmimin për 8% ⬇️, ulje kjo që nuk është vrejtë nga askush.”

Sipas Bajramit Qeveria Kurti nuk ka ndërtuar kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike, derisa ka shtuar se sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje më të rëndë se para katër viteve.

Ajo ka përmendur KESCO’n që para disa ditësh njoftoi se për dy ditë ka importuar energji në vlerë prej 3,5 milionë euro.

“Kjo Qeveri me buxhetin me të madh (taksa dhe tatime tonat) pas lufte ka ndërtu zero kapacitete për gjenerim të energjisë elektrike. Remontet dhe riparimet janë vonu e disa nuk janë bërë asnjëherë, andaj sot kapacitetet ekzistuese janë në gjendje shumë më të rëndë se para katër viteve dhe si rezultat i krejt kësaj para një jave “KESCO Energy” njoftoj se vetëm për dy ditë ka importuar energji në vlerë 3.5 milionë euro. Kush mendoni se i paguan këto 3.5 milionë euro? Kosto e importit të energjisë bëhet pjesë e faturave tona, mandej “minister mëshiruesi” disa familjeve të cilat ai i quan të cenushme ju subvencionon fatuarat prej 3 deri ne 10 euro dhe kërkon falënderim.”

Ajo iu është drejtuar qytetarëve duke iu thënë: “Të nderuar qytetarë,  Mos u hamendësoni nga propaganda dhe karramelet e qeverisë! Mendoni si jeni duke jetuar sot?  Mendoni sa vlenë paga juaj sot karshi çmimeve të dyfishuara? Çka ka ndodhë me çmimet e artikujve që ju i bleni çdo ditë? Çka ka ndodhë me faturat e energjisë elektrike? Premitimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që çmimi i energjisë do të lirohet apo jo? Premtimi para 14 shkurtit 2021 ka qënë që buka, qumështi, vaji e sheqeri do të kushtojnë më lirë me LVV-në në pushtet.  Ku jemi sot? Mendo dhe ndrysho! Me 9 shkurt, bëje ndryshimin me votë!”

 

JU REKOMANDOJMË

Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit
Lajme

Çfarë duhet ditur rreth programit bërthamor të Iranit

16/06/2025 - 08:24
Vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nisur në masë të madhe
Lajme

Vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Serbi, Sinani: Në Preshevë ka nisur në masë të madhe

16/06/2025 - 08:09
Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues
Kryesore

Refuzohet lirimi i ish-krerëve UÇK-së, avokati: Vendimi është paragjykues

16/06/2025 - 08:04
Irani lëshon valën e dytë dhe të tretë të raketave drejt Izraelit: Objektivi kryesor është Tel Avivi
Lajme

Raportohet se ka filluar faza e katërt e operacionit të Iranit kundër Izraelit

15/06/2025 - 23:29
Dorëzohet Peci: Nuk i kemi numrat për kryeparlamentarin (Video)
Lajme

Ministria e Pecit pagoi afro 4 milionë euro qera për hapësirat ku qëndroi

15/06/2025 - 23:25
Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij
Lajme

Izraeli vret shefin e inteligjencës iraniane dhe zëvendësin e tij

15/06/2025 - 22:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Trump dhe Kosova, çfarë marrëveshje kishte negociuar në vitin 2020 dhe a do t’i kthehet asaj

    Trump paralajmëron se do t’i kthehet Kosovës dhe Serbisë: Biden i mori disa vendime të marra, unë do t’i rregullojë përsëri

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dalin detaje të reja nga festa, vuloset gjithçka nga Sara e Eriku

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Raketa balistike iraniane godet Izraelin qendror (Video)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Indeksonline: Agim Bahtiri pritet të jetë kandidat i pavarur në Mitrovicë, Armend Muja kandidat i VV-së?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Trump i vuri veton planit izraelit për të vrarë udhëheqësin suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë