Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Kurti me bllokada, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike!

06/09/2025 - 10:27
në Kryesore, Lajme
A A
Bajrami: Kurti me bllokada, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se përderisa bllokada vazhdon nga Kurti dhe aleatët e tij, Kosova po rrëshqet drejt një krize të thellë ekonomike.

“Sipas ASK-së norma e nflacionit është 4.3%, ndërsa për shportën bazë të konsumit inflacioni arrin në numra dyshifrore, deficiti tregtar po thellohet me shifra frikësuese, investimet kapitale të nivelit qendror janë më të ulëtat në histori e institucionet financiare janë në mungesë të thellë likuiditeti. Në të njëjtën kohë, energjia elektrike për bizneset më vitale në vend është 300% më e shtrenjtë.

Thënë më thjeshtë, çmimet po rriten çdo ditë, importojmë pothuajse çdo gjë që konsumojmë, qeveria nuk investon para në ekonomi dhe secila familje sot është në kredi. Ndërkohë, atë pak ekonomi që kishim po shkatërrohet, sepse po sakrifikohet prodhimi vendor për të favorizuar tregtarët e energjisë, të cilët tashmë edhe me emra shihet se janë njerëz të afërt me Albin Kurtin.

Politika korruptive e Albin Kurtit arriti ta faktorizojnë Listën Serbe, duke e bërë aleate në bllokimin e institucioneve për një pozitë krejtësisht të parëndësishme në Kryesinë e Kuvendit. Rrallë kush e di se kush ka qenë nënkryetar Listës Serbe në kryesinë e Kuvendit prej se ekziston ky institucion. Por është fakt se me Albinin në qeveri kjo parti ka 9 deputetë në Kuvendin e Republikës, pavarësisht akuzave që askush nuk i mohon institucionet e udhëhequra nga Albin Kurti dhe njerëzit e tij kanë miratuar pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Qytetarët duhet të dinë se secila sfidë e tyre si: çmimi i lartë i ushqimit, faturat e fryra të energjisë, pagat e zhvlerësuara, vështirësitë për sigurimin e librave shkollorë, mungesa e barnave në spitale dhe mungesa e perspektivës ka një adresë. Kjo adresë është Qeveria, e cila po i bën 5 vite në pushtet dhe përveç korrupsionit galopant nuk mbahet mend të ketë sjellë ndonjë dobi për vendin.

Shkatërruesit dhe bllokuesit e kanë fundin afër”, ka shkruar ajo. /Indeksonline/

JU REKOMANDOJMË

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj
16/03/2026 - 10:19

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj. Lidhja e tyre është...

Më shumëDetails

Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët kundër administrimit të drejtësisë

Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët kundër administrimit të drejtësisë
16/03/2026 - 10:11

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka mbyllur paraqitjen e provave të saj në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit,...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vr@u një klient në Çarshinë e Vjetër

Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pronari i lokalit vr@u një klient në Çarshinë e Vjetër
16/03/2026 - 10:04

Gjakova është tronditur nga një vrasje që ka ndodhur sot në orët e herëshme të mëngjesit. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka mbetur...

Më shumëDetails

Dedaj: Kosova nuk del nga kriza pa largimin e Vjosa Osmanit e Albin Kurtit nga pushteti

Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
16/03/2026 - 09:44

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka reaguar për situatën aktuale politike në vend, duke kritikuar udhëheqjen shtetërore dhe duke paralajmëruar për pasoja në raportet...

Më shumëDetails

Pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi vr@sja në Gjakovë – video

Pamje nga vendi ku dyshohet se ndodhi vr@sja në Gjakovë – video
16/03/2026 - 09:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër...

Më shumëDetails

Ky është pronari i lokalit “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë

Ky është pronari i lokalit “My Place” që po kërkohet për vrasjen e rëndë në Gjakovë
16/03/2026 - 09:04

Policia është vënë në kërkim të Nexhdet Zymberajt, pronarit të lokalit “My Place” në Gjakovë, i cili dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e rëndë që ndodhi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “Onima”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë