Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj

16/03/2026 - 10:19
në Lajme, ShowBiz
A A
Viktima në Gjakovë është xhaxhai i ish-banores së Big Brother-it, Elijona Binakaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rasim Binakaj, 38-vjeçari i cili mbeti i vrarë nga arma e zjarrit, është xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj.

Lidhja e tyre është mësuar nga kërkimet në rrjetet sociale ku është parë që në vitin 2021, tashmë i ndjeri, kishte njoftuar për aksidentin tragjik në Kroaci, ku kishin mbetur të vdekura nëna dhe motra e Elijones.

Nga kërkimet është parë se i ndjeri ka fotografi dhe me babain e ish-banores.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Ndërkohë, si i dyshuar për vrasjen e tij po kërkohet Nexhdet Zymberaj, i cili është pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë, ku edhe dyshohet se ndodhi përleshja.

Elezaj shtoi se i dyshuari ndodhet në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja të armës dhe një mjet të mprehtë, ndërsa prokuroria e ka cilësuar rastin si “Vrasje e rëndë”.

Tags: Elijona BinakajRasim Binakaj

JU REKOMANDOJMË

JLo “çmend” fansat me pamjen e saj, 57-vjeçarja ‘përvëlon’ pas palestrës

JLo “çmend” fansat me pamjen e saj, 57-vjeçarja ‘përvëlon’ pas palestrës
17/09/2026 - 10:40

Jennifer Lopez, 57 vjeçe, tërhoqi vëmendjen teksa u largua nga një palestër në Santa Monica, Kaliforni, duke ekspozuar linjat e saj në një veshje sportive të ngushtë. Këngëtarja...

Më shumëDetails

“Mos u bëni bajatica”, Vera Ora me këshillë për vajzat: “Jo një kafe, por një darkë të mirë me një gotë verë”

“Mos u bëni bajatica”, Vera Ora me këshillë për vajzat: “Jo një kafe, por një darkë të mirë me një gotë verë”
17/09/2026 - 10:39

Vera Ora, nëna e Rita Ores, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku ka folur për mënyrën se si,...

Më shumëDetails

Sala Jashari: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën

Sala Jashari: Do të lëvizim çdo gur për të vërtetën
17/09/2026 - 10:33

Deputetja e PDK-së, Sala Jashari sërish ka reaguar pas aktgjykimit dënues në Hagë nga ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Ajo ka...

Më shumëDetails

Deputetët e PD’së shkojnë në Parlamentin shqiptar sot me logon e UÇK’së

Deputetët e PD’së shkojnë në Parlamentin shqiptar sot me logon e UÇK’së
17/09/2026 - 10:30

Deputetët e Partisë Demokratike kanë shkuar në Parlamentin shqiptar sot me logon e UÇK’së ngjitur në kostumet e tyre. Ata kanë vendosur stemën e UÇK-së, kjo pas vendimit...

Më shumëDetails

Janina Ymeri: Qeveria e VV’së po i fsheh certifikatat e grurit nga Serbia

Janina Ymeri: Qeveria e VV’së po i fsheh certifikatat e grurit nga Serbia
17/09/2026 - 10:26

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka pretenduar se Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia. Ymeri me anë...

Më shumëDetails

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori

Pse u dënuan liderët e UÇK-së? Çupi: Shqiptarëve nuk na kanë dashur në histori
17/09/2026 - 10:21

Analisti Frrok Çupi ka komentuar dënimin ndaj katër liderët e UÇK-së, duke deklaruar se shqiptarët ende nuk e kanë kuptuar plotësisht rëndësinë e asaj që ka ndodhur. Në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë