Hykmete Bajrami, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është drejtuar deputetes së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilës “të mos frikësohet” nga iniciativa e nisur për të mbledhur nënshkrime të deputetëve për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtimin e tretë me radhë të energjisë elektrke – gjë që pashkëputshëm veçse ka sjellur valë të shtrenjtimi të produkteve elementare.
Bajrami i rikujtoi Kusari-Lilës se detyrë parësore e deputetëve është “mbrojtja e interesit publik” – për ç’gjë Vetëvendosja, ndonëse në pushtet ka ardhur me votëzotim për ulje të çmimit të energjisë, ka rezultutar të shtrenjtohet tri herë.
Postimi i Bajramit:
Nga partia që e ka blloku Kuvendin nga 15 prill nuk pritet ndryshe, sikur të mendonin për qytetarët dhe bizneset znj. Kusari-Lila dhe të tjerët ne sot nuk do të ishim në këtë situatë. Megjithatë nuk kanë asnjë arsye të frikësohen nga nisma e deputetëve për mbledhjen e nënshkrimeve me qëllim që t’i kërkohet ZRRE-së shfuqizimi ose shtyerjën e vendimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ju rikujtoj se përfaqësuesit e qytetarëve kanë detyrimin të mbrojnë interesin publik, dhe nënshkrimi i kësaj nisme do të ishte veprim i drejtë dhe në përputhje me këtë përgjegjësi.
Për nësnshkruesit e kësaj kërkese vota e marrë është përgjegjësi, jo shansë me lujtë me vullnetin e qytetarëve e me blloku institucionet.