Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Mashtrimi i Kurtit u vërtetua sot në Kuvend – fundi politik i tij ka nisur më 9 shkurt

19/11/2025 - 18:31
në Lajme
A A
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas seancës së sotme të Kuvendit ku Glauk Konjufca dështoi të votohej për kryeministër, duke e cilësuar procesin si “vërtetim të mashtrimit të madh” nga partia fituese e zgjedhjeve dhe nga Albin Kurti.

Ajo theksoi se nuk ishte e pranishme në seancë për shkaqe shëndetësore, të cilat tha se shpreson t’i tejkalojë shpejt.

Bajrami u shpreh se dita e sotme dëshmoi atë që LDK-ja e ka thënë që nga zgjedhjet e 9 shkurtit: se pretendimi i Kurtit për sigurimin e numrave për formimin e qeverisë ka qenë mashtrim.

“Sot u vërtetua mashtrimi i atij që prej shkurtit ka thënë se i ka numrat për të themeluar Qeverinë; të atij që i ka humbur Kosovës muaj e vite me keqqeverisje, korrupsion, masa ndëshkuese, varfërim dhe ikje të qytetarëve nga vendi,” tha ajo.

Deputetja e LDK-së akuzoi Kurtin për arrogancë politike, duke theksuar insistimin e tij për të votuar vetëm një emër për kryetare të Kuvendit, si dhe dështimin për të arritur një marrëveshje koalicioni me ndonjërën prej partive shqiptare për të shmangur zgjedhjet.

Ajo kritikoi edhe “humbjen e 15 ditëve të tjera” pas daljes së Glauk Konjufcës si mandatar, për të cilën tha se ishte e qartë se do të përfundonte me dështim dhe humbje kohe.

“Thënë troç, kjo kastë politike ia humbi Kosovës plot 5 vjet, por përfituan ata dhe rrethi i tyre nga keqpërdorimi i resurseve shtetërore, për çka një ditë do të japin përgjegjësi,” ka deklaruar ajo.

Bajrami ngriti një sërë akuzash ndaj qeverisë në largim, duke përmendur korrupsionin në energji, rritjen e çmimeve, mosrealizimin e asnjë projekti të rëndësishëm infrastrukturor, si dhe dobësimin e ekonomisë, arsimit dhe shëndetësisë.

Sipas saj, “fillimi i fundit politik të Albin Kurtit ka nisur më 9 shkurt”, ndërsa “vula e këtij fundi” do të vendoset në ditën e zgjedhjeve të reja.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi afër pakos së dytë të masave ndëshkuese nga BE-ja
Lajme

Haziri: Vit i humbur e i lig për Kosovën, vendi po shkon në zgjedhje për herë të katërt

19/11/2025 - 19:33
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
Kryesore

Rama kërkesë urgjente Kurtit: Bllokada financiare po rrezikon shërbimet publike në kryeqytet

19/11/2025 - 18:52
U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin: Po çfarë kryetar komune ti
Kryesore

U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin: Po çfarë kryetar komune ti

19/11/2025 - 18:20
A ishte në Reçak para vitit 2001, Kelmendi: Nëse del ndonjë fotografi që kam qenë aty, jap dorëheqje dhe e lëshoj Kosovën
Lajme

A ishte në Reçak para vitit 2001, Kelmendi: Nëse del ndonjë fotografi që kam qenë aty, jap dorëheqje dhe e lëshoj Kosovën

19/11/2025 - 18:15
Votimi i mandatarit nga VV-ja, Zogaj: Veprim kryeneç dhe jo kushtetues
Lajme

Zogaj: LDK-ja e gatshme për zgjedhje, data më e mundshme 21 dhjetori

19/11/2025 - 18:09
Haxhiu njëjtësoi PDK-në me Srpska-n, Krasniqi: Unë jam i biri i Jakup Krasniqit, i të përndjekur gjithë jetën nga regjimi i Serbisë
Kryesore

Haxhiu njëjtësoi PDK-në me Srpska-n, Krasniqi: Unë jam i biri i Jakup Krasniqit, i të përndjekur gjithë jetën nga regjimi i Serbisë

19/11/2025 - 17:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    Gjykata Speciale merr vendim për Veselin, Krasniqin dhe Selimin

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • U kërkoi llogari për autostradën e Gjilanit, Durmishi i kundërpërgjigjet Haradinajt

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Gruda i vetmi nga PDK në sallë, pengohet nga Agim Bahtiri: Mos u ngut se njo jom…

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • U dështoi edhe Konjufca, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin: Po çfarë kryetar komune ti

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Haradinaj kërkon nga Konjufca t’iu kërkojë falje qytetarëve

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë