Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami për deputetët e VV-së: Po shkelin Kushtetutën, organet e drejtësisë të veprojnë

18/07/2025 - 17:26
në Lajme
A A
Bajrami i reagon VV-së: Pse s’po tregoni që për përfituar nga fondet e BE-së duhet të krijohet edhe Asociacioni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët njëkohësisht vazhdojnë të mbajnë pozitat si ministra në detyrë në Qeveri.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se këta deputetë, përmes veprimeve të tyre, po sfidojnë rendin kushtetues dhe po rëndojnë jetën e qytetarëve. Deputetja e LDK-së ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që të ndërmarrin veprime konkrete.

“U bëj thirrje edhe një herë organeve të drejtësisë të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe të vlejë parimi për të gjithë: Askush mbi ligjin.”.

Në reagimin e saj, Bajrami ka përmendur edhe katër pika që, sipas saj, dëshmojnë se deputetët e VV-së janë në shkelje të drejtpërdrejtë të ligjit dhe Kushtetutës.

“E para, lëndë në Gjykatë Kushtetuese mund të dërgojnë vetëm deputetët që kanë fituar mandatin, që janë certifikuar, që janë betuar dhe që VOTOJNË në Parlamentin e Kosovës. E thjeshtë, nëse nuk je deputet nuk mund votosh në Parlament. Ligji dhe Kushtetuta e kanë kufizuar, ndërsa Gjykata Supreme e ka sqaruar përfundimisht se deputeti nuk mund të jetë në dy funksione.”, shkroi ajo.

“E dyta, Kushtetuta në nenin 70 e thotë se mandati i deputetit fillon në ditën kur certifikohen zgjedhjet. S’je deputet nëse s’ke bërë betim, s’mund të jesh deputet nëse je i emëruar anëtar i Qeverisë.”

“E treta, Neni 26 i Ligjit për Qeverinë e thotë qartë se:
‘Në rast se anëtari i Qeverisë në detyrë zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i njëjti duhet të japë dorëheqje nga posti i anëtarit të Qeverisë para ditës së certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve’.”

“E katërta dhe po aq e rëndësishme: Qeveria në dorëheqje NUK lejohet të miratojë as strategji dhe madje as koncept dokument.”.

Sipas saj, me këtë qasje, deputetët e Vetëvendosjes po e shkeli ligjin që vetë e kanë hartuar, duke marrë vendime për dokumente më pak të rëndësishme se aktet ligjore e nënligjore, ndonëse janë të ndaluar ta bëjnë një gjë të tillë.

JU REKOMANDOJMË

Kontrabandonte barna nga Serbia, policia ndalon një të dyshuar
Lajme

Kontrabandonte barna nga Serbia, policia ndalon një të dyshuar

18/07/2025 - 19:51
Emisarja britanike: S’duhet qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja është te zbatimi
Lajme

Emisarja britanike: S’duhet qasje magjike për Kosovën e Serbinë, Ohri ka shumë ide të mira, çështja është te zbatimi

18/07/2025 - 19:28
Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, mbi 10 mijë informacione të shkëmbyera në gjashtë muaj
Lajme

Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin ndërkombëtar, mbi 10 mijë informacione të shkëmbyera në gjashtë muaj

18/07/2025 - 19:17
Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi
Lajme

Izmaku: Nëse propozohet emri i Limajt, të hënën mund të konstituohet Kuvendi

18/07/2025 - 18:54
Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie
Lajme

Një shqiptare emërohet në krye të Sekretariatit të CEFTA-s, Rama: Moment krenarie

18/07/2025 - 18:34
Ish-kryetari i Supremes reagon ndaj kritikave të qeverisë: Qasja politike ndaj gjyqësorit është e dënueshme
Lajme

Ish-kryetari i Supremes reagon ndaj kritikave të qeverisë: Qasja politike ndaj gjyqësorit është e dënueshme

18/07/2025 - 18:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Këta janë tre vëllezërit Krasniqi, pronarë të Ciao Berto – ndërtuan fabrikë me leje të kundërligjshme – 4 zyrtarë të Obiliqit me aktakuzë për korrupsion shkaku i tyre

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Reagon mërgimtari Festim Ademi: “Nuk kam të bëjë asgjë me plagosjen në Gojbulë, unë jam në Gjermani në punën time”

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë