Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: Të dhënat për import dhe eksport të energjisë janë shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm

22/05/2025 - 18:00
në Lajme
A A
Bajrami i reagon Krasniqit për Grantin e Performancës për Komunat: Mos baltosni punët e mira të qeverive të kaluara
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se “tregu i energjisë është shëndrruar në kërcënim serioz për ekonominë dhe qytetarët”.

Bajrami thotë se sipas të dhënave të Doganës, në vitin 2024 Kosova ka eksportuar 150 milionë euro energji elektrike, ndërsa ka importuar 142 milionë euro.

“Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, të raporti “Opendata”, gjatë vitit 2024 Kosova ka eksportuar 150 milionë euro energji elektrike, ndërsa ka importuar 142 milionë euro. Si është e mundur që ZRrE ngriti tarifat e energjisë për të gjithë për 16.1%? marrë parasysh faktin që KESCO e blen energjinë nga KEK-u me vetëm 29.6 Euro. Pse 1300 kompani vendore po detyrohen të largohen nga tregu i rregulluar dhe po gjuhen në tregun e hapur që nuk ekziston (sepse deri me tani vetëm KESCO po ofron energji me çmime shumëfish më të larta), me arsyetimin se nuk ka energji të mjaftueshme dhe se energjia që shpenzojnë këto kompani duhet të importohet? Edhe me alarmant është fakti se sipas të dhënave të Doganave vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, importi i energjisë ka arritur shumën 140 milionë euro, aq sa ishte importi për komplet vitin 2024.”

Ajo ka thënë se sjellja e ZRRE’së është lëndë për Prokurorinë, duke shtuar se ata paraqiten në kuvend sa herë thirren nga qevera.

“Sjellja e Zyrës së Rregullatorit për Energji në krejt këtë situatë është lëndë për Prokurorinë. Ata në emër të pavarësisë refuzojnë të paraqiten në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilit duhet t’i raportojnë sipas Ligjit, por vizatohen sa herë që thirren nga “qeveria”. Vetëm kjo sjellje flet shumë për situatën ku kemi rënë përpos që paraqet precedent të rrezikshëm institucional. Për me tepër vendimet e ZRrE-së për ngritjen e çmimit të energjisë për 128%, “derregullimin e tregut” dhe thellimin e praktikave monopoliste po e shndërrojnë këtë sektor në kancer për vendin.”

Bajrami ka shtuar se të dhënat për import dhe eksport të energjisë janë shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm.

“U bëj thirrje të gjitha institucioneve që të marrin seriozisht këtë situatë. Të dhënat për import dhe eksport të energjisë janë shqetësuese dhe kërkojnë reagim të menjëhershëm. Duhet auditim dhe duhet hetim i thellë. Kushdo që sot arsyeton këtë gjendje është pjesë e rrjetit mafioz që ka shtrirë rrënjët e veta në sektorin më kritik – atë të energjisë. Mafia energjetike nuk kufizohet më vetëm te Martini e Nagipi, është shumë me e gjërë. Pse askush nga instiucionet shtetërore as ZRrE nuk nxjerrë asnjë zë për kompaninë NOA? për qarkullimin qindra milionësh të saj. Institucionet shtetërore si Dogana dhe KOSTT kanë refuzuar të me japin listen e kompanive që kanë bërë tregti me enrgji në vitin 2024. Athua pse?! Duhet auditim dhe hetim i të gjitha institucioneve dhe kompanive të përfshira në këtë sektor, sepse nga të dhënat e Doganës krijohet përshtypja se ne po e blejmë energjinë që po e shesim. Është koha e fundit për veprim institucional, llogaridhënie dhe mbrojtje të interesit publik.”

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria hedh tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE
Lajme

Shqipëria hedh tjetër hap të madh drejt anëtarësimit në BE

22/05/2025 - 21:08
Haxhiu distancohet nga deklaratat e Vokrrit: Ai nuk flet në emër të Qeverisë, s’është qëndrim i Kurtit, as i imi as i VV’së
Lajme

Haxhiu distancohet nga deklaratat e Vokrrit: Ai nuk flet në emër të Qeverisë, s’është qëndrim i Kurtit, as i imi as i VV’së

22/05/2025 - 20:55
‘99 gra të vrara nga koha e çlirimit’, Haxhiu shpalos mekanizmat
Lajme

Pse s’të ndërrojnë si emër? Haxhiu: Nuk u përket opozitës të vendosin, janë të papërgjegjshëm, s’janë të arsyeshëm

22/05/2025 - 20:29
Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
Lajme

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22/05/2025 - 20:25
Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”
Kryesore

Zafir Berisha thotë se s’pi kafe me Kurtin sepse “ky ta keqpërdor edhe kafenë, o burrë”

22/05/2025 - 20:18
Syla: Si po provojnë Izet Mexhidi e Afrim Gashi t’i bindin Duda Baljen e Adem Hoxhën të votojnë për Albulena Haxhiun
Lajme

Syla: Si po provojnë Izet Mexhidi e Afrim Gashi t’i bindin Duda Baljen e Adem Hoxhën të votojnë për Albulena Haxhiun

22/05/2025 - 20:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së AAK-së, jep detaje se si do të shqyrtohet çështja e votimit të kryeparlamentarit

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    276 Shpërndaje
    Shpërndaje 110 Tweet 69
  • Morina në Kanal 10: Policia po i nënshtrohet familjes Gërbeshi nga Vushtrria (VIDEO)

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Vushtrriasi që u rrah brutalisht në sy të vajzës së tij, tregon kush janë sulmuesit – rasti konfirmohet edhe nga Policia (VIDEO)

    509 Shpërndaje
    Shpërndaje 204 Tweet 127
  • Fotografitë që s’i pamë: Albin Kurti dhe Bedri Hamza ‘i gjuhen’ flisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë