Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj thirrjes së Vetëvendosjes për të bojkotuar produktet e njërit ndër prodhuesve më të mëdhenj vendor, korporatës “Devolli”.
Postimi i Bajramit:
Partia e cila për katër vjet qeverisje e ka rritë çmimin e rrymës për 127%, sot po u kërkon qytetarëve të varfër të tregohen ”patriotë” kur blejnë produkte nëpër markete.
E vërteta është se shumica e qytetarëve sot s’kanë luks të mendojnë për barkode apo origjinë të produktit, sepse e vetmja gjë që ju intereson është ÇMIMI. Kur ke një kredi mbi supe dhe mezi ia del deri në fund të muajit, “patriotizmi” është të arrish t’i ushqesh fëmijët e ta paguash energjinë para se KECO të shkëpusë nga rrjeti, sepse taksa e rikyçjes është 17 Euro.
Këta që sot luajnë rolin e patriotit, në katër vjet qeverisje nuk lanë asnjë shenjë pozitive në këtë vend. Nuk e forcuan shtetin, nuk i mbrojtën qytetarët, e nuk u treguan të sinqertë me askënd. Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave.
Nëse janë patriotë siç pretendojnë, le t’u tregojnë qytetarëve se si ta refuzojnë energjinë elektrike që na vjen nga kompani fantome, herë të lidhura me Serbinë, herë të lidhura me mafinë.
“Patriotat” deri me sot asnjë fjalë të vetme se kanë thënë për ngritjën e tarifave të energjisë dhe protestat e qytetarëve sepse për LVV-në sinonim i patriotizmit është Martin Berishaj & Co.