Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pakënaqësi në FC Vushtrria, lojëtarët gati tre muaj pa paga – si dështoi multi-milioneri Shaip Mikullovci si sponsor, edhe pse e bëri dhëndrrin drejtor?

20/04/2025 - 14:29
në Kryesore, Sport
A A
Pakënaqësi në FC Vushtrria, lojëtarët gati tre muaj pa paga – si dështoi multi-milioneri Shaip Mikullovci si sponsor, edhe pse e bëri dhëndrrin drejtor?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Verën e kaluar FC Vushtrria kishte prezantuar biznesmenin Shaip Mikullovci si sponsorin kryesor, duke thënë se ky është shpresa e fundit për ta arritur suksesin.

Kur jemi në pjesë e fundit të kampionatit për sezonin 2024-25, FC Vushtrria po përballet me krizë të madhe financiare, sa që lojtarët nuk kanë marrë pagat gati për tre muaj.

“Lojëtarët janë të pakënaqur me menaxhimentin e klubit, pasi që nuk i kanë marrë hala rrogat e shkurtit dhe marsit, e tash jemi në fund të prillit, që gati po bëhen tre muaj pa rroga. Ka pasur shumë shpresa kur sponsor kryesor i klubit ka ardh Shaip Mikullovci i Interex-it, por na ka dëshpëru shumë. Ai veç nepotizëm ka bërë, duke e vendosur drejtor sportive dhëndrrin e tij (burrin e motrës) Liridon Ahmetin që nuk din aspak me menaxhu”, ka thënë një burim i Veriu.info Brenda FC Vushtrria.

Veriu.info ka kontaktuar me Kryetarin e FC Vushtrria, Shemsi Rrahimi, por ai sapo ka dëgjuar pyetjen e gazetarit që është për mos ekzekutim të pagave të futbollistëve e ka mbyllur telefonin, përderisa kontakti me Drejtorin e Klubit, Liridon Ahmeti ka qenë i pamundur, pasi që ai nuk e ka hapur telefonin.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se edhe përkundër që lojëtarët e FC Vushtrria janë pa paga prej janarit, disa prej drejtuesve të klubit kanë marrë pagat për muajt shkurt dhe mars, por këtë nuk kemi mundur ta konfirmojmë akoma.

Si pasojë e mos menaxhimit të mirë të klubit, FC Vushtrria nuk ka siguruar akoma hyrjen në Supërligën e Kosovës në Futboll, pasi që gjendet në vendin e dytë të Grupit B në Ligën e Parë, pas ekipit të suksesshëm Prishtina e Re.

Ndryshe, sponsori kryesor i FC Vushtrria, Shaip Mikullovci është pronar i kompanive të fuqishme EMONA Sh.P.K, CDI -Kosovo L.L.C., CDI IP SH.P.K. dhe Proex SH.P.K., kompani e cila menaxhon me rrjetin e super marketeve “INTEREX”.

Veriu.info kishte raportuar vitin e kaluar, se pas zyrtarizimit të Shaip Mikullovcit si sponsor kryesor i FC Vushtrrria, kryetar i këtij klubi ishte zgjedhur Shemsi Rrahimi – ish punëtor i kompanisë EMONA që është në pronësi të Shaip Mikullovcit. Rrahimi paraprakisht për shumë vite ishte Kryetar i Bashkësisë Ismale të Vushtrrisë, gjë që emërimi i tij si kryetar i FC Vushtrria kishte ngjallur dyshime me aftësinë e tij për të menaxhuar një klub sportiv.

Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Ish kryetari i BIK (punëtori i Shaip Mikullovcit), Shemsi Rrahimi zgjidhet kryetar i FC Vushtrria

Ndërkaq, Drejtor i FC Vushtrria është Liridon Ahmeti, i cili është dhëndërr i Shaip Mikullovcit.


Foto: Drejtor i FC Vushtrria, Liridon Ahmeti me bashkëshorten – motrën e sponsorit gjeneral – Shaip Mikullovci

Kujtojmë së themelimi i FC Vushtrria, emri i së cilës u ndërrua disa herë, është themeluar në vitin 1922, ndërsa kampion i Kosovës në futboll ishte shpallur në sezonin 2013-14, kohë kur sponsor i klubit ishte fabrika e llamarinës në Vushtrri.

Vaki kosovare/Ish kryetari i BIK (punëtori i Shaip Mikullovcit), Shemsi Rrahimi pritet të bëhet sot kryetar i FC Vushtrria

A solli ters procesi i zgjedhjes së kryetarit të klubit? FC Vushtrria dështoi të fiton ndaj FC KEK-u

JU REKOMANDOJMË

Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga
16/09/2026 - 13:31

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Pierre Prosper, ka treguar se është takuar shkurt me Thaçin pas përfundimit të gjykimit dhe shqiptimit të dënimit. Prosper ka thënë se Thaçi...

Më shumëDetails

Njësia Speciale ‘blindon’ selinë e EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale

Njësia Speciale ‘blindon’ selinë e EULEX-it pas vendimit të Gjykatës Speciale
16/09/2026 - 13:22

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është vendosur pranë selisë së EULEX-it në Zonën Industriale. Kjo pasi një numër i madh i qytetarëve që ishin duke parë aktgjykimin...

Më shumëDetails

Publikohet aktgjykimi i plotë i dënimit të Thaçit dhe të tjerëve

Kështu duket katërshja e UÇK-së para vendimit historik
16/09/2026 - 12:23

Trupi Gjykues sot shqiptoi aktgjykimin në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit ishin penalisht...

Më shumëDetails

Haradinaj: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-në

Haradinaj: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-në
16/09/2026 - 12:07

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, duke thënë se shkatërrimi i Kosovës i ndihmon vetëm armiqve. Ai ka...

Më shumëDetails

Ditë e rëndë për Kosovën| DËNOHET katërshja: Shpallen fajtorë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi

Ditë e rëndë për Kosovën| DËNOHET katërshja: Shpallen fajtorë Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi
16/09/2026 - 11:59

Të katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar në Hagë. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Speciale ka shpallur verdiktin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqi dhe...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim

Hashim Thaçi dënohet me 25 vite burgim
16/09/2026 - 11:32

Hashim Thaçi është dënuar me 25 vite burgim nga Gjykata Speciale. Shpallësi i Pavarësisë së Kosovës është gjykuar me burg nga Gjykata Speciale. Udhëheqësi politik i UÇK-së ishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    Një ditë para shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari Charles Smith merr një vendim për Kadri Veselin e Jakup Krasniqin

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë