Balaj theksoi se ‘Osmani në pamundesi me ndertu një alternativë politike serioze ndaj Kurtit, po tenton me e shnderru edhe Bondsteelin në armë propagandistike elektorale’.
“Po e akuzon Kurtin kinse paskerka kerku qe baza amerikane ne Kosove me pagu qira, sikur kjo me qene naj ide anti-amerikane apo skandal shteteror.Nderkohe, realiteti osht krejt tjeter: ato toka ku shtrihet Kampi Bondsteel nuk jon’ prone e Vjosa Osmanit, as prone metafizike e “miqesise strategjike”, por prone private e qytetareve te Kosoves. Dhe po, per ate prone paguhet qira. Ka rreth 100 pronare qe kompensohen” shkruan Balaj raporton “Gazeta Blic”.
Ai tha se ‘sipas logjikes se re presidenciale del qe edhe pronaret që marrin qiranë qenkan anti-amerikanë’.
“Kur nuk ki çka me ofru politikisht, fillon me e mat patriotizmin me sa here e permend Ameriken ne fjali. Dhe ne mungese te nje vizioni qeverises, krijohen pseudo-skandale ku edhe pagesa e qirase per prone private paraqitet si sulm ndaj aleateve tone perendimore” shkruan Balaj në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:














