Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ballkani në rrezik, duhet vendosmëria e SHBA-së për ta shmangur luftën

14/02/2022 - 14:18
në Opinione
A A
Ballkani në rrezik, duhet vendosmëria e SHBA-së për ta shmangur luftën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Disa segmente të politikës serbe kërkojnë pasjen e raporteve të mira me Perëndimin, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian, të tjerët preferojnë Rusinë, dhe shpresojnë për një ndryshim të rrethanave gjeopolitike. Nëse kjo do të thotë luftë, apo thjesht një test vullnetesh, këtë do ta shohim së shpejti. Si kudo tjetër, paqja në këtë rajon varet nga vendosmëria e Amerikës

Nga Marek Jan Chodakiewicz

Shtetet e Bashkuara sapo kanë autorizuar shitjen tek Kroacia të disa helikopterëve ushtarakë. Rusia u kundërpërgjigj menjëherë, duke i ofruar armë Serbisë. Si historia, ashtu edhe situata aktuale sugjerojnë se diçka është duke ndodhur. Ne po shohim një ndërthurje të faktorëve lokalë dhe atyre rajonalë në një lojë gjeopolitike globale.

Fjala nuk është vetëm për Ballkanin, por edhe për Ukrainën dhe të tjerët. Kroacia ndodhet në pjesën perëndimore të atij që është quajtur që në lashtësi “Intermarium”, pra në territoret midis Detit të Zi, Detit Baltik, dhe Detit Adriatik.

Ajo është fqinje me Hungarinë dhe Sllavoninë në veri dhe verilindje, me Serbinë në juglindje dhe në jug me Bosnje Hercegovinën. Kroacia laget nga Deti Adriatik në perëndim, ashtu si Mali i Zi dhe Shqipëria.

Kroatët katolikë janë sllavë të jugut, së bashku me serbët e krishterë ortodoksë dhe boshnjakët myslimanë. Më parë ata ishin një popull sllavo-jugor (jugosllav), por në të kaluarën u ndanë sipas linjave fetare dhe të civilizimeve.

Paraardhësit e sllavëve të jugut bashkëkohorë ishin pjesë të Perandorisë Romake. Pas ndarjes së saj, disa mbetën të krishterë latinë, ndërsa të tjerët ranë nën ndikimin e Perandorisë Bizantine dhe besimit të saj ortodoks.

Në shekullin XII-të Bosnja iu nënshtrua Bogomilizmit, një lëvizje heretike gnostike, e cila e kishte origjinën në Bullgari. Ithtarët e saj u persekutuan për 100 vitet e ardhshme si nga Kisha Katolike Romake, ashtu edhe nga Kisha Ortodokse Serbe.

Në shekullin XIV-të, Bosnja dhe Serbia u pushtuan nga osmanët. Shumë nga ish-bogomilët boshnjakë e përqafuan Islamin. Represioni mysliman çoi në rebelime, arratisje, migrime serbe në veri, dhe rrjedhimisht në krijimin e një kufirit ushtarak të diktuar nga serbët në emër të Perandorisë Habsburge dhe kundër osmanëve.

Kësisoj bashkësitë fetare u ndërthurën në një mozaik konfuz të sllavëve të jugut. Për shkak të largësisë së tij, Mali i Zi arriti ta ruante autonominë e tij nga Turqia. Ndërkohë, Kroacia funksiononte si një pjesë praktikisht autonome e Mbretërisë së Hungarisë, e cila megjithatë, pjesërisht ra nën kontrollin e turqve në shekullin XV-të.

Në shekullin XV-të polakët dhe më vonë Habsburgët, luftuan në Ballkan për të sprapsur Islamin. Përfundimisht, Rusia e zhvendosi ndikimin e Portës së Madhe në Ballkanin Lindor.Austria e dëboi Turqinë nga pjesa më e madhe e Ballkanit Perëndimor.

Greqia përfitoi nga mbështetja e Fuqive të Mëdha për të arritur pavarësinë e saj. Serbia uvetë–çlirua në fillimin e shekullit XIX-të. Shqipëria ishte e fundit në vitin 1912, në vazhdën e luftërave ballkanike, të cilat së pari i dhanë fund sundimit osman në Evropë, dhe më pas vunëpërballë njëri-tjetrin fitimtarë ballkanikë të atij konflikti.

Për popujt ballkanikë, Lufta e Parë Botërore ishte thjesht një zgjatim i luftës së mëparshme.

Për shkak se Shtetet e Bashkuara i dhanë një ndihmë jetike Anglisë dhe Francës për të mposhtur Gjermaninë në Frontin Perëndimor në vitin 1918, Serbia doli e fituar nga ajo luftë.

Në fillim gllabëroi Malin e Zi, i vetmi komb aleat që u zhduk nga harta. Pastaj Serbia nënshtroi Kroacinë, Sllavoninë dhe Bosnje-Hercegovinën në mbretërinë e saj, e cila shumëshpejt u riemërtua me emrin Jugosllavi. Serbët ishin kombësia dominuese në atë mbretëri,duke i denigruar të tjerët.

Tensionet shpërthyen hapur gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur sllavët e jugut luftuan kundër njëri-tjetrit të pozicionuar në disa koalicione dhe grupime. Disa bashkëpunuan me Boshtin. Të tjerët preferuan italianët mbi gjermanët apo anasjelltas.

Komunistët, të cilët ishin edhe më të pamëshirshmit, dolën në fund fitimtarë. Ishte Stalini ai që garantoi triumfin e tyre, pasi Ushtria e Kuqe e përzuri Ëehrmacht-in nga Ballkani. Në vitin 1945, Jugosllavia u rishfaq nën sundimin e kuq.

Por shumë shpejt edhe pse e ruajti marksizëm-leninizmin e saj, u bë një shtet i vetmuar “nacional-bolshevik”, duke iu bashkuar lëvizjes së shteteve të paangazhuara në ndonjërin prej 2 blloqeve të mëdha të Luftës së Ftohtë, atij kapitalist dhe atij komunist.

Beogradi krenohej me statusin e një diktature komuniste më pak kufizuese. Brenda federatëselementi serb mbeti de fakto dominues. Në vitin 1989, kur forcat centrifugale shpërbënëJugosllavinë (dhe së shpejti edhe Bashkimin Sovjetik), pakicat vendosën që të shkëputen në shtete të veçanta.

Serbët kundërshtuan, ndaj shpërtheu lufta. Sllovenia e arriti lirinë pa derdhur shumë gjak. Pjesa tjetër përjetoi një kalvar vdekjesh, shkatërrimesh dhe spastrimesh etnike. Ndërhyrja e Amerikës e ndali gjakderdhjen, dhe i dha fund vuajtjeve.

Po ashtu SHBA-ja i frenoi ambiciet e Serbisë. Beogradi humbi një pjesë të madhe të territorit të tij. Kur Mali i Zi shpalli pavarësinë në vitin 2006, ai u bë një vend pa dalje në det.Ndërkaq, Bosnje-Hercegovina e shpalli veten një shtet më vete, ashtu si edhe Sllovenia, Kroacia. E fundit ishte Kosova në vitin 2008.

Nuk është për t’u habitur, që këto zhvillime e kanë nervozuar Serbinë. Ajo është afruar shumë me Rusinë. Pakicat serbe në Kosovë, dhe sidomos ajo në Bosnje Hercegovinë është e shqetësuar. Madje në vitin 2016, në Mal të Zi pati një tentativë për grusht shteti nga elementët pro-serbë.

Dhe pse disa segmente të politikës serbe, kërkojnë pasjen e raporteve të mira me Perëndimin, si dhe integrimin në Bashkimin Evropian, të tjerët preferojnë Rusinë, dhe shpresojnë për një ndryshim të rrethanave gjeopolitike. Nëse kjo do të thotë luftë, apo thjesht një test vullnetesh, këtë do ta shohim së shpejti. Si kudo tjetër, paqja në këtë rajon varet nga vendosmëria e Amerikës.

Shënim: Marek Jan Chodakiewicz, është profesor i historisë në Institutin e Politikave Botërore në Uashington, dhe ekspert për vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore.

/ “Newsmax” ; bota.al

JU REKOMANDOJMË

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
04/03/2026 - 23:06

Prej më shumë se një viti, Kosova hyn rregullisht në zgjedhje pasi Albin Kurtit i duket fitorja e pamjaftueshme për të qenë udhëheqësi i vetëm i popullit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

    Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë