Bankat komerciale po vazhdojnë t’i dëmtojnë klientët të cilët i përdorin produktet dhe shërbimet e tyre, duke i rritur çmimet e shërbimeve bankare.
Këtë herë, njëra nga institucionet që ofron shërbime bankare, banka NLB ka vendosur që ta rrisë provizionin e këmbimit valutor për pagesë me kartelë, nga 1 deri në 2 %.
Tarifa e transaksionit të huaj apo provizioni i këmbimit valutor për pagesë me kartelë, është një shtesë në faturën e kartelës tuaj të kreditit që shfaqet kur bëni një blerje përmes një monedhe të ndryshme të euros, në ndonjë market apo qendër tregtare në Kosovë,
Kjo shumë është zakonisht 1 për qind e vlerës së mallit, teksa banka NLB ka vendosur që këtë provizion ta rrisë në 2 %.
“I/E nderuar, ju njoftojme qe provizioni i kembimit valutor per pagesat me kartela do te ndryshoje nga 1% në 2%, i vlefshem nga data 1.3.2025”, thuhet në njoftimin e kësaj banke.
Se a do të veprojnë kështu edhe bankat e tjera komerciale, mbetet të shihet.