Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokument | Njeriu që akuzohet bashkë me Nagip Krasniqin për korrupsion në KEK e pranon fajësinë

01/02/2025 - 13:00
në Kryesore, Lajme
A A
Dokument | Njeriu që akuzohet bashkë me Nagip Krasniqin për korrupsion në KEK e pranon fajësinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-shtruesi i detyrës së drejtorit të Zyrës së Prokurimit në KEK, Ymer Dragusha, i cili akuzohet bashkë me Nagip Krasniqin për korrupsion në këtë ndërmarrje, e ka pranuar fajësinë.

Në marrëveshje për pranim të fajësisë, të cilën e ka publikuar gazetari Lirim Mehmetaj, prokuroria tregon se për cilat vepra Dragusha e ka pranuar fajësinë.

Aty bëhet e ditur se ai e ka pranuar fajësinë për katër vepra penale.

“I pandehuri Ymr Dragusha me shënimet si në shkresat e lëndës, pajtohet që të pranojë fajësinë për katër vepra penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar e sanksionuar me nenin 414 par. 2 lidhur me par. 1 të Kodit Nr. 06\L-074 Penal të Republikës së Kosovës“, thuhen në dokumentin e Prokurorisë së Shtetit.

Në këtë marrëveshje tregohet edhe për dënimin e rekomanduar.

Ndër të tjera, aty nga gjykata kërkohet që të mos ekzekutohet menjëherë dënimi ndaj të pandehurit.

“Palët në negocimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë janë pajtuar që gjykatës t`i propozojnë që ndaj të pandehurit të i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje dy vite burgim, mirëpo në bazë të nenit 48, 49 par.2, nenit 71 par. 1.3 dhe nenit 72 të KPRK-së, të urdhërohet që ky dënim të mos ekzekutohet, të jetë i kushtëzuar”, thuhet në marrëveshje.

Më pas, tregohen detyrimet që i pandehur do t`i përmbush të cilat rrjedhin nga marrëveshja për të bashkëpunim.

 


;

Çka thotë aktakuza për rastin?

Në aktakuzën e dytë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, tregohet detaje se për çka akuzohet ish-shefi i kësaj kompanie dhe Ymer Dragushën, si ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit.

Sipas aktakuzës, e cila është publikuar në media, të njëjtit akuzohen nga nëntori i vitit 2022 e deri në fund të janarit të vitit 2023 se kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare.

Në këtë mënyrë, Krasniqi dhe Dragusha i kanë tejkaluar kompetencat që i kanë pasur.

Duke i tejkaluar këto kompetenca, sipas aktakuzës, të pandehurit i kanë mundësuar përfitime operatorit ekonomik “Litëin S.A”, në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin kapital të kalldasë së bllokut A5”.

Ndër të tjera, në aktakuzë thuhet se Krasniqi në zyrën e tij i kishte kërkuar Dragusha të fillohet procedura e negociuar për tenderin, i cili parashihte riparimin e kalldasë së bllokut A5.

Një e tillë ishte bërë pavarësisht se Dragusha i kishte treguar Krasniqit se një veprim i tillë nuk ishte në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik.

JU REKOMANDOJMË

Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm

Nis shqyrtimi gjyqësor ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh, deklarohet i pafajshëm
01/10/2026 - 14:19

Në sallën e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Fatmir Sheholli doli sërish për t’u përballur me akuzat e Prokurorisë Speciale, e cila e ngarkon atë për veprimtari spiunazhi në...

Më shumëDetails

SHBA paralajmëron Francën dhe Gjermaninë: Lironi rezervat e naftës ose rrezikoni ndalimin e eksporteve

SHBA paralajmëron Francën dhe Gjermaninë: Lironi rezervat e naftës ose rrezikoni ndalimin e eksporteve
01/10/2026 - 14:14

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump i ka kërkuar Francës dhe Gjermanisë të nxjerrin në treg një pjesë të rezervave të tyre emergjente të naftës, me synimin për...

Më shumëDetails

“Ligjëratat mbahen sot në shesh” -Studentët e Filologjisë solidarizohen me marshin për ish-krerët e UÇK-së

“Ligjëratat mbahen sot në shesh” -Studentët e Filologjisë solidarizohen me marshin për ish-krerët e UÇK-së
01/10/2026 - 14:10

Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë është solidarizuar në përkrahje të marshit të organizuar si protestë gjithëpopullore, në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve...

Më shumëDetails

Niset flota nga Prizreni: Qytetarët marshojnë drejt Prishtinës në mbështetje të UÇK-së (VIDEO)

Niset flota nga Prizreni: Qytetarët marshojnë drejt Prishtinës në mbështetje të UÇK-së (VIDEO)
01/10/2026 - 14:04

Një numër i madh i qytetarëve janë nisur nga Prizreni drejt Prishtinës, ku do të marrin pjesë në marshin e 1 tetorit, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të...

Më shumëDetails

Kurti takohet me Ursula von der Leyen

Kurti takohet me Ursula von der Leyen
01/10/2026 - 13:55

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjatë ditës ajo është takuar edhe me U.D. Presidenten Albulena Haxhiu. Pas takimit...

Më shumëDetails

A ishte në dijeni për kamerën? Zbulohen detaje për rastin e videove intime, katër nga viktimat u thirrën për të deklaruar në polici

Videot e Adi Hilës, policia zgjeron hetimet: Ftohen për deklarime personat në pamje
01/10/2026 - 13:51

Detaje të reja janë bërë të ditur nga hetimi i policisë për rastin rastin e bujshëm ndaj shpërndarjes së videove me përmbajtje intime në rrjetet sociale. Sipas raportimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1240 Shpërndaje
    Shpërndaje 496 Tweet 310
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    374 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    213 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë