Bleron Baraliu, analist, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, në lidhje me rritjen e të hyrave nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Baraliu ka shfaqur një statistikë interesante.
“Më poshtë po vë komentin që kam shënuar tek postimi i ministrit, por — sa për ilustrim — një reflektim ‘tjetër’ mbi të dhënat e ministrit do të na tregonte se nga 2013 deri më 2019 (6 vite) PRN ka pasur rritje prej 550%, ndërsa 2018-2024 (6 vite) një rritje prej vetëm 375%, pra dukshëm më dobët” – ka shkruar Baraliu.
Tutje, Baraliu ka vlerësuar se ka degradim drastik të cilësisë së fluturimeve.
“Në anën tjetër, aeroporti i Prishtinës ka pësuar një degradim drastik të cilësisë së fluturimeve, duke u shëndrruar në një aeroport gati totalisht ‘çarter’. Përveç Austrian dhe Turkish nuk ke asnjë lidhje stabile me botën, pra kemi humbur shumë lidhje të Lufthansa, Adria, British, Sëiss etj. Tarifat për të ateruar në aeroport të Prishtinës janë të tmerrshme, një zhvatje ndaj diasporës do të thoja” – ka shkruar tutje Baraliu.