Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Baraliu: Vonesat dhe paqartësitë në procesin zgjedhor krijojnë dyshime, dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor

25/02/2025 - 09:28
në Kryesore, Lajme
A A
KQZ me njoftim të rëndësishëm për votat e diasporës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Mazllum Baraliu, ka komentuar vonesat dhe paqartësitë gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se këto krijojnë pakënaqësi dhe pritshmëri te qytetarët, të cilët janë shumë të interesuar për rezultatet dhe formimin e institucioneve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Baraliu ka theksuar se vonesat dhe ndërhyrjet në proces shkaktojnë dyshime dhe mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor.

“Pa dyshim që krijon ndjenjë të pakëndshme dhe sigurisht dhe pritshmëri më shumë dhe pakënaqësi te qytetarët për arsye se një pjesë e madhe e qytetarëve në përqindje kanë qenë votues ose idhtar të ndonjërit prej subjekteve politike. Prandaj interesimi për rezultate për performancën dhe ecurinë e formimit të institucioneve dhe për atë se çfarë përbërje të kuvendit dhe të qeverisë do të kemi qytetarët kanë interesim të jashtëzakonshëm dhe kjo tregon për një vetëdije të lartë demokratike dhe politike për një pjekuri prandaj vonesat në proces dhe paqartësitë në proces për shkak që të njohura për votuesit patjetër që ndikojnë tek qytetarët dhe lënë shije të keqe dhe të pa dëshiruar dhe do të duhet të ketë një reflektim për zgjedhjet e vjeshtës që të mos përsëritet në ato që na ndodhën në këtë proces për arsye të shumta dhe për shkak të detyrave që ka KQZ-ja”, ka thënë Baraliu.

Megjithatë, Baraliu ka theksuar se, përkundër problemeve teknike, procesi ka legjitimitet të plotë dhe nuk ka pasur keqpërdorime serioze.

“Kur ka vonesa kur ka ndërhyrje dhe ngecje në proces në atë pjesën më delikate dhe të rëndësishme ku do të duhej të diheshin rezultatet për kandidat dhe subjektet politike. Ne nuk kemi ende qartësi të plotë si qytetarë se çka ka ndodhur dhe pse ka ndodhur dhe cilat është rezultati i procesit të hetimit nuk kemi asgjë dhe heshtje totale, një errësire informative dhe një heshtje e pakuptueshme që krijon dyshime te qytetarët që dikush në një mënyrë e ka dëmtuar me qëllim për arsye anti kosovare e shtetërore të dëmtojë procesin qoftë për interesa të veta ose interesa të faktorit të jashtëm, i cili nuk është i orientuar miqësisht ndaj Kosovës, e të tillë ka mjaftë duke filluar nga Kremlini, Rusia deri tek Beogradit”, shtoi ai.

Ai ka kërkuar reflektim për të shmangur përsëritjen e problemeve në zgjedhjet e ardhshme.

“Ky proces përkundër të gjitha këtyre që na kanë ndodhur janë kryesisht probleme teknike, nuk ka pasur keqpërdorime ose abuzime dhe dëmtim serioz të integritetit të procesit dhe tërësisht sepse procesi është verifikuar edhe një herë. Ky proces ka legjitimitetin tërësinë dhe rregullsinë kushtetuese dhe ligjore të plotë derisa nuk kemi diçka që ne nuk e dimë. Natyrisht që në proces ka ankesa të subjekteve politike derisa ai proces nuk përmbyllet nuk mund të themi se çdo gjë do të jetë në rregull, por jam i bindur që procesi nuk do të dëmtohet”, theksoi ish-kryetari i KQZ-së për EO.

JU REKOMANDOJMË

Stuhia “Goretti” godet veriun e Evropës: Gjermania përgatitet për borë të dendur, erë me shpejtësi rekorde në Francë
Lajme

Stuhia “Goretti” godet veriun e Evropës: Gjermania përgatitet për borë të dendur, erë me shpejtësi rekorde në Francë

09/01/2026 - 20:34
CIG lëshon deklaratë për takimet Kosovë-Serbi në Solothurn të Zvicrës vetëm pasi për to u raportua në mediat zvicerane
Kryesore

CIG lëshon deklaratë për takimet Kosovë-Serbi në Solothurn të Zvicrës vetëm pasi për to u raportua në mediat zvicerane

09/01/2026 - 20:22
Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
Lajme

Dardan Sejdiu: ‘Partitë politike duhet më dalë prej kurthit të Kurtit’

09/01/2026 - 20:07
SHBA godet rëndë “flotën fantazmë”, kapet supertankeri i sanksionuar në Karaibe
Lajme

SHBA godet rëndë “flotën fantazmë”, kapet supertankeri i sanksionuar në Karaibe

09/01/2026 - 20:00
PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për të mos numëruar votat e diasporës që erdhën pas 29 dhjetorit
Kryesore

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për të mos numëruar votat e diasporës që erdhën pas 29 dhjetorit

09/01/2026 - 19:49
Sallahu kritikon Kushtetuesen pas rrëzimit të ligjit për Byronë: Pavarësisht pengesave, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nis këtë vit
Kryesore

Sallahu kritikon Kushtetuesen pas rrëzimit të ligjit për Byronë: Pavarësisht pengesave, konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme nis këtë vit

09/01/2026 - 19:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    Ekskluzive: Këta pritet të jenë drejtorët e Sami Lushtakut në Skenderaj, zyrtarizimi nuk po bëhet për shkak pakënaqësive brenda degës

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali i laboratorik turk “Elab Kosova”: Analiza pa licencë për mbi 1200 pacientë – biokimike, mikrobiologjike, Hepatit e HIV

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Rudi ‘akuzon’ LDK-në: Më futen thikë pas shpine në zgjedhje, bllokova një koalicion parazgjedhor

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Ndalesë të ofrimit të shërbimeve dhe 4 mijë € gjobë për klinikën e VIP-ave: “Ona Dent” e Petrit Ademit ushtroi veprimtarinë pa plotësuar kushtet ligjore

    248 Shpërndaje
    Shpërndaje 99 Tweet 62
  • Zjarri në Comodita, Ardian Gjini rrëfen nje gjest burrëror të Shkelqim Devollit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë