Marco Alonso nuk do të jetë futbollist i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.
Klubi katalanas përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin e mbrojtësit spanjoll.
Alonso ishte pjesë e Barcelonës në dy sezonet e fundit, ku shënoi tre gola në të gjitha garat.
33-vjeçari tashmë është futbollist i lirë dhe duhet të gjej një klub për sezonin e ri.
Sipas mediave spanjolle, për Alonson ka shfaqur interesim Atletik Madrid, por deri tani ende nuk ka pasur asnjë kontakt.