Vështirësitë e Barcelonës për ta përfunduar me sukses transferimin e Julián Álvarez mund ta detyrojnë klubin katalanas të rishikojë prioritetet e tij në merkato.
Sipas gazetarit Víctor Navarro, Barcelona po shqyrton mundësinë për të transferuar mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Aymeric Laporte, për të kompensuar largimin e afërt të Ronald Araujos në formë huazimi te Liverpooli. Drejtori sportiv Deco ka nisur të eksplorojë mundësinë e transferimit të mbrojtësit spanjoll.
Ky plan mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në buxhetin e Barcelonës. Nëse klubi heq dorë nga marrëveshja për Álvarez me Atlético Madridin, paratë e planifikuara për atë transferim mund të përdoren për të siguruar shërbimet e yllit të Manchester Cityt, Rodri, së bashku me një mbrojtës të ri në personin e Laportes.
Laporte përputhet me profilin e kërkuar për të përforcuar repartin defensiv. Reprezentuesi i Spanjës shkëlqeu me kombëtaren e tij në Kupën e Botës 2026 dhe ishte një nga figurat kryesore në triumfin e saj, ndërsa një partneritet i suksesshëm me Pau Cubarsín do ta bënte atë një opsion ideal për skuadrën e Hansi Flickut.
Përveç mbrojtësit që mund të transferohet, Flick planifikon t’i besojë sezonin e ardhshëm edhe talentit të akademisë së Barcelonës, Álvaro Cortés.












