Hasanpapaj, i cili në listen zgjedhore të LDK’së gjendet me numrin 34, fajëson Lëvizjen Vetëvendosje për mos-mbajtje të fjalës së dhënë për zgjidhjen e Osmanit presidente.
“Elektorati shkon ku është Vjosa Osmani, jo ku ka qenë. Zgjedhjet nuk janë dëm. Është një element thelbësor, qenësor i demokracisë. Megjithatë, ne të gjithë e dime se kanë qenë të panevojshme, sepse kishim një shumicë stabile që e kishte fituar Vetëvendosja në zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar dhe Kosova kishte nevojë për president. Shkaku që ne shkuam në zgjedhje kësaj radhe ishte që nuk arritëm të zgjedhim presidentin”, ka deklaruar ai.
“Që të gjitha partitë politike dështuan ta zgjedhin presidentin, por proporcionalisht partia më e madhe që ishte në Kuvend, Lëvizja Vetëvendosje, dështoi që atë që kishte premtu para zgjedhjeve, që Vjosa Osmani do të jetë presidente e Republikës së Kosovës edhe për një mandat të dytë, pas zgjedhjeve e ndryshoi kartën dhe u kthye në një luftë të eliminimit politik të presidentes Osmani”, tha më tej ai.













