Pavarësisht thirrjeve të diplomatëve të Bashkimit Evropian lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me vendimet e Qeverisë, deputeti i kësaj partie ka sulmuar Gjykatën Supreme.
Sipas Bashës, Albin Kurti po i lufton monopolet ndërsa gjyqësori e lufton Albinin.
Sipas Bashës, në anën tjetër të gjitha qeveritë në detyrë (Hoti, Haradinaj, Thaqi…) kanë marrë vendime të njejta, por në asnjë rast NUK janë luftu nga gjykatat, kurse qeverinë e Albin Kurtit e luftojnë me krejt mjetet.
Postimi i plotë:
𝗩𝗹𝗲𝗿ë𝘀𝗼𝗻𝗲 𝘃𝗲𝘁 𝘀𝗲 𝗸𝘂𝗷𝘁 𝗽𝗼 𝗶 𝘀𝗵ë𝗿𝗯𝗲𝗷𝗻ë 𝗸ë𝘁𝗮 𝟯 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮𝗿ë 𝘁ë 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁ë𝘀 𝗦𝘂𝗽𝗿𝗲𝗺𝗲!
📌 Baza është 𝐍𝐞𝐧𝐢 𝟑𝟏 i Ligjit për Qeverinë, i cili thotë se, “Qeveria në dorëheqje kryen vetëm 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐭𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐨𝐦𝐨𝐬𝐝𝐨𝐬𝐡𝐦𝐞 dhe ato të planifikuara me Planin vjetor të punës…”
⚖️ Gjykata Supreme ka vendos se për Qeverinë ‘digjitalizimi i arkave fiskale 𝗻𝘂𝗸 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁 𝗶 𝗱𝗼𝗺𝗼𝘀𝗱𝗼𝘀𝗵ë𝗺!’
🔴Pra këta gjyqtarë kanë marrë rolin e ekzekutivit, dhe kanë vlerësu se “më e domosdoshme” është ruajtja e monopolit të arkave të vjetra – që zhvatin përditë bizneset – sesa një reformë që synon modernizimin dhe lirimin e tregut nga ky monopol kriminal.
▪️ Pra përmbledhja është e thjeshtë, Albini i lufton monopolet, gjyqësori e lufton Albinin.
🚩Në anën tjetër të gjitha qeveritë në detyrë (Hoti, Haradinaj, Thaqi…) kanë marrë vendime të njejta, por në asnjë rast NUK janë luftu nga gjykatat, kurse qeverinë e Albin Kurtit e luftojnë me krejt mjetet.