Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Basha sot kërkoi zbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses që para disa javësh e quajti të turpshëm

26/08/2025 - 20:13
në Lajme
A A
Basha sot kërkoi zbatimin e aktgjykimit të Kushtetueses që para disa javësh e quajti të turpshëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës sot ka zgjedhur kryetarin e ri, por procesi i konstituimit u bllokua në fazën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb. Pas tri tentimeve radhazi të Listës Serbe për ta propozuar të njëjtin kandidat, kryesuesi i seancës, Dimal Basha, vendosi që kjo pozitë të procedohet përmes shortit.

Ai u mbështet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku theksohet se i njëjti kandidat mund të propozohet maksimumi tre herë. Mirëpo, kjo ishte e njëjta gjykatë të cilën Basha, më 8 gusht, e kishte akuzuar se “i shërben grupeve të interesit” dhe jo drejtësisë, duke e quajtur vendimin e saj “të turpshëm”.

Megjithatë, në seancën e sotme ai e interpretoi dhe e zbatoi këtë aktgjykim, duke i kërkuar Listës Serbe që të propozonte një kandidat tjetër.

“Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë se një emër mund të dorëzohet vetëm tri herë. Prandaj, në frymën e këtij vendimi, ju ftoj të vini me një kandidat tjetër”, u shpreh Basha.

Pavarësisht kësaj, Lista Serbe vazhdoi me të njëjtin propozim, duke e çuar procesin drejt ngërçit. Në këtë situatë, Basha vendosi të zbatojë opsionin e shortit, vendim që sipas juristëve mund të shihet si shkelje e Kushtetutës në një aspekt tjetër.

‘Vendimin e turpshëm’ siç e quajti Basha atë ditë, sot e interpretoi dhe e zbatoi, duke thënë se vetëm tri herë Simiq duhet të votohet, sepse ashtu ka vendosur Kushtetuesja.

“I nderuar përfaqësues nga komuniteti serb, në frymën e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, gjykata na ka thënë të qartë që lejohet vetëm tri herë që të propozohet një kandidat. Prandaj, në të njëjtën frymë, ju ftoj të propozoni një kandidat tjetër. “

“Siç e dini, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për me dalë nga ngërçi, një prej arsyeve ka qenë propozimi i të njëjtit kandidat radhazi. Gjykata ën frymën e daljes nga ngërçi, bllokimi, i Kuvendit, ka propozu që emërimet të propozohen vetëm tri herë. Kjo vlenë për kryetarin dhe nënkryetarët” =m deklaroi Basha, teksa Lista Serbe vazhdonte me propozimin e njëjtë.

JU REKOMANDOJMË

Krasniqi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Dritë një ditë do të ketë, por ndonjëherë duhet me kërku dritën
Lajme

Krasniqi i kundërpërgjigjet Abdixhikut: Dritë një ditë do të ketë, por ndonjëherë duhet me kërku dritën

26/08/2025 - 22:01
Haxhiu: S’presim reflektim nga Serbia që t’i dorëzojë terroristët nëse s’ka presion ndërkombëtar
Lajme

“Le të përbashkohemi për nder të Enver Zymberit dhe Afrim Bunjakut”/ Për çka po bën thirrje Albulena Haxhiu?

26/08/2025 - 21:46
Olluri: Policia tentoi t’ia lë fajin 18-vjeçarit të vrarë, familja e njërit nga të dyshuarit ka lidhje me Policinë
Lajme

Olluri: Kusari e Vetëvendosja e votojnë me loçkë të zemrës Slavko Simiqin për nënkryetar

26/08/2025 - 21:39
Ministri i jashtëm gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE
Lajme

Ministri i jashtëm gjerman: Kosova është një kandidat potencial për pranim në BE

26/08/2025 - 21:20
Memli Krasniqi: Nëse mbesim në këtë gjendje, në maj ose qershor shkojmë në zgjedhje, le te qesin Albini me e votu
Lajme

Krasniqi: PDK-ja votoi për Bashën që të dëshmojë se nuk po kontribuon në bllokadë

26/08/2025 - 21:13
“Albin Kurti nuk ka kurgjo më shumë se Dimal Basha”, Mirena e Olluri ironizojnë me zgjedhjen e Bashës
Lajme

“Albin Kurti nuk ka kurgjo më shumë se Dimal Basha”, Mirena e Olluri ironizojnë me zgjedhjen e Bashës

26/08/2025 - 21:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dimal Basha zgjedhet kryetar i kuvendit të Kosovës

    Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Shefi i kabinetit të Alban Hysenit rrah keq një të moshuar në Gjilan, e lëndon në kokë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Tregu ballkanik po vërshohet me cigare kontrabandë nga fabrika serbe “Monus” me pronar Predrag Rankovic

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Durmishi bën dy shkelje në të njëjtën kohë gjatë “përhairit” të urës së re në Mitrovicë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë