Kryeparlamentari Dimal Basha ka uruar Niko Peleshin me rastin e zgjedhjes si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.
Basha ka thënë se mezi pret të takohet me të e të bashkëpunojnë, shkruan Reporteri.net.
“Kuvendet tona kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë pranë njëri-tjetrit, duke forcuar bashkëpunimin institucional dhe duke ndërtuar ura vëllazërie për të mirën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë. Kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë i uroj punë të mbarë dhe suksese të shumta. Mezi pres të takohemi e të bashkëpunojmë ngushtë për të thelluar lidhjet tona institucionale dhe vëllazërore, ashtu siç edhe presin dhe e meritojnë qytetarët tanë në të dy anët e kufirit”, ka shkruar Basha.
Pro Peleshit votuan 84 deputetë, teksa 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Votimi për Peleshin, që u bë në mënyrë të fshehtë, u bojkotua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët mbushën kutitë e votimit me pankarta.
Peleshi prej janarit 2021 deri në korrik 2024 ka mbajtur funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë. Më parë ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. /Reporteri.net