Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bashkëpunimi i pamundur: VV e quan të paimagjinueshëm, PDK e përgënjeshtron

26/06/2025 - 18:29
në Lajme
A A
Bashkëpunimi i pamundur: VV e quan të paimagjinueshëm, PDK e përgënjeshtron
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deklarata e fundit e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, për një mundësi bashkëpunimi mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka nxitur debate dhe reagime të menjëhershme në vend.

Hoxhaj, u shpreh se është i gatshëm të mbështesë një koalicion ndërmjet dy partive më të mëdha në vend, si një mënyrë për të tejkaluar bllokadën institucionale dhe për të rikthyer funksionalitetin shtetëror.

Por kjo deklaratë është interpretuar nga shumë si një qëndrim personal dhe jo si reflektim i vijës zyrtare të partisë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje është kundërshtuar ashpër një koalicion i tillë, derisa nga ish-deputet të Partisë Demokratike nuk e presin një bashkëpunim të tillë.

Manxhuka, LVV: Është koha për konstituimin e Kuvendit, jo për koalicione me PDK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar sërish mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si subjekt që duhet të mbetet në opozitë.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, tha për “Front Online” se aktualisht fokusi është te konstituimi i Kuvendit.

“Aktualisht jemi në fazën e konstituimit të Kuvendit dhe ky proces i takon të gjitha subjekteve parlamentare. Sa i përket koalicionit qeverisës që vjen pas fazës së konstituimit të Kuvendit ne tashmë kemi deklaruar qartë se PDK duhet të qëndrojë në opozitë”, deklaroi ai.

Hisen Berisha kundër koalicionit PDK–LVV: S’ka pasur dhe s’ka gjasa për bashkëpunim

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar pas deklaratës së nënkryetarit të partisë, Enver Hoxhaj, i cili u shpreh i hapur ndaj një koalicioni të mundshëm mes PDK-së dhe LVV-së.

Berisha tha për “Front Online” se një bashkëpunim i tillë nuk ka qenë asnjëherë realisht i mundshëm dhe nuk shihet si opsion nga shumica e lidershipit të PDK-së.

“Nuk ka ndonjë gjasë të dukshme për një koalicion mes PDK dhe VV dhe nuk mendoj që ka ekzistuar si mundësi ndonjë herë” deklaroi Berisha.

Sipas tij, refuzimi i Kurtit ndaj PDK-së është i motivuar nga frika, ndërsa qëndrimi i PDK-së buron nga mospajtimi me mënyrën e qeverisjes së VV-së.

Berisha tha se deklarata e Hoxhajt përfaqëson një alternativë individuale dhe jo qëndrim zyrtar të partisë, duke theksuar se vendimet e PDK-së kalojnë nëpër struktura formale partiake dhe certifikohen institucionalisht.

“Kryetari shpreh qëndrimin e partisë të maturuar në vlerësimet e strukturës partiake, ndërsa Hoxhaj, si një nga nënkryetarët e partisë, shpreh një alternativë. Brenda PDK-së ka demokraci që lejon pluralizëm qëndrimesh, çdo qëndrim duhet të sfidojë filtrat pengues që janë ndërtuar ndër vite nga politika, qoftë ajo e PDK-së, apo e LVV-së dhe z. Kurti me qëndrimet e tyre për të kaluarën dhe të tashmen politike të PDK-së, veçanërisht lidershipit të saj këtu dhe në Hagë”, u shpreh Berisha.

Visar Ymeri: Koalicioni VV–PDK nuk ka qenë kurrë opsion real

Ish-bashkëpartiaku i Albin Kurtit, Visar Ymeri, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës, pas deklaratave të Enver Hoxhajt që lanë të hapur një skenar të tillë.

Sipas Ymerit, një koalicion i tillë nuk ka qenë asnjëherë real dhe as i dëshiruar nga të dyja palët.

“Nuk ka ndonjë gjasë të dukshme për një koalicion mes PDK dhe VV dhe nuk mendoj që ka ekzistuar si mundësi ndonjë herë. Pjesa dërmuese e udhëheqësisë së PDK-së kanë qenë jashtëzakonisht të qartë që prej përfundimit të zgjedhjeve se nuk shohin asnjë mundësi bashkëpunimi në qeverisje me LVV për shumë arsye”, theksoi Ymeri

Ai shtoi për “Front Online” se edhe refuzimi i Kurtit për bashkëpunim me PDK-në nuk bazohet në mospajtime politike, por vjen nga frika.

“Për sa kohë që PDK kundërshton bashkëpunimin me Kurtin për shkak të mospajtimit me politikëbërjen e VV-së veçanërisht qeverisjen e saj, në anën tjetër konsideroj që refuzimi i Kurtit ndaj PDK-së vjen kryesisht nga frika”, potencoi Ymeri.

JU REKOMANDOJMË

Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
Lajme

Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore

26/06/2025 - 22:59
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lajme

Reagon Peci pas zyrtarizimit të kandidaturës: Mitrovica do të ketë një trajtim të ri

26/06/2025 - 22:52
“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
Lajme

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

26/06/2025 - 22:44
Hasani: Udhëzimi për largim të kryetarëve, kundërkushtetues dhe kundërligjor
Lajme

Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues – afati 30 ditësh pak i çuditshëm

26/06/2025 - 22:28
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Arianit Koci kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: E dha vendimin, por jo zgjidhjen

26/06/2025 - 22:15
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Lajme

Cakolli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës

26/06/2025 - 22:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë