Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

26/06/2025 - 19:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info kishte raportuar muajin e kaluar se si futbollistët e FC Vushtrria kishin mbetur pa paga për disa muaj, si pasojë e mos-menaxhimit të duhur të klubit.

Ndaj shkrimeve të Veriu.info kishte pasur reagime nga eksponentë të afërt ne drejtuesit e klubit, të cilët shkrimet i kishin quajtur tendencioze. Në përfundim të edicionit 2024/25 FC Vushtrria kishte dështuar të futet në Super Ligën e Kosovës në futboll, edhe përkundër që vitin e kaluar kishin arritur të siguronin si sponsor kryesor pronarin e INTEREX, Shaip Mikullovci.

Edhe pse kanë sponsor kryesor Shaip Mikullovcin, lojëtarët e FC Vushtrria tre muaj pa paga – mund të mos pranojnë të luajnë të shtunen

Një sinjalizues i Veriu.info brenda FC Vushtrria ka dërguar në redaksi qarkullimin bankar të klubit nga qershori 2024 deri maj 2025, duke pretenduar se ka transaksione financiare të dyshimta, madje sipas tij, janë transaksione për shërbime fiktive.

Si pagesat më të dyshimta, ky sinjalizues i Veriu.info i ka përmendur dy sosh të bëra në drejtim të kompanisë “Inter Steel” Sh.P.K., e cila si aktivitet kryesor në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve ka “Tregtia me shumicë e drurit, materialeve të ndërtimit dhe pajisjeve hidrosanitare”.

Ndërsa, në faqen e “Inter Steel” Sh.P.K. në Facebook, kjo kompani promovon kryesisht kryrje të punëve që kanë të bëjnë me: Profile metali, llamarinë te zinkuar e lëndë të parë të çelikut.

Pra, sipas sinjalizuesit, aktiviteti i “Inter Steel” Sh.P.K. në ARBK e as në faqen e saj në Facebook, nuk korrespodojnë me shërbimet që merr një klub futbolli.

Fjala është për dy transaksione financiar të kryera nga FC Vushtrria në drejtim të kompanisë “Inter Steel” Sh.P.K.: 100 520 euro më datë 07.10.2024 sipas profaturës 109/2024  dhe 30 160 euro më datë 16.01.2025 sipas profaturës 5/2024.

Është interesant fakti se pagesa e parë është bërë më 7 tetor 2024, pikërisht në ditën kur kompania “PROEX” Sh.P.K. i kishte transferuar klubit 350 mijë në emër të sponsorizimit.

Transaksioni i dytë i FC Vushtrria në drejtim të “Inter Steel” Sh.P.K. është bërë në vitin 2025 në bazë të një profature që mbanë vitin 2024 dhe është me numër rendor para profaturës së paguar në muajin tetor.

“PROEX” Sh.P.K. ka në pronësi rrjetin e super markteve “INTEREX”, ndërsa 100% të aksioneve të “PROEX” Sh.P.K. i zotëron kompania “CDI -Kosovo L.L.C”. Sponsori kryesor i FC Vushtrria, Shaip Mikullovci, i zotëron 93% të aksioneve në “CDI -Kosovo L.L.C”.

Duke qenë se është vlerë jashtëzakonisht e madhe, sa rrogat e disa muajve për futbollistë, Veriu.info ka tentuar të kontaktoj më përfaqësues të klubit dhe kompanisë, por që asnjëra palë nuk është përgjigjur.

Veriu.info ka dërguar pyetje në Whatsaap në numrin e pronarit të “Inter Steel” Sh.P.K., Bujar Reka, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

Po ashtu pyetje për këto transaksione financiare i kemi dërguar edhe kryetarit të FC Vushtrria, Shemsi Rrahimi, por që as ky nuk është përgjigjur, sikurse që nuk kemi marr përgjigje as në pyetjet e dërguara në e-mail të FC Vushtrria.

(Veriu.info sapo të marr një përgjigje nga klubi ose kompania do ta publikoj.)

JU REKOMANDOJMË

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez
23/10/2026 - 21:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në seancën solemne të Parlamentit të Hungarisë, të organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit hungarez të...

Më shumëDetails

OJQ-ja e themeluar nga burri i Fitore Pacollit dhe ajo e djalit të Blerim Haxhiajt përfitojnë projekte mijëra eurosh nga Ministria e Kulturës

OJQ-ja e themeluar nga burri i Fitore Pacollit dhe ajo e djalit të Blerim Haxhiajt përfitojnë projekte mijëra eurosh nga Ministria e Kulturës
23/10/2026 - 21:15

Organizata e cila është bashkëthemluar nga Ilir Dalipi, burri i Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe ajo Glauk Haxhiajt, djalit të gazetarit të afërt me...

Më shumëDetails

Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne

Berisha mesazh anëtarëve të PD-së për pjesëmarrje në protestën e së shtunës: Studentët po luftojnë për ne
23/10/2026 - 20:35

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dërguar një mesazh anëtarëve të partisë, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën kombëtare të së shtunës, në orën...

Më shumëDetails

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës
23/10/2026 - 20:05

Dje gjatë ditës, vajza e Jakup Krasniqi, Gresë Krasniqi, ka thënë se pas një bisede telefonike me babain e saj, ka marrë vesh se ai ka vendosur që...

Më shumëDetails

Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani

Pacolli reagon pasi Peci ia ndërlidhi emrin me dosjen e atentatit ndaj Jusuf Gërvallës: Do t’iu drejtohem autoriteteve në Gjermani
23/10/2026 - 20:00

Behgjet Pacolli i ka reaguar ish-ministrit Faton Peci, duke thënë se i njejti e ka sulmuar dhe ka përhapur shpifje ndaj tij. Pacolli ka paralajmëruar se do t’u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë